Gjyla Çeliku Zaevi deklaron që “Unë do të udhëheq shtetin si kryeministër i ardhshëm me mandat të plotë”, Edi Rama, Kadri Veseli, Erioni dhe dreqi urojnë Maqedoninë e Veriut për kryeministrin shqiptar. Mafia politike e trojeve shqiptare që gënjen dhe me gënjeshtra veten e ushqen.Ata neve na llogarisin naivë edhe ajo është shkaku i politikanëve tanë dhe nuk mërziten absolutisht për fatin tonë.Turp.
Author: Hamdi Kumanova
Përfundimisht me muajin e kaluar, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë në rajonin e Tetovës kanë shqiptuar gjithsej 704 gjoba për rripin e sigurisë, të cilat u rrumbullakosën me parashtresa të përshtatshme, sipas nenit 24 të Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë (SPB Tetovë). “Duke i marrë parasysh këto gjendje, Sektori për punë të brendshme Tetovë sërish apelon te shoferët në mënyrë të obligueshme ta përdorin rripin e sigurisë, edhe kur qarkullojnë në relacione më të largëta, por edhe nëpër rrugët e qytetit, sepse bëhet fjalë për masë të kahëzuar më së…
Në shkollën fillore “Jeronim De Rada” në fshatin Çerkez të Kumanovës vendoset izolim dhe fasadë në ndërtesën shkollore, kumtuan sot kompetentët e shkollës, Me këtë projekt, kompetentët presin dukshëm të përmirësohet ngrohja në ndërtesën shkollore në të cilën mësimin e ndjekin rreth 530 nxënës. “Projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne si shkollë, nëse merret parasysh se vitin e kaluar ishte vendosur ngrohja dhe ishin ndërruar dritaret përmes komunës së Kumanovës, shkolla brenda tërësisht ishte rregulluar, dyshemetë, tavanet dhe gjërat e brendshme përmes projektit të BE-së dhe Bankës Botërore. Vitin e kaluar, gjithashtu ishte ndërruar edhe kulmi përmes MASH-it. Dua të…
Policia parashtroi padi penale kundër këshilltarit në Komunën e Ohrit, Nefi Useini dhe kundër një personi tjetër, lidhur me incidentin e djeshëm që ndodhi para një hoteli në Ohër. Sipas kumtesës nga SPB – Ohër, bëhet fjalë për Useinin dhe vëllanë e tij Ibrahim (48), si kryes të dyshimtë të veprës penale “dhunë” dhe “mbajtje e paautorizuar e armës apo materiale shpërthyese”. Policia me urdhër të Prokurorit publik kreu edhe bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve, si dhe se po zbatohen masa për gjetjen e tyre dhe ndriçimin e plotë të rastit. Personi S.T. nga Ohri dje në polici…
Dëshmitë e kundërshtuara nga mbrojtja një ditë më parë, sot u gjetën në gjyqin për personat që urdhëruan ndërhyrjen e përgjakshme në Kuvend më 27 Prill 2017. Përmes mesazheve SMS dhe Viber, Prokuroria në Gjykatën Penale paraqiti koordinimin e porositësve të akuzuar për hyrjen e dhunshme. Ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski kanë dhënë udhëzime për mobilizimin e anëtarësisë së VMRO- DPMNE-së. Edhe Kryetari i atëhershëm i Kuvendit Trajko Veljanoski gjithashtu ka pasur rol të vetin. MESAZHET 27.04.2017 Mile Janakieski: Para Kuvendit. Gjithnjë e më shumë njerëz. Le ta marrim hapësirën. Kërsto Mukoski: Zaev u paraqit për procedurale. Shkoni…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në pyetjen e gazetarëve se a do të japë dorëheqje nga kreu i partisë ,ka deklaruar se dorëheqjen do ta para organeve të partisë, pasi siç thotë ai nuk do të lejojë përçarjen e opozitës shqiptare, përcjell in7. “Dorëheqja ime nuk është objekt i njerëzve jashtë partisë, por është objekt i atyre që shohin një shpresë ose jo tek unë. Dorëheqja ime para organeve të partisë do të ofrohet, mos keni dilëme dhe ata do të duhet të vendosin nëse do të mundem unë të vazhdoj si kryetar partie edhe katër vite apo…
Ministria e Shëndetësisë informoi brenda 24 orëve nga gjithsej 1902 teste të realizuara, janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirus. Ndërsa në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 112 pacientë të shëruar. Për fat të keq betejën me Covid-19 kanë humbur 2 pacientë nga Kumanova, viktimat janë të moshës 64 dhe 72 vjeçar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 13.076 të infektuar, numri i pacientëve të shëruar në 9625 ndërsa numri i viktimave në 551. Raste aktive numërohen 2900 raste.
Lideri i opozitës së VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski konsideron se marrëveshja për koalicion qeveritar midis kryetarëve të LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit është “marrëveshje për vazhdimin e krimit, gënjeshtrave dhe korrupsionit”. “Politikanët nga tranzicioni të vazhdojnë me degradimin e institucioneve, ndjekje të interesave personale dhe padrejtësive. Kemi koalicion të krimit. Paramendoni, të njëjtit ata të cilët me muaj janë në kërkim të investuesit të ndërtimit pa leje që rritet te Mavrovasja midis Shkupit tani do të menaxhojnë me buxhetin e të gjithëve. Ky koalicion pas të cilit të njëjtën LSDM do ta shohim para zgjedhjeve të ardhshme siç…
Haki Abazi nga Lëvizja Vetvendosje ka komentuar marrëveshjen e arritur midis BDI-së dhe LSDM-së për kryeministrin shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit katër vjecar, transmeton Almakos. Sipas tij, BDI-ja për pushtet e jep edhe kombin edhe besën. “ 4 vite X 365 ditë= 1460 ditë Premtimi: Kryeministër Shqiptar Rezultati: 100 ditët e fundit do të qeveriset me Maqedoninë veriore që i bie 6.85% të mandatit në fund. E dijmë mirë cka ndodhë,nëse arrihet në fund të mandatit. Kjo është mendësia për përgegjesinë për fjalën e dhënë. Pa BESË e të pa BESË, që e prejnë popullin në BESË.…
Nga 1 shtatori, spitali “8 shtatori” fillon punë të rregullt si më parë, me kontrolle dhe operacione të rregullta. Për momentin në spital të lira janë gjashtë reparte prej dhjetë të tilla, ku janë pranuar të infektuarit me Covid 19 dhe numri i të hospitalizuarve ishte mbi 170. Drejtori i këtij spitali Kostov, për Kanal 5 sqaron se pjesë e reparteve janë tërësisht të dezinfektuara dhe të pastruara, ndërsa për momentin po rekonstruohen një pjesë e sallave të operacioneve. Vetëm 55 shtretër do të vendosen në qendrën për Covid. Sipas Kostov, numri i të pranuarve është ulur pasi në qytetet…
Pensionet përmes bankave tregtare do të fillojnë të paguhen nga 26 gushti. Konsumatorët do t’i kenë në dispozicion përmes rrjeteve të bankomateve dhe do t’i përdorin ato në rrjetin tregtar, ndërsa pagesa e parave të gatshme do të bëhet në katër grupe më 26, 27 dhe 28 gusht dhe më 1 shtator. Këtë muaj, shfrytëzuesit e pensioneve që e morën pensionin në adresën e tyre përmes Postës, nuk do të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë, sepse asnjë bankë nuk ka lidhur marrëveshje me Postën e Maqedonisë për këtë shërbim, pas dështimit të Bankës Eurostandard. Pensionistët të cilët i kanë…
Në tremujorin e dytë të vitit 2020, në transportin rrugor të udhëtarëve numri i udhëtarëve ishte 390,000, ndërsa në transportin urban-ndërurban ishte 6.746,000. Në transportin hekurudhor, numri i udhëtarëve të transportuar ishte 28.000. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin ajror është 2.738. Në tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e dytë të 2019, sasia e mallrave të transportuar në transportin rrugor është rritur për 2.3 për qind, në transportin hekurudhor është ulur për 15.3 për qind, ndërsa në transportin ajror është ulur për 66 për qind.

