LSDM edhe më tutje e gënjen dhe manipulon opinionin e Maqedonisë në lidhje me ndihmën të cilën e merr ekonoMEDIAL. Kosta Petrov ka paralajmëruar ndihmë në vlerë të pagës minimale për 35 mijë kompani dhe mbi 250 mijë të punësuar.
Tani për tani Petrov të deklarojë se do të mbështesin vetëm 10 mijë kompani, ndërsa fshihet edhe shifra e të punësuarve të cilat do të përfshihen me këtë mbështetje për pagesë të pagës.
Pse fshihet shifra e të punësuarve në këto 10 mijë kompani të cilat do të marrin ndihmë shtetërore?
Humbjet e ekonomisë së Maqedonisë maten në 100 milion euro, ndërsa vlera e ndihmës shtetërore është 14 milion euro. Me këtë vetëm edhe njëherë tregohet pakujdesia për gjendjen e mirë ekonomike të qytetarëve të Maqedonisë, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe më tutje është e fundit sipas ndihmës shtetërore për shkak të koronakrizës për ekonominë dhe qytetarët, në rajon dhe Evropë.
Petrov me guxim e gënjen opinionin se shteti do t’i ndihmojë ekonomisë me miliarda euro, vlera e ndihmës madje është për 5-6 herë më e vogël sipas të gjitha raporteve për vlerën e mbështetjes shtetërore në ekonomi në luftën me pasojat e koronavirusit të rrezikshëm.
Qendra për komunikime me opinionin



