Në vend, gjatë 24 orëve të kaluara, u regjistruan 89 raste të reja me Kovid-19 nga 1.529 testime. Kanë ndërruar jetë shtatë pacientë, ndërkaq janë shëruar 215. Ndërkohë, në video konferencë me temë Kovid-19 në vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqia dhe Bullgaria, shtetet nga rajoni u dakorduan të përpunojnë protokoll për hapje të kufijve. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, prej fillimit të epidemisë është 14.004, numri i pacientëve të shëruar është 10.722, i të vdekurve 585, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.697. Në Klinikën infektive, në 24 orët paraprake…
Author: Hamdi Kumanova
Kriza me Kovid-19 është arsyeja e ndërprerjes së të gjitha kontakteve ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Hekurudhat e RMV-Transporti në lidhje me mundësinë e përdorimit të biletës së kombinuar për tren dhe transport publik, si dhe përfitime tjera për pasagjerët që i përdorin këto mjete të transportit masiv. Qyteti i Shkupit informon për “Meta.mk” se të punësuarit në sektorin e tyre të trafikut kanë pas kontakte me Hekurudhat e RMV-Transporti për të harmonizuar oraret e trenave të udhëtarëve dhe transportit publik, por situata me krizën kovid-19 i ka ndërprerë të gjitha kontaktet e mëtutjeshme. . Qyteti i Shkupit sqaron se…
Me rastin e festës fetare të Shën Mërisë, kur pritet numër i madh i besimtarëve t’i vizitojnë tempujt fetarë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të respektohen masat preventive dhe rekomandimet për mbajtje të pajisjes mbrojtëse (maska apo shami), mbajtje të distancës prej së paku një metër e gjysmë deri dy metra, larje të shpeshtë të duarve dhe dezinfektim të duarve, si dhe evitim të grupimeve më të mëdha. Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore me rastin e festës ka angazhuar nëntë ekipe mjekësore për rajonin e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rajonin e kishës së Shën Mërisë do të…
Me rastin e festës fetare të Shën Mërisë, kur pritet numër i madh i besimtarëve t’i vizitojnë tempujt fetarë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të respektohen masat preventive dhe rekomandimet për mbajtje të pajisjes mbrojtëse (maska apo shami), mbajtje të distancës prej së paku një metër e gjysmë deri dy metra, larje të shpeshtë të duarve dhe dezinfektim të duarve, si dhe evitim të grupimeve më të mëdha. Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore me rastin e festës ka angazhuar nëntë ekipe mjekësore për rajonin e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rajonin e kishës së Shën Mërisë do të…
Mandatari Zaev në Kuvend e ka dorëzuar propozimin për qeverinë e re së bashku me biografinë e ministrave që deputetët të njihen me ministrat e rinj. Në biografinë e Zaevit krahas karrierës profesionale, shkruhet se është rritur në familje tradicionale dhe modeste që është marrë me bujqësi dhe se që nga mosha e re është kyçur në biznesin familjar bujqësor. Zaev u bë sinonim për guxim dhe prirës në luftën për drejtësi, liri dhe demokraci, shkruhet në biografinë e tij. Për Goran Milevski, lideri i PLD, shkruhet se para se të bëhet deputet, ka qenë profesor i ekonomisë në një…
Ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së, Vesna Damçevska-Ilievska mbrëmë është kërcënuar, për shkaqe që ajo thotë, se ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo kërcënuesin e ka paraqitur në polici ndërsa thotë se është një i ri që është nxitur nga udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së. Ajo është pjesë e iniciativës për dorëheqjen e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski dhe organizimin e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë pas humbjes në zgjedhjet kuvendare në Maqedoni. “Kërkesa për dorëheqje është akt demokratik. Por, dërgesa e objekteve kërcënuese para shtëpisë së një ish-deputetje vetëm se ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari është e…
Shtyrja e vitit shkollor për më 1 Tetor ka dëshpëruar disa udhëheqës të shkollave dhe mësimdhënës pasi shumë prej shkollave tashmë kishin kryer përgatitjet e fundit për mësim nga shtatori. Drejtuesit e Shkollës Fillore “Liman Kaba” të fshatit Luboten kanë dorëzuar kërkesa që mësimi të realizohet me prani fizike për shkak të numrit të ulët të nxënësve në klasa. “Nuk kemi arsimtarë që nuk është dakord që të jetë prezent në shkollë, të gjithë shprehin gatishmëri që mësimi të filloj me prezencë fizike, mund të them që kanë qenë edhe të dëshpëruar për këtë afat që nuk arritëm të fillojmë…
Qytetari i Maqedonisë V.D. është i dyshuar i dytë në vrasjen e dyfishtë në qytetin Sliema në Maltë. Mediat në Maltë shkruajnë se ai ishte arrestuar nga policia pas një përndjekje dramatike nëpër disa qytete. Ai është gjetur në një hotel ku është fshehur dhe për të kapur të njejtin është dashur që të evakuohet i gjithë hoteli, për të mos pasur shqetësim të vizitorëve të hotelit nga aksioni policor. I dyshuari për vrasje ka qenë i punësuar në një lokal nate në vendin e quajtur Pacevil. I dyshuari i parë për vrasjen është shtetas i Shqipërisë kurse V.D është…
Shkruan Agron SHAQIRI Në kohërat e reja, në komunikimet dhe tendencat moderne krijohen disa forma të reja shoqërimi dhe veprimi, sipas linjave të reja ndarëse me matricat mendore të trashëguara. Rritja e luftës së kulturave, korrektësia politike dhe “epidemia e fundit e kulturës” krijojnë një mjedis në dukje të favorshëm për shtypjen e formave të ashpra të shoqërimit, siç është nacionalizmi, por nga ana tjetër krijojnë hapësirë për ngritjen e formave të reja, moderne të nacionalizmit me paketime tjera e në përputhje me interesin politik, me tendencat sociologjike dhe me interesat ekonomike, e gjitha kjo pëmes formave dominuese të shprehjes…
Në Universitetin e Tetovës vijon regjistrimi i studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021. Në ditën e parë dhe të dytë, interesimi i kandidatëve – studentëve të rinj ka qenë sipas parashikimeve të drejtuesve të njësive akademike – fakulteteve. Ata thonë se oferta arsimore – shkencore e këtij institucioni, ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të cilët aplikojnë në programet dhe drejtimet studimore që i ofron Universiteti i Tetovës. Puna efikase e shërbimeve administrative, informacioni i pasur me udhëzimet e detajuara për mënyrën e aplikimit elektronik, kanë ndikuar që ky proces të zhvillohet normalisht edhe në kushte pandemie.…
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi disa vendime për hapjen e shkollave dhe mbarëvajtjen e mësimit për vitin e ri shkollor. Vendimi i parë ka të bëjë me protokollet e miratuara për mësimin me prezencë fizike për shkollat fillore dhe të mesme. MASH-i detyrohet të ndërrojë kalendarin për fillimin e vitit shkollor më 1 tetor. Qytetarët e Kosovës duhet të paraqesin TEST PSC negativ edhe për tranzit në vendin tonë. Qeveria pranoi mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për të mos pranuar kërkesat për ndryshime në protokollin për funksionimin e ambienteve të hotelierisë, d.m.th. të ndalohen organizimet e festave me…
Në Parlamentin Republikan po përgatitet platformë që edhe deputetët të mund të mund të punojnë dhe votojnë nga shtëpia ose nga zyrat e tyre të punës, por ende nuk janë precizuar detajet se si do të realizohet ajoShkup, 26 gusht – Si rezultat i pandemisë me koronavirusin, seancat plenare të Parlamentit janë transferuar në sallën “kupola”, në të cilën më lehtë mund të mbahet edhe distanca mes deputetëve, ndërsa Qeveria teknike muajve të fundit në vazhdimësi mbanë mbledhjet e saj onljan. Në Parlamentin Republikan po përgatitet platformë që edhe deputetët të mund të mund të punojnë dhe votojnë nga shtëpia…

