Author: Hamdi Kumanova

Nga Gjykata e Ohrit nuk janë të kapshëm për të treguar nëse do ta pranojnë ofertën e vëllezërve Useni, që të lirohen nga paraburgimi. Këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi dhe vëllai i tij Ibro Useini ofruan gjithsej 20 mijë euro për të dalë nga paraburgimi 8 ditor, ose nga 10 mijë euro para të gatshme si garanci se nuk do të arratisen. Vëllezërit Useini duan që paraburgimi i tyre të zëvendësohet me arrest shtëpiak, ose me një masë edhe më të butë, të jenë në liri. Për kërkesën e tyre duhet të vendosë Këshilli Penal i Gjykatës së Ohrit,…

Lexo më Shumë

Nga pozita e mandatarit, Zoran Zaev, sot paralajmëroi miratimin e një ligji të ri për pensionim. Sipas Zaevit, të ardhurat në Fondin e Sigurimeve Pensionale janë në rritje, kështu që ekziston një mundësi për qytetarët që duan të dalin në pension më herët, ta bëjnë këtë përmes blerjes së stazhit. Megjithatë, informacionet fillestare janë se nuk do të mund të blihen më shumë se 5 vjet. Të ardhurat në Fondin Pensional po rriten edhe në kohë të krizës me koronën, nga shtatë deri në tetë për qind. Para krizës, ato shënuan rritje deri në 12-13 për qind. Fondi, siç e…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE do të marrë pjesë nesër në debatin e seancës parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev dhe siç ka deklaruar sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski, do të votojë “kundër”. “Absolutisht se do të marrim pjesë dhe do të votojmë ‘kundër’. Në atë debat ku do të marrim pjesë, kemi mijëra arsye ku do të diskutojmë për kuadrot e reja-vjetra, kuadro kriminale të LSDM-së ku janë përmbushur afera kriminale me nepotizëm dhe afera tjera dhe skandale që i kanë ndjekur në vitet e kaluara. Ashtuqë kjo qeveri të cilën e…

Lexo më Shumë

Këshilli organizativ i protestave në Kërçovë kundër rritjes së energjisë elektrike bëri të ditur se protesta e paralajmëruar për ditën e sotme do të shtyhet për javën tjetër. Siç bëjnë të ditur nga Këshilli organizativ protesta është shtyrë për shkak të festës fetare ortodokse. Në njoftimin e këshillit organizativ drejtuar qytetarëve të komunës së Kërçovës thuhet: “Të dashur qytetarë të Kërçovës, Ne, si këshill organizativ i protestës publike në Kërçovë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duam t’ju informojmë se për shkak të zgjerimit të këshillit organizativ, si dhe koordinimit me qytetarë nga bashkësi të tjera etnike që jetojnë…

Lexo më Shumë

Gjashtë avion bombardues amerikanë të tipit B-52 sot do të fluturojnë mbi qiellin e 30 vendeve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kjo sot është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell INA. “SHBA sot do të tregoj përkushtimin e saj të fortë në NATO me gjashtë bombardues B-52, që do të fluturojnë mbi 30 shtetet anëtare. Ata do të jenë të shoqëruar nga dhjetëra fluturake të tjera të Aleancës. Duke punuar bashkë, i përkushtohemi misionit tone thelbësor: shmangien e agresioneve, parandalimin e konflikteve dhe ruajtjen e…

Lexo më Shumë

Është herët të diskutohet për shpërndarjen e posteve të drejtorëve me BDI-në pasi nuk është me rëndësi kush do të udhëheq, por nëse kuadrot përgjigjen për ato vende, ka thënë mandatari Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kur më së voni do të dihen emrat e drejtorëve të rinj të institucioneve më me rëndësi në Qeverinë e re. “Në qeverinë e kaluar u bëra kryeministër më 1 qershor 2017, ndërsa për këtë vendosëm diku në gusht, pse, pasi nuk bëhet shpërndarje e ashpër se kush ku do të ketë përgjegjësi, por kuadrot që ofrohen në tryezë si…

Lexo më Shumë

TV21 mëson jozyrtarisht se Naser Zyberi do të emërohet Avokat i popullit në Maqedoninë e Veriut. Konfirmim zyrtar nga Zyberi ende nuk ka por burime të TV21, thonë se Zyberi do të jetë pasuesi i Ixhet Memetit, të cilit mandati i skadon më 24 dhjetor 2020, përcjell INA. Sipas kushtetutës Avokati i Popullit zgjidhet nga Kuvendi me mandat 8 vjeçar. BDI në fushatën parazgjedhore Naser Zyberin e paraqiti se kryeministër të ardhshëm të vendit. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në konferencën pas mbledhjes së këshillit të partisë më 19 gusht, i pyetur se çfarë do të bëhet me Naser Zyberin,…

Lexo më Shumë

Shoqata e Bankave të Maqedonisë informon publikun se ditët e fundit ka pasur një njoftim me informacion të pasaktë për situatën në sistemin bankar dhe bankat individuale, të cilat mund të shkaktojnë huti midis qytetarëve. “Bëhet fjalë për të komentuar situatën në sistemin bankar dhe për bankat individuale në një mënyrë dashakeqe që sjell huti tek popullata. Përdorimi i rrjeteve sociale dhe publikimi i gjysmë të vërtetës, të pavërtetat ose interpretime të shtrembëruara të informacionit të caktuar mund të çojnë në panik dhe konfuzion të panevojshëm dhe të ketë një efekt veçanërisht të dëmshëm në perceptimin e qytetarëve për bankat.…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se furnizimi i vaksinës kundër Kovid-19 do të kryhet përmes mekanizimit KOVAKS pranë Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH). “Mekanizimi kovaks është mekanizëm i OBSH-së e cila do të sigurojë shpërndarje të barabartë të sasisë adekuate të vaksinës konform popullatës në disa vende, derisa nuk arrihet 20 përqindëshi që popullata të vaksinohet. Lidhur me aktivitetin e BE-së, ata kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me kompaninë Astra Zeneka për vendet anëtare të BE-së dhe ne kemi marrë shkresë me ofertë nga Polonia përmes ambasadorit polak në vendin tonë”, ka thënë Filipçe dje në intervistën për Televizion Klan.…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 në zonën e fshatin Staro- Sellë të Tetovës, zyrtarët e policisë kufitare gjatë aktiviteteve të rregullta kanë zbuluar dy emigrantë nga territoret palestineze që kanë lëvizur në këtë rajon. Dy persona janë ndaluar për procedime të mëtejme, përcjell Gazeta Express. Duke kryer aktivitete të rregullta, zyrtarët e policisë nga stacioni për mbikëqyrje kufitare Rogaçevë gjetën dhe ndaluan dy persona, sipas tyre nga territoret palestineze të cilët nuk kishin asnjë dokument identifikimi. Të dy personat u sollën dhe u mbajtën në stacionin policor në Tetovë për procedura të mëtejme”, informojnë nga SPB Tetovë. Më 13…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja vlerëson se iniciativa për kongres të jashtëzakonshëm me qëllim shkarkimin e Hristijan Mickoskit nga pozita e liderit të partisë është montazh, pas së cilës qëndron koalicionit i ri qeveritar. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski thotë se do të duhej që në fakt institucionet kompetente të hetonin se kush qëndron pas iniciativës, duke u shprehur “Institucionet kompetente do të duhej ta hetonin se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me këtë iniciativë, nëse këto institucione nuk do të ishin të kapura nga Zoran Zaev”.

Lexo më Shumë

Sot në ora 19:00, në Tetovë është paralajmëruar sërish protestë kundër vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE) për shtrenjtimin e rrymës për 7,4%, njofton Portalb.mk. Protesta do të mbahet në Sheshin Iliria në Tetovë. Kjo është protesta e katërt me radhë. Organizatorët e protestës kanë hapur një faqe në Facebook, kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me emrin “BOLL MË”. Dje në këtë faqe janë publikuar disa video ku persona të njohur të skenës shqiptare si dhe qytetarët e Tetovës japin përkrahjen e tyre duke udhëzuar dhe të tjerët për të marrë pjesë në protestat e sotme. Ndërkaq, javën e kaluar…

Lexo më Shumë