Author: Hamdi Kumanova

Gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend vazhdon më 4 shtator me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, pasi seanca e sotme përfundoi me prezantimin e dëshmive materiale. Më 4 shtator duhet të dëgjohen 15 deputetë, përfshirë Trajço Dimkov, Ivan Stoilkoviç, Ljupço Dimkovski, Ljiljana Kuzmanovska, Dragan Danev, Pançe Minov, Blagoja Despotovski dhe të tjerë. Me propozimin e ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, në seancën e sotme u paraqit video-incizim i vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, më 27 prill të vitit 2017. Së pari, u publikua pjesa e…

Lexo më Shumë

Këshilltari i BDI-së në Ohër Nefi Useini dhe vëllau i tij Ibro Useini janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim tetë ditor për shkak sulmit ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topaloski, thonë nga MPB, transmeton Telegrafi.com, përcjell INA. Policia nuk ka mundur t’i gjej gjashtë ditët e kaluara, ndërsa jozyrtarisht, tani vet janë paraqitur në stacionin policor.Gjykata atyre u ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditëve për shkak mundësisë për përsëritje të veprës, ndikim mbi dëshmitarët dhe arratisje. Të dy dyshohen se kanë bërë veprën penale dhunë dhe armë mbajtje pa leje.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se komfor raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili ka të bëjë në periudhën nga data 17 e deri më 23 gusht janë bërë 11.129 testime të virusit SARS-CoV-2. Janë regjistruar gjithsej 839 raste të reja pozitive prej 29 qyteteve në shtet dhe ulje prej 7,0 për qind, në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=281; 33,5 për qind). Në këtë periudhë, numri i rasteve të reja të konfirmuara është nën 20 persona, në 16 qytete në vend. “Përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit…

Lexo më Shumë

Me ceremoni solemne dhe në prani të shumë funksionarëve dhe diplomatëve në Shkup, shënohet ditëlindja e nobelistes së paqes Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Nënë Tereza u lind më 26 gusht 1910 në Shkup. Nënë Tereza tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë duke ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Nobelistja Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza për vlerat e saja jetësore nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza. Biografia e shenjtores shqiptare Më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup, lindi Gonxhe Bojaxhi (1910-1997), Nënë Tereza, Shën Tereza. Në nëntor të vitit…

Lexo më Shumë

Ish-Ministri, Naqe Çulev, dërgoi një deklaratë për publikun në lidhje me shpërndarjen e paligjshme dhe të motivuar politikisht të personave të punësuar në Ministrinë e Brendshme. “Pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve, për fat të keq duhet të përfundoj se Ministria e Brendshme është peng i lojërave politike, dhe punonjësit e këtij institucioni janë viktima të përplasjeve politike, hakmarrjes. Sot, Ministria e Brendshme është një institucion i kapur politikisht, më shumë se kurrë. Fatkeqësisht, asnjë reformë që është zbatuar në të kaluarën nuk ka arritur të heqë politikën nga ky institucion i rëndësishëm dhe domethënës, i cili duhet…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, njëherë edhe mandatari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev theksoi se tashmë ka marrëveshje me partnerët e koalicionit për emërimin e rreth 90 për qind të zëvendës ministrave të ri. “Zëvendësministrat…90 për qind janë caktuar, për shkak se ende presim përzgjedhjen e kuadrove, secili vend në pushtetin ekzekutiv varet nga kuadri, nuk është vetëm shpërndarja kush ku të marrë nderin dhe përgjegjësinë, por që varet shumë nga vetë kuadri. Për këtë them se rreth 90 për qind tashmë janë caktuar, nëse qeveria zgjidhet në një kohë para nesh, që do të ishte 3,5,7 ditët e…

Lexo më Shumë

Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë në axhendën e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një artikull të “Euractiv”, thuhet se Komisioni Europian pas metodologjisë së re, pritet të botojë në vjeshtë paketën e re të zgjerimit, e vonuar për një kohë të gjatë, e cila do të analizojë të gjithë procesin dhe do të përmbajë raporte të detajuara specifike për vendet kandidate për në BE. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për Shqipërinë, sipas sajtit të afërt me Brukselin, kushtet rëndojnë më shumë, ndërsa vendi ynë mori dritën e gjelbër në pranverë. “Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i ardhshëm i vendit, Zoran Zaev në dalje për media theksoi se viti shkollor me shumë gjasë do të fillojë më 1 tetor, raporton TV21. Zaev tha se do të angazhohen për të krijuar kushte që mësimi të zhvillohet pa pengesa.

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev para godinës së Kuvendit theksoi se Kuvendi ka nevojë për pesë nënkryetarë në mënyrë që sa më mirë të përfaqësohen grupet e ndryshme të qytetarëve. Zaev tha se në rast se VMRO-DPMNE-ja me të vërtet dëshiron të ulë numrin nënkryetarëve të Kuvendit, duhet të heq dorë nga ky post, me çka Zaev siguroi se edhe LSDM-ja do të heqë dorë nga përfaqësuesi i tyre për nënkryetarë të Kuvendit. “Në 2017 Kuvendi përcaktoi 5 nënkryetarë, nëse nuk gabohem u zgjodhën vetëm 4. Tani kemi përcaktuar 5 nënkryetarë…kjo është numër, nuk do të thotë se të gjithë…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev si mandatar për formimin e qeverisë së re, sot dorëzoi në Kuvend propozimin për përbërjen dhe programin e Qeverisë së re. Zaev i shoqëruar nga 19 ministra, tha se përzgjedhjet në ekzekutiv janë kuadër i dëshmuar. “Pres që kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi të japë kohë të mjaftueshme që deputetët mirë të njoftohen me propozim-programin, por edhe biografitë e kandidatëve të propozuar, presim debat kualitativ në Kuvend dhe që këto propozime do të mbështeten nga shumica parlamentare, me çka nga java tjetër Maqedonia e Veriut do të ketë qeverinë e re funksionale”, theksoi Zaev.

Lexo më Shumë

Pas mesnate Kuvendi ka konstatuar edhe dorëheqjen e Naser Nuredinit nga BDl. Janë konstatuar dorëheqjet e Zoran Zaevit, Lupço Nikollovskit, Radmilla Shekerinskës, Oliver Spasovskit, Milla Carovskës dhe Nikolla Dimitrovit. Në vend të tyre janë verifikuar mandatet e deputetëve të rinj- Dragica Gjavoçanova, Zekir Ramçilloviq, Belkisa Zeqiri, Sllavjanka Petrovska, Snezhana Kaleska- Vançeva dhe Mirosllava Bogdanovski. Konstatimet e dorëheqjeve të ministrave të ardhshëm dhe verifikimet e mandateve të deputetëve të rinj është mbajtur në seanca të posaçme parlamentare. Pas konstatimit të dorëheqjeve dorëzohet informatë deri te KSHZ e cila dërgon raport deri te Kuvendi me emrin e deputetit të ri ku pason…

Lexo më Shumë