Tre të sapoinfektuar dhe pesë të shëruar janë regjistruar sot në Kërçovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë informojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë arriti 254 persona, nga të cilët 113 janë aktivë, 131 janë shëruar dhe dhjetë persona kanë vdekur. Dr Xhabir Bajrami, anëtarë i Shtabit komunal të krizës theksoi se këto të dhëna flasin se vazhdon trendi i uljes së rasteve aktive në këtë komunë. “Sot te ne kemi tre të infektuar të ri me koronavirus të cilët trajtohen në kushte shtëpie dhe janë nën mbikëqyrje të mjekëve të tyre…
Author: Hamdi Kumanova
Pritje me orë të tëra, grindje mes qytetarëve dhe mosrespektim të masave mbrojtëse. Kjo është pamja para bankave sot. Më shumë se 100 mijë qytetarë, ish klientë të bankës së falimentuar “Eurostandard” garojnë me kohën. Kërkojnë zgjidhje në bankë tjetër, në mënyrë që të hapin llogari të reja në kohë dhe t’i marrin pensionet, rrogat apo ndihmën sociale. Në anën tjetër, pas bllokimit të qarkullimit pagesor të Postës së Maqedonisë që e bënte “Eurostandard”, qytetarët kanë vendosur faturat t’i paguajnë në bankë, që gjithashtu ka shkaktuar rrëmujë. Shumë persona të moshuar edhe më tej nuk përdorin pagesa përmes internetit. “Te…
Edhe pse dibranët përdorin për pije ujin me kualitet të lart, e që sipas drejtorisë të ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, është një ndër ujërat më kualitativ në vend, dibranët nuk i paguajnë me rregull faturat për shfrytëzimin e ujit. Po ashtu, jokorrekt ndaj kësaj ndërmarrje janë edhe institucionet si Spitali i Përgjithshëm, shkollat e Dibrës, si dhe shumë firma private në sferën e biznesit, të cilët ndërmarrjes komunale i kanë shumë borxhe Por, edhe pse dibranët përdorin për pije ujin me kualitet të lart, e që sipas drejtorisë të ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, është një ndër ujërat më kualitativ në…
Komisioni Kundër Korrupsionit nuk është kundër zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, por nuk e dinë se çfarë planifikohet që ai të bëjë. Kryetarja e Komisionit për Alsat njoftoi se pasi që Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, të zgjidhet zv / kryeministër në këtë resor, antikorrupsionerët do të iniciojnë takim me të për të parë cilat do të ishin përgjegjësitë e tij. “Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm e Komisionit Kundër Korrupsionit, por të gjithë duhet të marrin pjesë në këtë luftë … Mund të ketë modalitete …- deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK. Paralajmërohet se ky Zëvendëskryeministër do…
Paralajmërimet për protestë ose bojkot të mësimit për nxënësit e shkollave të mesme e detyruan Qeverinë që t’i ftojë në takim përfaqësuesit e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Kryeministri Spasovski, zëvendëskryeministrja Carovska dhe ministrat e Arsimit dhe të Shëndetësisë, Ademi dhe Filipçe, e pranuan sugjerimin e përfaqësuesve të UNSHM-së për përfshirjen e tyre në përgatitjet për organizimin dhe zbatimin e modelit të pranuar për t’u arritur zgjidhjet më të mira në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve. Filipçe ka ftuar nxënësit e shkollave të mesme të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në të cilin më…
Zyrtari i LSDM-së, Nikolla Dimitrov tha se votimi i sotëm i kryeparlamentarit do t’i hap rrugë votimit të Qeverisë së re javën e ardhshme. Dimitrov i cili la Ministrinë e Jashtme do të kalojë në krye të Sekretariatit për Çeshtje Evropiane tha se e pret një punë e rëndësishme në vend në kontekst të fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE. /Alsat-M/
Policia gjeti 138 granata për minahedhës dore , 41 arka metalike me municion të kalibrit 7,62 dhe 12,7 mm, 30 gjuajtës RPG, 130 mbushje të granatave, 760 copë plumba të kalibrit 20 mm në një arë në afërsi të drejtimit rrugor mes fshatrave të Strugës Kalishtë dhe Frëngovë.
Në 24 orët e fundit janë bërë 1825 testime ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me koronavirus. Raste janë regjistruar: Shkup-32, Kumanovë-7, Dibër-8, Shtip-14, Prilep-2, Tetovë-10, Veles2, Ohër-3, Gostivar-11, Gjevgjeli-3, Kriva Pallankë-3, Koçani-1, Probishtip-1, Berovë-8, Dellçevë-3, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-3.Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se janë shëruar 225 persona.Tre persona kanë humbur jetën. /SHENJA/
Fillojnë protestat kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Shkupjanët me protestë paqësore shprehin revoltën e tyre për rritjen e çmimit të rrymës prej 7.4% nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Protesta në Shkup filloj në ora 14:00. Ndërkaq në ora 18:00 kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike do të protestohet edhe në qytetet tjera si në Tetovë, Strugë, Kërçovë, Gostivar, Kumanovë, Prilep dhe Manastir.
Deputetët në përbërjen e re të Kuvendit, si dhe shërbimet në parlament, mund të lihen pa rrogë për muajin gusht nëse Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime nuk formohet deri më 26 të këtij muaji, paralajmëroi sot në vazhdimin e seancës parlamentare kryetari Talat Xhaferi. Në fillim të vazhdimit të seancës, ai tha se nuk ka kandidatë të propozuar për këtë komision të rëndësishëm parlamentar, i cili është përgjegjës për çështjet statutore të deputetëve, ndërsa ai propozoi që të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Gazetarët dhe punonjësit medial kanë rrogë larg mesatares shtetërore dhe plotësisht, në kushte të krizës së koronës, janë të shqetësuar për shkak të pasigurisë së ruajtjes së vendit të punës dhe vlerës së të ardhurave. Mes tyre sundon frika dhe paniku, thonë se kjo mënyrë e jetës dhe punës ndikon ndaj shëndetit të tyre mental, ndërsa disa kanë nevojë edhe për mbështetje psikologjike. Pronarët e mediumeve, ndërkaq, nuk janë të interesuar të flasin për të drejtat e punës të të punësuarve të tyre. Këtë e tregon hulumtimi më i ri i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM).…
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova në fillim të seancës konstitutive kërkoi nëse Talat Xhaferi është propozim për kryetar të Kuvendit, seancën ta udhëheq ndonjë nga zëvendësit. “Procedura është garancion i demokracisë, kryesuesi duhet të sillet si kryetar, por duke e pasur parasysh faktin se ju jeni propozuar për kryetar, duhet të caktoni dikë nga zëvendësit e tu ta udhëheq seancën”, i tha Siljanovska, Xhaferit. Njëherit ajo kërkoi deputetët me kohën të jenë të informuar për seancat që të mund të kenë kohë të përgatiten.

