Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryetari Zoran Zaev, e përbërë nga kuadro të përgjegjshëm, të ndershëm, të përkushtuar dhe profesional, në mandatin e plotë katër vjeçar do të punojë me përkushtim në realizimin e programeve të hartuara, para së gjithash në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, thonë nga LSDM-ja. “Në rend të parë në agjendën e Qeverisë së re është zhvillimi i ri i ekonomisë që do të sigurojë fuqizim të standardit të të gjithë qytetarëve. Në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë rritja e pagave, investimet në vende të reja të punës, mbështetja e vazhdueshme e…
Author: Hamdi Kumanova
Dhunë etnike në Maqedoninë e Veriut është paraqitur në një nga rrjetet sociale që të rinjtë përdorin më shumë, përcjell in7. Këtë herë shihet se disa të rinjë rrahin brutalisht një djalë tjetër, videoja është ndarë në rrjetin social”Tik Tok”, njëri nga rrjetet më të pëlqyera për momentin tek të rinjtë. Nuk ka detaje se ku është filmuar kjo por aty shihet një flamur maqedonas dhe shqiptar. Në fakt, në profilin @ problem1 të “Tik Tok”, ku u publikua video, duket qartë fytyra e djalit që u rrah teksa u filmua nga presonat që e sulmojnë. Videoja u pasua pastaj…
Në Spitalin në Kozle janë të shtruar në spital 13 pacientë të rritur që kanë rezultuar pozitivë për covid-19, pesë fëmijë pozitivë, dy nëna dhe dy fëmijë të dyshuar për praninp e virusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell GazetaExpress. Ky spital është bërë një Qendër Covid, dhe përveç fëmijëve që janë të dyshuar ose pozitivë, trajtohen edhe pacientë të rritur që kanë qenë të infektuar me koronavirus. Në Klinikën Infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 67 pacientë prej të cilëve në mbështetje oksigjeni janë 31 pacientë ndërsa nuk ka asnjë në respirator.Në…
BDI më në fund publikoi edhe emrin e ministrit të ri të Shoqërisë Informatike dhe Administratës me çka kompletohet edhe përbërja e qeverisë së re e cila duhet të zgjidhet në Kuvend. Propozimi i tyre është Jeton Shaqiri, profesor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Afati për shtrimin e propozimit për zgjedhjen e Qeverisë së re skadon më 2 shtator. Pasi të premten u zgjodh Talat Xhaferi kryetar i Kuvendit, tani pritet ditëve në vijim të caktohet seancë për zgjedhjen e Qeverisë së re. Në Qeverinë e re, siç paralajmëroi mandatari Zoran Zaev, në vend 26, sikurse deri më tani, do…
Gjithsej 159 raste të reja të Kovid-19 nga 1.733 testime janë regjistruar në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve u ngjit në 13.458. Më shumë raste aktive edhe më tej ka në Shkup, kryesisht në Komunën Çair, ku ka madje 114 raste aktive. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga fillimi i epidemisë është 10.052 ndërsa i të vdekurve 563. Për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2843. Nga 159 rastet e reja të Kovid-19 në Shkup janë 32 ndërsa pasojnë Kumanova – 25, Gostivari – 22 dhe…
Rreth 20 mijë pensionistë që kishin llogari në Bankën Eurostandard nuk do të marrin pensionin e tyre me kohë. Afati i fundit për hapjen e një transaksioni të ri në një bankë tjetër mbaroi dje. Kushdo që nuk ka hapur një llogari do të duhet ta bëjë këtë deri në afatet e mëposhtme: 07, 14 ose 25 shtator. Kjo do të thotë ata që nuk arritën të hapnin një llogari të re do ta marrin pensionin e tyre brenda muajit tjetër. Nga Fondi i Sigurimit Pensional thonë se do të ketë pagesa të veçanta përgjatë shtatorit, por u bëjnë thirrje…
Abil Baush Mbyllja e imponuar e shkollave nga pandemia me Covid-19 ka zbuluar boshllëqe të thella në qasjen tonë të përgjithshme ndaj arsimit. Prandaj, ne nuk mund të lejojmë sfida të tilla të shkatërrojnë procesin edukativo-arsimore dhe për këtë arsye duhet të mundësojë që të gjithë nxënësit të kenë qasje të barabartë në mësim. Deri sa paqëndrueshmëria e botës sonë nga përhapja e COVID-19 po na detyron të ndryshojmë mënyrën e jetesës, parashtrohet pyetja: A do ta përdorim këtë mundësi që na ofrohet për të reformuar sistemin arsimor duke përvetësuar teknologji të re, inovacion në mësimdhënie e cila do të…
Dy banorë të Dibrës, baba dhe birë, janë paditur penalisht për sulm fizik ndaj një nëpunësi policie. “Për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale rrezikim i sigurisë dhe ‘sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë’, Sektori i Punëve të Brendshme nga Dibra ngriti kallëzime penale kundër U.J (55) nga Dibra, si dhe kundër E.J (18) nga Dibra, për veprën penale ‘parandalimi i personit zyrtari në kryerjen e veprimeve zyrtare”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme nga Ohri. Ai shtoi se më 5 gusht në orën 17:15 pasdite,…
Miku i mirë shihet në ditë të veshtira. Kjo si duket po vërtetohet edhe në rastin e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov në raport me BDI-në e Ali Ahmetit. Informatat e fundit flasin se pas përplasjeve të disa ditëve më parë, BDI ka filluar të unifikohet sërish. Rrymat kundërshtare në parti janë afër tejkalimit të mosmarrëveshjeve, falë autoritetit të pakontestueshëm të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, thonë burime partiake. Sipas tyre, atë që nuk arritit ta bëjë Ali Ahmeti, tani me sukses po e bën Mijallkov, duke unifikuar krahët e rrebeluar në BDI, që është një lajm i…
A do të përfundojë Gordana Jankulloska në burg? Përgjigja e kësaj pyetje do të zbulohet në vendimin final të Supremes, që sipas informacioneve të Alsat do të mësohet në vjeshtë. Lënda “Tanku” për porositjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë euro, ku Jankulloska është e dënuar me katër vite burg nga gjykata e Apelit në Shkup, hyn në fazën finale para gjykatëse suprem. Lënda u prezantua në detaje pas dyerve të mbyllura para pushimeve në gjyqësor të pesë gjykatësve, që do ta marrin vendimin me shumicë votash. Ekzistojnë tre mundësi – dënimin me katër vjet burg për Jankulloskën Supremja ta…
Propozimi për përbërjen e re të Qeverisë me siguri do të dorëzohet në Kuvend të hënën, mëson Alsat. Pas propozimit të dorëzuar, afati ligjor prej 15 ditësh për votimin e zgjedhjes së saj fillon të rrjedhë. Por, siç thonë për Alsat burimet nga partitë, votim do të kemi shumë më shpejt dhe nuk do të pritet deri në fund të afatit. Lidhur me trupat e tjerë parlamentar, nga Kuvendi thonë se nuk ka ndonjë afat kohor, deri kur duhet të formohen, sepse kjo varet nga një marrëveshjeje midis grupeve parlamentare. Në Komisionin për Zgjedhjet dhe Emërimet duhet të kalojnë propozimet…
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 1733 teste të realizuara, 159 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, informoi Ministria e Shëndetësisë. Sshkup-32, Kumanovë-25, Dibër-1, Sshtip-8, Prilep-7, Tetovë-9, Strugë-15, Veles-2, Manastir-1, Ohër-4, Kavadarc-5, Gostivar-22, Gjevgjeli-5, Strumicë-1, Radovish-1, Koçan-2, Ppehçevë-1, Berovë-9, Vinicë-2, Dellçevë-4 dhe Kërçovë-3. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 75 pacientë të shëruar. Shkup-27, Kumanovë-1, Dibër-3, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-1, Veles-2, Manastir-4, Gostivar-9, Krushevë-1, Koçan-1, Makedosnki Brod-1, Vinicë-1, Kërçovë-13 dhe Negotinë-2. Betejën me virusin korona e kanë humbur 6 pacientë. Katër pacientë nga Shkupi, një nga Gostivari dhe një nga Shtipi.

