Edhe me këtë rishikim buxhetor vazhdon logjika e njëjtëedhe pse në kohë krize, theksohet dimensioni politik dhe jo ai financiar dhe ekonomik i buxhetit. Me këtë rishikim Qeveria e demanton veten në të gjitha skenarët që i paraqitën deri më tani. Zvogëlimi i të hyrave buxhetore në skenarin më optimist të Ministrisë së Financave parashihte zvogëlim prej 20%, ndërsa të njëjtatjanë planifikuar me zvogëlimvetëmpër 11,5%! Duke qenë të kufizuar në informata, dhe duke mos e ditur ende dinamikën e ristartimit dhe hapjes së ekonomisë, thjeshtëdyshojmëse ky ështëplanifikimi i qëndrueshëm i të hyrave buxhetore.
Ndoshta planifikohet edhe ndonjë rritje tatimore si ajo e akcizave së fundmi. Paralajmërimi i shkurtimit të shpenzimeve publike deri më 2% u shndërrua në rritje prej 1.4% (53.7 milion euro). Arsyetimi se është rritje më e vogël e shpenzimeve publike se në shtetet si Gjermania, Finlanda s’do koment.
Edhe pse u paralajmërua rritje dhe dinamizm i investimeve kapitale mëse të nevojshme përrimëkëmbjen ekonomike, prapë u sakrifikuan, duke u zvogëluar me 4.2 miliarddenar, ndërkohë që shpenzimet vijuese rriten për 9.6 miliarddenar!
Zvogëlim i rrogave dhe kompensimevepërvetëm 0.4% shpreh tendencën e deritanishme të punësimeve parazgjedhore, dhe mos shkurtimin e shpenzimeve operative (tanimë të ndërprerapër shkak të mos aktivizimit) të funksionarëve partiak, të punësuarve me kontratë në vepër para shpalljes së zgjedhjeve dhe për stimulimin e aktivizimit partiak!
Jo çdo stimulim i konsumit privat dhe publik ka produktivitet ekonomik. Kategoria ku ka hapësirëpër shkurtime më të mëdhajanë mallrat dhe shërbimet. Përçudi, të njëjtat u shkurtuan me vetëm 1.5% nga planifikimi fillestar. Nuk u shfrytëzuamundësipër kursim prej shpenzimeve jo produktive që deficiti buxhetor të ishte së paku për 1% më i vogël. Kjo natyrisht paraqet ngarkesë shtesë përhapësirën fiskale që do të jetë shumë e nevojshme në të ardhmen!
Fatkeqësisht, edhe kësajradhe kemi rialokim të mjeteve mbi kriteret politike dhe aspak ekonomike.
ElmiAziri,
Kryetar i Departamentit të Financave- Aleanca për Shqiptarët
16 maj 2020



