Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësië, një person nga Dibra ka humbur jetën si pasojë e coronavirusit. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin i cili është shëruar në spital. Me këtë vdekje, në Dibër nga coronavirusi kanë humbur jetën nëntë persona. Katër prej tyre në fazën e parë dhe pesë pacientë në fazën e dytë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja, as pacient të shëruar. Ka 73 raste aktive, dhe pjesa më e madhe është në formë më të lehtë dhe po shërohen në shtëpi, disa po shërohen në spitalin e Dibrës, dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të pushtojnë plazhet e bregdetit shqiptar, përfshirë këtu Durrësin, Vlorë dhe Sarandën. Dendësia e madhe edhe sot është vërejtur në vendkalimin kufitar Qafëthanë, ku vetëm para dite në Shqipëri kanë hyrë mbi 3.000 udhëtarë. “Vetëm në orët e hershme kaluan mbi 3.000 udhëtarë, kryesisht shtetas të Maqedonisë, por kishte edhe shtetas të vendeve tjera. Gjatë ditës së djeshme dhe sot kanë kaluar mbi 12.000 persona”, informojnë nga Drejtoria për Kufi dhe Migrim. Ata shtojnë se për t’u zhvilluar në mënyrë normale lëvizja e automjeteve ka disa sportele në të cilat punohet. Në pjesën e Shqipërisë ka…
Banka Popullore është një nga institucionet me kapacitet më të fuqishëm. Për sistemin bankar Vlerësime nuk mund të jepen vlerësime totale dhe subjektive, meqë për këtë qëllim ekzistojnë masa dhe standarde objektive, relevante dhe të pranuara ndërkombëtarisht, shprehen profesorët universitarë të ekonomisë dhe ish anëtarë të jashtëm të Këshillit të Bankës Popullore, Aleksandar Stojkov dhe Sasho Arsov. “Banka Popullore është një nga institucionet me kapacitet më të fuqishëm, gjë që ka të bëjë me shkallën e lartë të pavarësisë politike, financiare dhe operative. Kryesia dhe të punësuarit e kanë dëshmuar shumë herë deri tani kompetencën e tyre, në beteja të…
Ish-kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski sot në konferencë për media kumtoi se Gjykata Administrative e lartë e ka pranuar ankesën e tij. Ai pret që regjistri qendror ta zbatojë vendimin e gjykatës dhe ta regjistroj si kryetar legjitim të LSM-së. “U dëshmua se drejtësia në Republikën e Maqedonisë po funksionon”, tha Mitrevski, në konferencën për media. Mitrevski në vitin 2017 u zëvendësua nga kryetari aktual i LSM-së Darko Dimovski.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Elektronik ‘Termini Im’ ,Refik Mustafi ka rezultiar pozitv me virusin korona -shkruan Fokus . Ai dhe 5 kolegë të tij do të jenë për 14 në vetëizolim. Kontakteve të Mustafit të premten i është bërë anketë epidemilologjike , që don të thotë se është paraqitur edhe klaster- ‘Termini im’ në Ministrtinë e shëndetësisë. Mustafi , në postin e drejtorit të Shëndetit Elektronik ‘Termini Im’ erdhi para një viti , pasi qeveria mori me shumë vendime për shkarkimin dhe emërimin e drejtorëve të rinj.
Drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, ka njoftuar se gjatë krizës së pandemisë rreth 12 mijë persona kanë humbur vendin e punës, por ajo tha se ata kanë qenë persona të cilëve ju ka skaduar kontrata. Me këtë shifër sipas saj ka përfunduar edhe grupi i personave të rrezikuar, ndërsa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo shprehet e bindur se kriza ka kaluar dhe e njëjta tani do të fillojë të zbutet. Biljana Jovanovska: “Nga numri i të papunësuarve, rreth 12 mijë, gjegjësisht 11734 persona kanë ardhur në evidencë, ndërsa për të njëjtët është rregjistruar ndërprerje…
VMRO-DPMNE ka akuzuar se me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%, kompanitë energjetike do të përfitojnë 20 milionë euro më shumë, ndërsa gjithë kjo do të shkojë në kurriz të qytetarëve. Nga kjo parti thonë se rritja është e paarsyeshme, pasi shpenzimi më i vogël i energjisë gjatë pandemisë nënkupton se edhe kompanitë kanë pasur më pak shpenzime dhe rrjedhimisht nuk kanë pasur nevojë të rritet çmimi. Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE: “Jemi dëshmitarë të gjendjes në të cilën menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve patëm shok të ri për qytetarët dhe rritje të çmimit të energjisë elektrike për 7.4%. Sipas çdo…
Tre gra nga një fshat i Tetovës në stacionin e policisë së Tetovës kanë denoncuar se një bashkëfshatar i tyre 43 vjeçar ka kryer sulm gjinor ndaj vajzave të tyre minorene. Me urdhër të nëpunësve policorë ka bërë kontrollimin e shtëpisë së 43 vjeçarit F.A ku ka zbuluar armë „Ekol Firat Magnum“, një kornizë me 13 plumba 9 mm, sëpatë, tre thika dhe gjësende të tjera, për të cilët dyshohet se mund të ndihmojnë në hetim. I dyshuari është arrestuar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet padi përkatëse.
Disa anëtarë të mëparshëm dhe aktualë të VMRO DPMNE-së vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski. Këto kërkesa nuk duket se arrijnë te ai, sepse Mickoski ende nuk ka folur publikisht për to. Nisma për të thirrur një kongres të jashtwzakonshëm në parti sot shpjegoi pse Mickoski duhet të jepte dorëheqjen. Në kongresin në dhjetor 2017, delegatët kujtojnë premtimin e paplotësuar të Mickoskit për fitoren e partisë në zgjedhjet parlamentare. “Mickoski na siguroi se fitorja veç sa nuk kishte ardhur. U dhanë anketa joreale në të cilat ne fitonim bindshëm. Fatkeqësisht, doli të ishte vetëm një shpresë…
Kriza e shkaktuar nga korona virusi ka mbyllur 12 mijë vende pune në mbarë vendin. Kjo është shifra zyrtare e të papunëve, përfshirë muajin korrik që e publikoi drejtorja e Agjencisë së punësimit Jovanovska për “Radio Evropa e Lirë”. Gjysma e tyre kanë mbetur pa punë për shkak të skadimit të kontratës së punës gjegjësisht punëdhënësit nuk ua kanë vazhduar angazhimin. Më shumë largime ka në veprimtaritë prodhuese. “Nga numri i personave të papunës, 12 mijë gjegjësisht 11.734 persona janë në evidencë dhe për të njëjtit është evidentuar ndërprerja e marrëdhënies së punës gjegjësisht ç’lajmërim nga sigurimi i obliguar social…
Se si do të arrijë vaksina e Oxford-it anti-CoVid deri tek ne, do të jetë sfidë më vete për autoritetet tona. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se nuk e kanë diskutuar a do ta paguajnë të njëjtën nga buxheti i BE-së prej 3 miliard euro të paraparë për zbutjen e krizës së pandemisë në vendin tonë, ose nga buxheti i shtetit. Ende nuk e dinë se cila do të jetë kosto e këtij furnizimi dhe as sasia e duhur për popullsinë tonë. Nga dikasteri i Shëndetësisë nuk morëm përgjigje më të detajuar, përveç informacioneve që ditë më parë i publikoi…
Antonio Milloshoski do të marrë statusin e të pandehurit në rastin “I fuqishmi”. Nesër ose pasnesër, prokuroria do të ngritë akuza kundër deputetit të VMRO-DPMNE-së Milloshoski dhe 13 personave të tjerë, konfirmoi për Alsat prokurorja Fatime Fetai, e cila punon në këtë rast. “Prokuroria nga Gjykata Penale do të kërkojë të gjykohet Milloshoski. Por, a do të dalë deputeti para organeve gjyqësore, duhet të vendosin gjykatësit e Këshillit Penal në Prokurorinë Themelore Shkupi 1, që duhet të vlerësojnë akuzën”. Sipas informacioneve të Alsat, mbrojtja e Milloshoskit e ka kryer shqyrtimin e provave dhe jo personalisht deputeti. Periudhën e kaluar, Milloshoski…

