Author: Hamdi Kumanova

Në VMRO-DPMNE është formuar një Këshill iniciues i cili kërkon që kryetari Hristian Mickoski të jep dorëheqje për shkak humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Ata thonë se fajtori kryesor për humbjen është pikërisht Mickoski. Kërkesa e tyre është që të mbahet Kongres i jashtëzakonshëm në të cilin do të zgjidhet kryetari i ri “Për formimin e kësaj qeveri, fajtor është ai që mundeshe dhe duhej të ofroj politika të mirënjohura të cilat do t’i bashkojnë dhe tërhjekin të gjithë qytetarët. Fajtor është ai i cili nuk shfrytëzoi kapacitetet e partisë dhe ka forcuar ndarje. Fajtor është ai i cili nuk arriti…

Lexo më Shumë

Policia nuk mund t’i gjejë gjurmët e Nefi Useinit dhe vëllait të tij, të cilët janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski, njofton Portalb.mk. Tani për tani, Ministria e Punëve të Brendshme, në ueb-faqen e tyre, në pjesën ku publikohen personat e kërkuar, ende nuk i ka publikuar të dhënat për shpalljen e fletëarrestit të brendshëm, apo ndërkombëtarë për vëllezërit Useini. Paraprakisht, SPB Ohër dorëzoi padi penale deri te Prokuroria kompetente kundër Useinit dhe vëllait të tij për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Nefi Useini është…

Lexo më Shumë

Propozimi që Fatmir Bytyqi të jetë zëvendës kryeministër për çështje ekonomike në qeverinë e re nuk ishte befasi për opinionin, sidomos pasi që partnerët e koalicionit i ndan resorët dhe ministria e financave shkoi në duart e BDI-së.Ai ishte kryesisht aktiv në promovimin e programit parazgjedhor të LSDM-së, por edhe në arsyetimin e masave qeveritare për menaxhim me krizën korona, qoftë në paraqitje publike, intervista, debate në televizione ose kolumna autoriale dhe polemika. Si kryetar i Komisionit për financa në LSDM, gjithsesi ishte njëri prej atyre kreatorëve të atyre masave. Në njërën prej pres konferencave, duke u përgjigjur në pyetjen…

Lexo më Shumë

                                                                                Z. Fatmir Bytyqi është ekspert ndërkombëtar nga fusha e menaxhimit me proceset dhe reformat ekonomike, me mbi 20 vjet përvojë pune, në mbi 100 programe dhe projekte të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të sektorëve, institucioneve shtetërore, odave ekonomike dhe kompanive. Ka realizuar mbi 500 trajnime në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe deri tani ka qenë i angazhuar profesionalisht si konsulent dhe këshilltar në shumë qeveri, ministri dhe institucione nga rajoni. Prej vitit 2008 është aktiv si ekspert për aderim dhe udhëheqje me fondet e BE dhe vlen si një nga profesionistët liderë në këtë fushë në rajon.…

Lexo më Shumë

Mbi 70 për qind të qytetarëve që kanë anuluar kthimin e kredive për gjashtë muaj, prej fillimit të tetorit sërish do të fillojnë me kthimin e borxheve në këste ndaj bankave. Për periudhën prill-shtator, qytetarët do të paguajnë vetëm koston e kamatave, që do të shpërndahet në këstet e ardhshme. Masa të tilla u miratuan për të lehtësuar ngarkesën financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Lehtësimet janë ofruar për të gjitha llojet e kredive, si ato konsumatore, banesore, për automjetet, borxhet në kartela e kështu me radhë. Jozyrtarisht merret vesh se bankat po bëjnë llogaritë mbi mundësinë eventuale të…

Lexo më Shumë

Tetova u bë “Bejrut” tre vite para Bejrutit.Ende nuk është zbuluar autori. Hetimet vazhdojnë më shumë për ta mbuluar të vërtetën, se për të zbuluar atë. Kjo krijon teren që në Tetovë të ndodhë ndonjë “bejrut” i ri dhe autorët të kalojnë pa u ndëshkuar. Nuk kërkojmë përgjegjësi nga komuna, sepse e dimë që përgjegjësi nuk do ketë, ashtu siç nuk ka pasur asnjëherë deri tani nga kjo garniturë. Vetëm duam t’i rikujtojmë se zgjedhjet lokale po afrohen dhe atëherë përgjegjësisë nuk do mund ti ikin. (Eco Guerilla)

Lexo më Shumë

Komuna e Kërçovës lëshoi ​​thirrje për të gjithë personat juridik që kryejnë veprimtari hotelerike dhe gastronomike siç janë restorantet, kafenetë, baret, çajtoret në territorin e Komunës së Kërçovës dhe janë paguesit e tarifës komunale për evidentim të kompanisë, të paraqesin kërkesë për lirim nga pagesa e tarifës komunale për vitin 2020. Personat juridikë të interesuar, të përfshirë nga kjo masë e që janë të detyruar të ndërmarrin hapat e mëposhtëm, duhet të paraqesin kërkesë pranë Komunës së Kërçovës në format të përcaktuar dhe të paraqesin dokumente për statusin aktual jo më të vjetër se gjashtë muaj, të lëshuar nga Regjistri…

Lexo më Shumë

Humbja e BDI-së në Kumanovë nga koalicioni ASH-AAA dhe rezultatet jo të favorshme në Komunën e Likovës në zgjedhjet e 15 korrikut do t’i lënë këto dy vendbanime pa asnjë ministër. Për dallim nga mandati i kaluar kur Arbër Ademi drejtonte ministrinë e Arsimit dhe Sadulla Duraku, ministrinë për Sistem Politik, në qeverinë e re s’do të ketë vend për kuadrot e Kumanovës dhe Likovës. Megjithatë, rezultatet në zgjedhje nuk janë arsyeja e vetme. Ahmeti duket se është i pakënaqur edhe nga rezultatet e Durakut gjatë qeverisjes së kaluar. Burime partiake thonë se, drejtuesi i BDI-së ka vendosur që në…

Lexo më Shumë

Qendra për Shëndet Publik – Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar 18 persona të saposëmurë nga Kovid-19, gjithsej 17 nga Kumanova dhe një nga Likova, kumtuan sot kompetentët e Institucionit të Shëndetit Publik. Kanë vdekur dy pacientë, të moshës 64 dhe 72 vjet, në kushte spitalore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. “Midis të sapoinfektuarve ka tre punonjës shëndetësor, dy infermiere nga spitali dhe një mjek i cili punon në Shkup. Të tjerët janë kontakte të personave tashmë të sëmurë”, deklaroi dr. Arif Latifi, drejtor i Qendrës. Sot janë kryer gjithsej 38 testime, prej të cilëve 20 në “TerminiIm” dhe…

Lexo më Shumë

Në komunën e Kërçovës sot pas një periudhe të gjatë nuk ka raste të reja me Kovid-19, ndërsa Ministria e Shëndetësisë kumtoi për 12 persona të shëruar. Numri i tërësishëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë është 247 persona, prej të cilëve 116 raste janë aktive, 121 të shëruar, ndërsa dhjetë persona kanë vdekur. Emin Nasufi, anëtar i Shtabit komunal të krizave në Kërçovë theksoi se sot nuk ka raste të reja të të infektuarve nga koronavirusi dhe shtoi se 12 persona janë shëruar. Ai dërgoi apel te të gjithë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore kompetente.

Lexo më Shumë

Gjyla Çeliku Zaevi deklaron që “Unë do të udhëheq shtetin si kryeministër i ardhshëm me mandat të plotë”, Edi Rama, Kadri Veseli, Erioni dhe dreqi urojnë Maqedoninë e Veriut për kryeministrin shqiptar. Mafia politike e trojeve shqiptare që gënjen dhe me gënjeshtra veten e ushqen.Ata neve na llogarisin naivë edhe ajo është shkaku i politikanëve tanë dhe nuk mërziten absolutisht për fatin tonë.Turp.

Lexo më Shumë