Author: Hamdi Kumanova

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e kaluara janë regjistruar tre raste të reja me Kovid-19, me ç’rast numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 263 persona. Njëqind raste janë aktive, 153 janë shëruar dhe dhjetë persona kanë vdekur. Dr. Stanko Tërpeski, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm dhe anëtar i Shtabit komunal të krizave në Kërçovë informon se të dhënat e sotme tregojnë se ekziston një trend i zvogëlimit të rasteve aktive në Kërçovë. Sot kemi tre të infektuar të rinj dhe kemi 9 të shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me…

Lexo më Shumë

Janë gjetur 44 emigrantë në shtëpinë e një personi në fshatin Vaksincë të Kumanovës, për të cilin ishte shpallur urdhër arrest. “Më 23 gusht 2020 në 06:40, nëpunësit policorë nga Departamenti i Policisë Mateç, morën masa për gjetjen e F.K. në shtëpinë e tij në fshatin Vaksincë, sepse ka pasur urdhër-arrest për arrestimin e tij për vuajtje të dënimit me burg. Ai nuk u gjet në shtëpi, por 44 emigrantë (25 nga Pakistani, 14 nga Afganistani, tre nga Bangladeshi dhe dy nga Somalia) u gjetën në dhomat ndihmëse të shtëpisë së tij. Gjashtëmbëdhjetë nga emigrantët e gjetur janë persona të…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski, pas akuzës së ngritur ndaj tij, thotë se çdo oponent i Zaevit përballet me rrezikun për të qenë i akuzuar. “Prokuroria vazhdon të jetë një mjet për të bërë presion ndaj qeverisë ndaj disidentëve. Çdo oponent i klanit të Zaevit që zbulon punët e sundimit të tyre të krimit, qoftë gazetar, politikan apo biznesmen, përballet me rrezikun për të qenë i akuzuar me qëllim që të jetë i frikësuar, ndërsa përndjekja politike shërben si një mbulesë prapa së cilës do të fshihet reketimi aktual, skandalet dhe krimi i organizuar i qeverisë. Por gjithçka do të ketë një fund,…

Lexo më Shumë

Banka Popullore po shqyrton përsëri shtyrjen e kësteve të kredisë për qytetarët. Sipas informacioneve të Alsat, këtë javë bankat do të kenë takim me institucionet kompetente, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar gjatë javës tjetër. Për momentin janë duke u bërë analizat, ku merren parasysh situatat me pandeminë COVID 19. Nëse kjo masë nuk vazhdohet, qytetarët që kanë shtyrë pagesën e kredive dhe shumat për kartelat kreditore do të fillojnë t’i paguajnë përsëri nga 1 tetori. Vendimi për shtyrjen merret nga Banka Popullore, pas analizave dhe diskutimeve të mëparshme me bankat tregtare në vend. Banka Popullore e RMV-së…

Lexo më Shumë

Pushteti dhe opozita u përplasën për atë se, ka apo nuk ka shteti strategji për mënyrën e zhvillimit të procesit edukativo-arsimor. Deputeti i sapozgjedhur Timco Musunski nga VMRO DPMNE tha se viti shkollor fillon për një javë, viti akademik për një muaj e Qeveria dhe ministria e Arsimit ende nuk kanë strategji se si do ta zgjidhin çështjen e procesit mësimor. Ai tha se arsimi në vend është në gjendje të paparashikueshme sepse nuk e dimë se çka na pret. Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE mbështet mësim online apo me prezencë fizike, Mucunski u përgjigj: “Duhet të bëhet strategji se çka…

Lexo më Shumë

Fundjava që kaloi në zonën e Tetovës për mosmbajtjen e maskës ​ mbrojtëse kundër koronavirusit janë gjobitur 121 persona, njoftojnë nga policia e Tetovës. “Në periudhën nga e premtja deri të shtunën deri në ora 07:00 janë shqiptuar gjoba për 47 persona, pastaj deri të dielën në të njëjtën periudhë për 44, ndërsa 30 gjoba gjatë ditës dhe natës së kaluar, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës”, theksoi zëdhënësi Marjan Josifoski. Urdhërpagesat e gjobave janë përgatitur për 121 persona konform me nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë. “Ne bëjmë apel që të vazhdojmë ta respektojmë…

Lexo më Shumë

Afati i fundit për paraqitjen e propozimit për përbërjen e qeverisë së re, po mbaron. Në ueb faqen e Kuvendit për sot nuk është caktuar seancë. Afati përfundimtar është më 2 shtator. Të shtunën, BDI-ja propozoi Jeton Shaqirin për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa më parë lideri i partisë Ali Ahmeti njoftoi emrat e ministrave të tjerë. Sipas njoftimit, Artan Grubi do të jetë propozimi për zëvendëskryeministër dhe ministër i Sistemit Politik, Fatmir Besimi ministër i Financave, Bujar Osmani ministër i Punëve të Jashtme, Kreshnik Bekteshi ministër i Ekonomisë dhe Naser Nuredini ministër i Mjedisit Jetësor. Nga radhët…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i DSK-së në kohën e Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, nesër kthehet në sallën e gjyqit. Në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për përgjimet masive dhe shkatërrimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve. Rastet “Target- Fortesa” më shumë se dy vite kanë ngecur në gjykatë, ndërsa të akuzuar janë ish drejtues të Ministrisë së Brendshme. Në emër të sundimit të ligjit, duhet të ketë një epilog gjyqësor për rastet Target-Fortesa,” tha për Alsat Marko Troshanovski nga Institutit për Demokraci, Societas Civilis. Në këtë rast, i akuzuar është Sasho Mijalkov nga i cili kërkohet përgjegjësi, por Troshanovski është skeptik në…

Lexo më Shumë

Nga Kim Mehmeti Mediat vazhdojnë të raportojnë për kinse revoltën brenda partiake, të nxitur nga propozimi i kryetarit të BDI’së për postet ministrore. Madje flitet për ndërhyrjen vëllazërore të politikanëve, intelektualëve dhe afaristëve me ndikim nga Kosova e Shqipëria, për ta tejkaluar këtë situatë! Nuk e kuptoj nga i gjithë ky shqetësim kur dihet se gjithçka do përfundojë siç ka vendosur drejtuesi i BDI’së, e cila parti është e organizuar sipas gjitha parimeve mafioze: ku o e pranon atë që ka propozuar ‘kumbara’, o duhet ta braktisësh ‘familjen’. Dhe ku vlerësohet besueshmëria dhe besnikëria ndaj ‘kumbarës’, e jo aftësitë personale…

Lexo më Shumë

Arsimi me të gjitha aspektet ishte në fokusin e takimit të sotëm të parë të përbashkët dhe joformal, që e organizoi Instituti për menaxhim të mirë dhe perspektiva euroatlantike (IDUEP). Zëdhënësi i LSDM-së dhe ish-ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski deklaroi se ne jemi para një sfide të madhe në përballjen me krizën shëndetësore jo vetëm në arsim por edhe në funksionimin e të gjitha institucioneve, si në Kuvend, ku duhet të parashihet mënyrë e re e punës, protokolle dhe mënyra të vendimmarrjes… Në përfitimet e digjitalizimit, Mançevski theksoi se jemi ndër liderët në Evropë dhe kemi regjistër…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nuk përcakton përgjegjësi penale për ministren e financave, Nina Angellovska, në rastin e falimentimit të Bankës “Eurostandard”, por nga aspekti etik çështjen e ngre në një shkallë të lartë. Angellovska, sipas kreut të Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska, për shkak të pozitës së saj si ministre, ka disponuar me të gjitha informacionet lidhur me tregun financiar dhe atë bankar dhe kjo e ka vënë në avantazh në raport me depozituesit e tjerë të bankës. Ajo shtoi se vendimi është bazuar në të gjithë dokumentacionin e marrë nga Ministria e Financave dhe Banka Popullore. “Pas marrjes së…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike -Shkup ka ngritur aktakuzë për rastin “I fuqishmi”. Të akuzuar janë 13 persona, përfshi këtu deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski. Kundër tre personave, përfshi këtu Milloshovskin është ngritur aktakuzë ndërsa kundër 10 personave tjerë është hapur propozim për aktakuzë. Këtë rast e hapi Prokuroria Speciale në Mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast. PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur…

Lexo më Shumë