Shteti Lube Boshkoskit duhet t’i paguajë 5720 euro deri më 1 dhjetor. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg solli vendim mbi ankesën e Boshkoskit për gjykim të padrejtë në rastin “Fushata”, ku ai u dënua me pesë vjet burg për financim të paligjshëm politik.
Gjykata vendosi që lideri i partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” të merr 4,500 euro si dëm jomaterial dhe 1,220 euro kompensim të shpenzimeve. Ankesa për gjykim të padrejtë u pranua në pjesën e dëgjimit të dëshmitarit kryesor të mbrojtur – dëshmia në bazë të së cilës ai u dënua dhe në pjesën e përjashtimit të publikut nga procesi në tre raste.



