Author: Hamdi Kumanova

Zoran Zaev dha dorëheqjen nga ulësja e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, njoftoi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. “Deputetit Zoran Zaev nuk i vlen mandati i deputetit sepse ai ishte në listën e kandidatëve të zgjedhur, KSHZ-ja duhet të informojë Kuvendin për të verifikuar mandatin e tij të ri”, tha Xhaferi. Kuvendi verifikoi gjithashtu mandatin e deputetit të ri Bedri Fazli nga BDI me 61 vota “për”, një deputet votoi kundër dhe dy abstenuan. Më herët, Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit, të cilën ai e paraqiti pas reagimit të Komisionit për Anitkorrupsion, sepse vëllai i tij Fatmir…

Lexo më Shumë

Prej nesër fillon pagesa për pensionet e gushtit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensioneve në kushte të rrezikut nga Kovid-19. Ngritja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave, për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela, do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit: Të mërkurën, më 26 gusht, pagesa e pensioneve në lartësi deri në 11.000 denarë; Të enjten, 27 gusht, pagesa e pensioneve në lartësi prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë; të hënën, 31…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë kërkesat për ndërrimin e kreut të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. Nismëtarët e kësaj iniciative hapën një kanal në YouTube, në të cilin postuan një video ku thonë se një numër i madh i anëtarëve të Komitetit Komunal të Aerodromit vendosën të mbështesin iniciativën e tyre. Ata thonë se mënyra e vetme për të shpëtuar partinë është mbajtja e një kongresi të jashtëzakonshëm. Mbështetja për idenë e thirrjes së një kongresi të jashtëzakonshëm në Komitetin Komunal të Aerodromit është e madhe. Partia është në një gjendje të dëshpëruar. VMRO DPMNE nuk ka qenë kurrë më e dobët. Asnjëherë në historinë…

Lexo më Shumë

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në rrjetin social Facebook, ka komentuar ngjarjet e fundit brenda BDI-së. Sipas Taravarit konfliktet brenda BDI-së, kanë qenë të trilluara për të defokusuar opinionin nga premtimi për kryeministrin shqiptar. “Konfliktet brenda BDI-së ishin të trilluara, për të defokusuar opinionin shqiptarë në RMV, për mosrealizimin e premtimit të vetëm të tyre në kēto zgjedhje parlmentare, KM shqiptar”, shkruan Arben Taravari në Facebook.https://www.facebook.com/v8.0/plugins/post.php?app_id=&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df72a8ab5ed458e%26domain%3Dtv21.tv%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Ftv21.tv%252Ff37869c27a59a%26relation%3Dparent.parent&container_width=610&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farben.taravari%2Fposts%2F10223604182273703&locale=de_DE&sdk=joey&width=696

Lexo më Shumë

I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të mërkurën të dorëzojë në Kuvend përbërjen e qeverisë së re, që më pas të caktohet edhe seanca për votimin e saj nga 62 deputetët që përbëjnë shumicën parlamentare. Qeveria votohet me shumicë të thjeshtë apo 61 nga 120 ulëse sa numëron Kuvendi. Partitë e koalicionit LSDM dhe BDI thonë se tashmë kanë harmonizuar gjithë programin partiak për qeverisje të plotë katërvjeçare. Nga BDI-ja ndërkohë kanë vazhduar me deklarata kontradiktore nëse ka ose jo pakënaqësi brenda kësaj partie për ndarjen e resorëve, që mund të rrezikojë edhe votimin…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës, prej sot (e martë), 25 gusht 2020 e deri më 28 gusht (e premte), do të realizohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021. Universiteti ynë, edhe pse në kushte pandemie, ka bërë të gjitha përgatitjet dhe ka vënë në dispozicion të plotë të gjitha shërbimet e administratës, me qëllim që t’ua lehtësojë procedurat për aplikim kandidatëve, të cilët dëshirojnë t’i regjistrojnë studimet në Universitetin tonë. Sipas konkursit të shpallur, të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që e kanë kryer maturën shtetërore ose maturën ndërkombëtare.…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 127 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1768 mostrave. Më shumë raste të reja ka në Shkup-38, Kumanovë-23, Dibër-1, Stip-3, Prilep-15, Tetovë-8, Strugë-2, Veles-5, Manastir-1, Ohër-1, Kavadarci-1, Gostivar-12, Strumica- 1, Probistip-3, Pehchevo-2, Berovo-3, Vinica-1, Delchevo-3, Sveti Nikole-3, Negotino-1. Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë pesë persona. Një paciente nga Kriva Pallanka në moshën 69 vjeçare, dy pacientë nga Gostivari të moshës 77 dhe 63 vjeçe, një pacient nga Negotina i moshës 69 vjeçare si dhe një…

Lexo më Shumë

Komuna e Kërçovës publikoi njoftim për punësimin e 45 personave të papunë nga familje sociale të rrezikuara. Ata do të përfshihen në realizimin e punëve publike në territorin e Komunës së Kërçovës. Njoftimi i referohet angazhimit në punët publike të kandidatëve të zgjedhur dhe atyre do t’u paguhet një kompensim në para i përcaktuar me marrëveshje që rregullon të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese, si më poshtë: Gjashtë persona me orar të shkurtuar dhe kompensim monetar në shumën bruto prej 7,600 denarë dhe 39 persona me orar të plotë dhe kompensim monetar në shumën bruto prej 11.800 denarë. Angazhimi…

Lexo më Shumë

Sot pritet përzgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, ndërsa ata priten të jenë gjithsej 5. Deputeti nga koalicioni “Tash është koha” Skender Rexhepi-Zejdi , i pyetur nga TV21, se a pritet që koalicioni i tyre të ketë një nënkryetar, ai tha: “Në parim së pari do të diskutojmë numrin e nënkryetarëve, që pastaj nëse opozitës do t’i takoj një nënkryetar, pse të mos jete ai nga opozita shqiptare”. Rexhepi gjithashtu tha se së pari do të dëgjojnë arsyetimin e propozimit për zgjedhjen e nënkryetarëve. Më pas, sipas tij, nëse vendoset që njëri nënkryetar t’i takojë opozitës shqiptare, atëherë për emrin do…

Lexo më Shumë

Në qershor të këtij viti, 75.3 për qind e energjisë elektrike të shpenzuar në vend ka qenë nga burimet vendore, tregojnë të dhënat e Entit shtetërorë për statistikë (ESHS). Konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë në qershor është: 477 863 megavat orë energji elektrike, 18.229 milion metër kub gaz natyror, 294.530 ton qymyrguri dhe 83,355 ton produkte të naftës. Nga konsumi i përgjithshëm i qymyrgurit, 94.6 për qind llogariten nga prodhimi i energjisë elektrike.

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit të propozuar nga prokuroria Momir Maletiq i punësuar si disenjues i zgjidhjeve teknike në Erikson Telekomunikime Maqedoni nga viti 2008 deri në vitin 2015, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën “Target-Fortesa” e cila ka të bëjë për ndjekje të paligjshme të komunikimeve. Në vitin 2012, tha dëshmitari, njëra ndër detyrat e mia ishte mbajtja e pajisjeve të ndërmjetësimit (LIIMS) ku ishin hapësirat e DSK-së në MPB. “Në atë kohë ka pasur katër pajisje të ndërmjetësimit për ndjekjen e komunikimeve. Telekomi posedonte dy pajisje të këtilla, dhe nga një në ONE dhe VIP.…

Lexo më Shumë

Gjatë kontrollit të automjetit motorik nga një shtetas bullgar në afërsi të fshatit Sushica dje policia zbuloi dhe konfiskoi 2.000 kuti me cigare. Shtetasi bullgar G.S.K. (45) dje rreth orës 20:00 është arrestuar në stacionin policor Strumicë, për shkak të dyshimit për vepër të bërë penale “kontrabandë” sipas nenit 278 nga Kodi penal. “Në rrugën magjistrale në afërsi të fshatit Sushicë, rajoni i Strumicës, nëpunësit policorë nga SPB Strumicë kanë kryer kontroll në automjetin transportues ‘volvo’, të cilin e drejtonte G.S.K. me ç’rast gjetën dhe konfiskuan 2.000 kuti me cigare. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të…

Lexo më Shumë