Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 82-të miratoi mendimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në lidhje me organizimin e festave në lokale, transmeton Portalb.mk. Qeveria pranoi mendimin e Komisionit që të refuzohet kërkesa për ndryshimin e Protokollit për punën e objekteve hotelerie. “Në seancën e sotme, Qeveria e pranoi edhe mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që të mos pranohet kërkesa për ndryshimin e Protokollit për punën e objekteve hotelerie, gjegjësisht të qëndrojë ndalesa për organizimin e festive me muzikë (dasma, matura, përgëzime dhe të ngjashme) me qëllim ndërprerjen e shpërndarjes së virusit. Në këtë seancë, Qeveria…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 82-të miratoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në lidhje me udhëtarët që janë shtetas të Kosovës. “Të gjithë udhëtarët, shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, duhet të kenë test PCR me rezultat negativ”, thuhet në njoftimi e shtypit qeveritar, njofton Telegreafi Maqedoni. Testi negativ PSR i shtetasve të Kosovës nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe kjo do të vlejë edhe për udhëtarët tranzit. Ndryshe, propozimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse u dërgua në Qeveri, përkatësisht më 19 gusht./Telegrafi/
Rasti “Monstra” duket larg përfundimit. Në seancën e parë të caktuar pas pushimeve vjetore, avokatët e palës mbrojtëse kishin përgatitur një listë provash materiale dhe verbale. Në mesin e personave që ata kanë kërkuar të dëshmojnë janë ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i Ilindenit, Zhika Stojanovski. Ndërkaq, avokati Naser Raufi tha se këta dëshmitarë mund ta dyfishojnë listën e provave. Naser Raufi, avokat i palës mbrojtëse “Prej dëshmitarëve verbal, janë për shembull kryetari i komunës së Ilindenit Zhika Stojanovski, se në stadiumin e gjykimit kur erdhi aktgjykimi i parë praktikisht, nuk lejuan që të vije…
Zoran Zaev i mandatuar për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut i dërgoi të mërkurën (26 Gusht) parlamentit emrat e kabinetit qeveritar nga ku zëvendës kryeministri dhe 5 ministra do të jenë shqiptarë sikurse në 100 ditët e fundit të qeverisë kryeministri do të jetë shqiptar. Në Kërcovë bastion i BDI i dërguari Topchannel Muhamed Veliu intervistoi liderin e partisë më të madhe të shqiptarëve, Ali Ahmeti. Zoti Ahmeti tregon për Top Channel se si u arrit marrëveshja për qeverinë e re. Ai thotë se të dyja forcat fituesve në zgjedhje hoqën dorë nga barrikadimet duke marrë…
Biznesmeni Adrian Amzoski nga ndërmarrja e Strugës “Drim Bilding” kërkon kompensim prej 195.000 eurosh për rastin e Lidhjes Ndërkombëtare. Kjo është 38.000 euro më pak se shuma që prokuroria ka deklaruar që Amzoski i ka paguar organizatës së Boki 13 për projekte fiktive. Sipas Prokurorisë i mashtruar është edhe biznesmeni Siljan Micevski. Ai i ka paguar rreth 720.000 euro një pensionisteje për projekte përmes Lidhjes së Boki 13, pas së cilës këto para i ka marrë asistentja e ish-pronarit të 1TV, Bojan Jovanovski. Micevski sot nuk erdhi në gjykatë për të treguar nëse dhe sa kërkon dëmshpërblim. Ai këtë mund…
Qendra për edukim dhe zhvillim (CED) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) po fillojnë fushatë publike për ta shpallur Malin Sharr si një park kombëtar. Fushata në terren do të zhvillohet me përfshirje të drejtpërdrejtë, informimin dhe konsultimin e popullatës lokale, bizneseve private dhe të gjithë palëve të interesuara që gravitojnë në zonën e Parkut të ardhshëm Kombëtar, në mënyrë që të informohen mirë dhe të njihen me atë që është një park kombëtar, cilat janë përfitimet , përfshirë aspektet socio-ekonomike dhe pse Mali Sharr duhet…
Qendra për Shëndet Publik ka regjistruar tre raste të reja Covid-19 në 24 orët e kaluara në rajonin e Tetovës. “Nga një rast të ri ka në komunat e Tetovës, Bërvenicës dhe Bogovinës”, informoi mjekja Zorica Zafirovska, specialiste për epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik Tetovë./Telegrafi/
Duke marrë parasysh që kohën e fundit u hapën te gjitha objektet hotelierike, bastoret etj, u mbajtën tubime partiake ku kishte mijëra të pranishëm dhe duke mos respektuar masat për mbrojtje nga Covid 19, fshehurazi po organizohen : dasma, koncerte, festa për ditëlindje etj.Ne si Studentë mendojmë se jemi të diskriminuar nga moshapja e leximoreve të cilat janë thelbësore për ngritjen e Studentëve në aspektin intelektual.Kuptojmë se situata është delikate dhe nuk mendonim se është e patjetërsueshme hapja e leximoreve, por duke marrë parasysh se gjithcka tjetër u hap, mendojmë se është e arsyeshme edhe hapja e leximoreve.Studentët janë të…
Kryetari i LSDM-së dhe mandatari për qeverinë e re, Zoran Zaev, dorëzoi listën e ministrave, ndërsa unë me kënaqësi pranova të drejtoja përsëri Ministrinë e Shëndetësisë, ka shkruar në profilin e tij në Facebook Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shkruan se drejtimi i sistemit të kujdesit shëndetësor për tre vitet e fundit ka qenë një sfidë e madhe, veçanërisht në gjashtë muajt e fundit që nga fillimi i coronavirusit. “Unë nuk u dorëzova në asnjë moment. Kam punuar në promovimin e shëndetit, përmirësimin e kushteve të punës së profesionistëve të shëndetit, kushteve dhe kujdesit për pacientët, vetëm në interes…
Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit e informon opinionin se kanë sjell vendime me të cilat çmimi i përgjithshëm i energjisë për ngrohje të tre kompanive në territorin e Qytetit të Shkupit mesatarisht zvogëlohet në mënyrë jo të konsiderueshme. “Me këto vendime me të cilat ka ulje jo të konsiderueshme të çmimit të energjisë për ngrohje, faturat që i marrin konsumatorët e përfshirë në BEG, ELEM Enegjetika dhe Shkup Veri praktiksiht do të mbesin në nivelin e njëjtë si në sezonin e kaluar të ngrohjes. Duke e pasur parasysh periudhën jashtëzakonisht të ndërlikuar në të cilin gjendemi me…
Luftë për çdo vend pune, ruajtje të potencialit dhe kapacitetit të kompanive dhe mbajtjen e pagave dhe pensioneve me tendencë për rritjen e tyre sapo të kalojë kriza me Kovid-19, premtoi mandatari Zoran Zaevi i cili sot deri te Kuvendi i dorëzoi përbërjen dhe programin e qeverisë së re. Paralelisht me këtë paralajmëroi edhe vendosjen e komisioneve të cilat do të punojnë në pastrimin e gjyqësorit dhe kontrollimin e pronës dhe parave të funksionarëve, si dhe përgatitje të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian. Pritjet janë se nga fundi i tetorit apo në fillim të nëntorit do të mbahet konferenca…
Nënë Tereza është simbol i humanitetit të pafund, të dashurisë ndaj njeriut, kujdesit dhe dhembshurisë ndaj të sëmurëve dhe të varfërve dhe të atyre jo aq me fat në jetë, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin në manifestimin “Ditët e Shën Nënë Terezës”, që u mbajt sot në sheshin “Maqedonia” me rastin e 110 vjetorit të lindjes së saj. Në mënyrë solemne ishte zbuluar pllaka përkujtimore e restauruar në vendin e shtëpisë së lindjes të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Tereza në qendër të Shkupit. Para kësaj pllake përkujtimore e cila e simbolizon shtëpinë e lindjes të kësaj…

