Author: Hamdi Kumanova

Pandemia ka rënduar buxhetin familjarë, ku me paratë e njëjta shporta e konsumatorit mbetet gjysmë e zbrazur për dallim nga vitet e fundit. Nëpër raftet e marketeve merren vetëm produktet ushqimore bazë. Qytetarët përpiqen të gjejnë artikuj në ofertë, duke thënë se nuk ua mbanë gjepi të marrin gjëra, pa të cilat edhe mund ta shtyjnë ditën. Një shportë me produktet minimale, këta qytetarë thanë se iu kushtuan më tepër se sa rëndom. “Edhe janë rrit (çmimet) edhe punë s’ka, rrogat janë të dobëta, rryma është shtrenjtuar edhe produktet tjera janë më shtrenjtë, por patjetër ta përballojmë disi. Për një…

Lexo më Shumë

Ish shefi i kabinetit në ministrinë e kulturës, Faton Fazliu mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar në Saraj që u përkrah nga Ministria e Kulturës, ndërsa u tentua që meritat për organizimin dhe financimin e këtij festivali t`i marr tjetërkush, transmeton Almakos.Fazliu ndërmjet tjerash theksoi se punë të mëdha janë realizuar në kohën e Asaf Ademit dhe Hysni Ismailit gjë që në të kaluarën nuk ka ndodhur, por është i bindur se nuk do të ndodhin as në të ardhmen.Fazliu përkujtoi se paraqitjen e tij të parë publike e ka pasur në Saraj të Shkupit, si dhe të fundit si shef…

Lexo më Shumë

Zgjidhjet kadrovike të Qeverisë së Zaevit janë pasqyrë dhe rast për të personalisht. Sikurse edhe vet ai, ashtu edhe propozimet e tij janë kuadro të vjetra të harxhuara të tranzicionit. Zoran Zaev e vendos Jagoda Shahpaska ministre të Punës dhe Politikës Sociale, arritja e saj e vetme në karrierën e deritanishme dhe atë që arriti ta punësojë të gjithë familjen në administratën shtetërore. Ekziston dyshimi se derisa Shahpaska ishte deputete ajo e ka shfrytëzuar ndikimin e saj dhe e ka punësuar bashkëshortin e saj në “Pyjet e Maqedonisë” ndërsa edhe kunatën Maja Dvojakovska në Komunën e Berovës ndërsa nga ana…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski mbetet një politikan i papërgjegjshëm dhe i papjekur, i cili nuk ka asnjë virtyt të përballet me realitetin dhe të marrë përgjegjësi dhe vazhdon të mbajë opozitën VMRO-DPMNE-në në të kaluarën, në regjim dhe matricë destruktive. Gjatë krizës më të madhe me pandeminë koronavirus, Mickoski u soll destruktivisht, përhapi gënjeshtra dhe të pavërteta se nuk kishte teste të mjaftueshme për Kovid 19 në vend dhe i ndau punëtorët shëndetësorë në baza partiake. Sjellja e tij e papërgjegjshme gjatë pandemisë arriti kulmin në mosrespektimin e vazhdueshëm të masave të mbrojtjes. Gjatë pandemisë, Mickoski shkonte në palestër, kur objektet sportive…

Lexo më Shumë

Në Klinikën e Hematologjisë ka përfunduar faza e fundit e procesit të riparimit të institucionit me rikonstruktimin e spitalit ditor. Ky siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, është repart ku bëhet diagnostikimi, terapia dhe kontrolli shumëvjeçar i pacientëve me sëmundje serioze hematologjike, malinje dhe jomalinje. Krahas rinovimit, thonë në kumtesë, për spitalin ditor të Klinikës për Hematologji janë siguruar aparate të reja dhe pajisje që do të mundësojnë kujdes më të madh shëndetësor në nivel mjaft të lartë, si dhe aparate më bashkëkohore për sterilizimin e ajrit, me rëndësi të posaçme për pacientët dhe personelin dhe respektimin e plotë të…

Lexo më Shumë

Në skenën kryesore “Parkingu Granit” në Dojran, sonte prej orës 19 fillon “D Festivali”, sivjet i titulluar “D festivali dhe miqtë” dhe tërësisht i është kushtuar skenës muzikore vendore. Organizatorët kumtuan se maksimalisht janë përkujdesur për sigurinë gjatë ngjarjes, me respektimin e të gjitha masave të imponuara me protokoll për ngjarje publike. “Vizitorët në Dojran do të kenë mundësi t’i dëgjojnë “Superhiks”, “LD Pistolero”, “Bon Praskiza” si edhe të tjerë ndërsa organizatorët apelojnë që vizitorët të vijnë në kohë, vazhdimisht të mbajnë maskë dhe të jenë në distancë gjatë gjithë ngjarjes. Me biletën për “D Festivalin 2020” të furnizuar deri…

Lexo më Shumë

Për dallim nga vitet e kaluara, kur statistikat e policisë tregonin për shifra të larta të aksidenteve në rrugët e Pollogut, këtë vit shifrat shënojnë ulje. Në uljen e numrit të aksidenteve dukshëm ka ndikuar edhe frekuentimi i vogël i automjeteve, sidomos me mos ardhjen e mërgimtarëve. Rrugët e Tetovës si asnjëherë më parë nuk kanë qenë pa trafik të ngarkuar, sidomos në këtë periudhë. Kjo në masë të madhe ka bërë që edhe të ketë më pak aksidente, sidomos edhe në numër të vogël të viktimave. Nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë informojnë se për 13 për…

Lexo më Shumë

Kompanitë vendore janë të gatshme të fillojnë me investime në kohën e krizës aktuale pasi kjo përshtatje është e domosdoshme për rimëkëmbjen dhe funksionimin e mëtejmë, tregon anketa që e zbatoi Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në periudhë prej 24 korrikut deri më 19 gusht. Mbi 50 për qind e të anketuarve të përgjithshëm 256 kompani vlerësojnë se momenti për investim është i përshtatshëm, ndërsa vetëm 13 për qind janë përgjigjur se akoma është herët të hyhet në cikël të ri investimesh. Lidhur me shumën e mbështetjes financiare, 40 për qind e kompanive vlerësojnë se është e mjaftueshme për…

Lexo më Shumë

Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, shihet se pagat më të rritura në muajin qershor janë ato të bankierëve në vend, pra në sektorin e shërbimeve financiare, përveç fondeve të sigurimeve dhe pensioneve, ku gjegjësisht hyjnë bankat, përcjell FLAKA. Ata u rritën me 20 përqind në qershor në krahasim me majin, ndërsa në qershor të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ato u rritën me 23 përqind. Ose, pagat e bankave në qershor arritën në një mesatare prej 54,276 denarë, sipas statistikave. Më i larti është akoma ai…

Lexo më Shumë

Jeton Shaqiri është propozim i BDI-së për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Informacionin për MIA-n e konfirmuan nga BDI. Shaqiri është profesor në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë. Afati për shtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re skadon më 2 shtator. Pas zgjedhjes së djeshme të Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, pritet ditëve të ardhshme të caktohet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.

Lexo më Shumë

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot në mëngjes realizuan aktivitete të larjes dhe dezinfektimit të rekuizitave të disa shesheve të lojërave për fëmijë në komunat Çair, Butel, Qendër dhe Karposh. Aktivitetet, siç theksuan, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ku do të përshihet një pjesë e shesheve të lojërave për fëmijë në komunat tjera të qytetit. “Filluam me aktivitete të larjes dhe dezinfektimit të shesheve të lojërave për fëmijë, sepse bëhet fjalë për lokalitete ku bashkëqytetarët tanë më të rinj kalojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me rekuizitat e…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ia uroi Talat Xhaferit rizgjedhjen kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i dërguar njëherësh ftesë së shpejti ta vizitojë Kosovën, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në urim, të cilin e publikoi shërbimi për informim i Kuvendit të Kosovës, Osmani shprehu bindjen se gjatë mandatit të Xhaferit do të intensifikohet bashkëpunimi midis dy dhomave ligjdhënëse, “me këmbimin e praktikave dhe përvojave parlamentare, si edhe për zhvillimin e diplomacisë parlamentare”. Osmani e përshëndeti rritjen e prezantimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe i theksoi marrëdhëniet tradicionalisht të mira…

Lexo më Shumë