Një qytetar i Kumanovës nën hetim për shkak të tregtisë së paligjshme me drogë

Një qytetar i Kumanovës nën hetim për shkak të tregtisë së paligjshme me drogë

Prokuroria Themelore e Kumanovës ka sjell urdhër për zbatimin e hetimit kundër një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në treg të substancave narkotike”.

Më 22 tetor, i dyshuari i moshës 28 vjeçe nga Kumanova, duke lëvizur në afërsi të Qendrës Urgjente në Kumanovë, me vete ka pasur 7 gramë substancë narkotike-kokainë. Droga i është gjetur gjatë një kontrolli nga zyrtarët policor.

Prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të rrezikut nga arratisja dhe mundësisë që ta përsëris veprën penale. Gjykatësi i procedurës paraprake ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ka sjell vendim përmes së cilit personit në fjalë i caktohet masa e paraburgimit 30 ditorë.