Policia arrestoi dy hajna që janë të dyshuar se duke u kërcënuar me pistoletë kanë vjedhur dy gra në Karposh, transmeton Almakos.
Sipas informacioneve të MPB-së, policia gjatë kontrollit në një shtëpi në rrugën “Nikolla Rusinski”, janë gjetur S.J.(40) dhe T.P.(41), si dhe një pistoletë, telefona celular, canta, zbukurime dhe më shumë lëndë që hajnat i kanë vjedhur.
Me 12 maj në rrugën “Radika”, të dyshuarit duke u kërcënuar me pistoletë kanë vjedhur një cantë me lëndë të N.K., ndërsa me 15 maj në ora 11.45 është lajmëruar se në rrugën “Varshava”, në hyrje të një ndërtese, dy persona të panjohur duke u kërcënuar me pistoletë ia kanë vjedhur telefonin I.L.B.(30) nga Shkupi si dhe e kanë sulmuar fizikisht.
SPB Shkup po punon për dokumentimin e tërësishëm të rastit, pas së cilës nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup do të ngriten padi adekuate penale./Almakos/



