Me 28.08.2020 në ora 17.40 zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Hristo Tatarcev”, e arrestuan R.S.(32) nga Shkupi pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur një material pluhur i bardh, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Author: Hamdi Kumanova
Me 28.08.2020 në ora 13.30 nga zyrtarët policor nga SPB Shkup nga bulevardi “Brigada e 12 Maqedonase” është arrestuar M.P.(33) nga Republika e Greqisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve se e ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Aerodrom për procedurë të mëtutjeshme.
Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dërgoi urim për shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe gëzim në shtëpitë dhe paqe drejt besimtarëve ortodoksë, të cilët sot e festojnë Shën Mërinë. “Qytetarë të dashur, besimtarë të fesë ortodokse, Më paraqet kënaqësi t’Ju uroj festën e madhe të Shën Mërisë. Do të doja t’Ju dërgoj urime të sinqerta për shëndet të mirë para së gjithash, për qetësi shpirtërore dhe gëzim në shtëpitë dhe paqe mes jush dhe familjarëve tuaj. Gjatë muajve të kaluar, jemi të përballur me të gjitha sfidat të cilat i sjellë pandemia e virusit të cilat mund të kenë pasoja…
Euroambasadori Samuel Zhbogar pas vizitës së sotme në Kumanovë lidhur me pritjet e tij për procesin negociues dhe konferencës ndërqeveritare e caktuar më 10 nëntor të këtij viti, ka thënë se pas pushimeve verore pritet të vazhdojnë negociatat për kornizën negociuese. “Mendoj se shtetet anëtare ende e diskutojnë kornizën negociuese, kuptohet se tani janë pushimet verore dhe pres që në shtator pasi të fillojë puna, shtetet anëtare përsëri të mblidhen, me qëllim të diskutojnë kornizën negociuese dhe kuptohet me këtë ta miratojnë. Pasi të ndodhë kjo do të mund të caktohet data për konferencën e parë ndërqeveritare, por ne të…
Po keqësohet gjendja epidemiologjike në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ndërsa e gjithë kjo për shkak të mosrespektimit masiv të rekomandimeve për mbrojtje, deklaroi për MIA-n, epidemiologu Mentor Mela. Duke komentuar të dhënat e sotme për nëntë të infektuar dhe dy të vdekur në këtë territor, Mela ka shtuar se numri është me të vërtetë i madh. “Në 24 orët e fundit ka pasur nëntë të infektuar të rinj dhe dy të vdekur të moshës 43 dhe 86 vjeç që për zonën tonë me të vërtetë është numër i lartë. Viktimat janë nga komuna Qendër Zhupë. Numri total i viktimave…
VMRO-DPMNE heq dorë nga posti i nënkryetarit të Kuvendit. Zëdhënësi i partisë, Dimçe Arsovski ka thënë se as nuk do të pranojnë dhe as nuk do të propozojnë kandidat për nënkryetar, ndërsa ka kundërshtuar edhe numrin e lartë prej pesë nënkryetarëve për të cilët tha se janë vetëm shpenzime të panevojshme. “VMRO-DPMNE publikisht u prononcua se as nuk pranon dhe as nuk do të propozojë nënkryetar të Kuvendit. Për këtë hap që e ndërmarim kemi dy arsye. E para është se ka aq shumë nënkryetar dhe ekonomikisht është e paarsyetueshme sepse shpenzohen paratë e qytetarëve dhe arsyeja e dytë se…
Tani për tani nuk janë paraparë masa të posaçme për mbrojtje nga Kovid-19 në rajonin e Maleshevisë, ku gjatë disa javëve të fundit, në mënyrë konstante po rritet numri i të sëmurëve nga koronavirusi. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me gjendjen me pandeminë në Dellçevë, Berovë, Pehçevë dhe M. Kamenicë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se nuk janë paraparë masa restriktive shtesë për këto komuna. “Tani për tani nuk parashohim masa të tilla për komunat e këtij rajoni. Por ne kemi plan, megjithatë ai plan, sipas të gjitha gjasave, do të jetë në fuqi dhe mundësi…
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup mirëpret vendosjen e ndërtimit të Kampusit universitar të UNT-së mes prioriteteve të qeverisë së re 2020-2024. Kompleksi universitar i UNT-së si nevojë imediate për tu zhvilluar procesi studimor, dhe për të pasur kushte optimale studentët si dhe stafi akademik dhe ai administrativ, është lajm shumë i mirë për të gjithë ne. Në prezantimin e programit qeveritar, mes shume projekteve ceket dhe parashihet ndërtimi i kompleksit universitar që do të jetë shtëpi e pesë fakulteteve, rektoratit, instituve, dhe drejtorive të ndryshme që veprojnë në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. UNT shpreh kënaqësinë për gatishmërinë…
Përqindja e ujit të pa arkëtuar në sistemet e furnizimit me ujë në vend vitin e kaluar ishte 64,64% e sasisë totale të ujit të pijshëm të prodhuar. Ndërsa në disa komuna, siç është Shkupi, miliona metra kub ujë humben në tubacione të shkatërruara me ujë dhe lidhje të paligjshme, disa komuna në vend kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe kufizime në furnizimin me ujë të popullatës. Water4Change, si projekt për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtës për ujë dhe kanalizime, aktualisht po punon në një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për problemet e furnizimit me ujë në Maqedoninë…
“Është herët të diskutohet për shpërndarjen e posteve të drejtorëve me BDI-në pasi nuk është me rëndësi kush do të udhëheq, por nëse kuadrot përgjigjen për ato vende”, kështu ka deklaruar i nominuari për Kryeministër Zoran Zaev në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se kur më së voni do të dihen emrat e drejtorëve të rinj të institucioneve më me rëndësi në Qeverinë e re, transmeton INA. Zaev kujtoi se mandatin e kaluar dy muaj pasi u zgjodh kryeministër u zgjodhën drejtorët duke arsyetuar këtë se bëhet fjalë për kuadro që kanë potencial. “Në qeverinë e kaluar u bëra kryeministër…
Zaev njofton se një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme do të jetë prishja e objektit pa leje pranë qendrës tregtare Mavrovasja në Shkup. Ky objekt pa leje, tha Zaev do të duhet të prishet. Planet e prishjes tashmë janë duke u zhvilluar, tani po merren parasysh vetëm rregulloret ligjore që gjithçka të jetë në përputhje me ligjin. NJË NGA GJËRAT E PARA ËSHTË TË RRËNOHET OBJEKTI TE MAVROVASJA. SEPSE ËSHTË NDËRTIM I PALIGJSHËM DHE NE DO TË BËJMË GJITHÇKA SI QEVERI, KEMI ZHVILLUAR IDE, BESOJ SE DO T’I PËRCAKTOJMË ATO ME RREGULLORET LIGJORE NË VEND”-THA ZORAN ZAEV, MANDATAR.
Nuk përjashtohet mundësia që çerdhet të fillojnë me punë në muajin shtator. Këtë e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe duke shtuar se protokollet se si të organizohet puna e çerdheve tashmë janë diskutuar disa herë ndërsa janë marrë në konsideratë edhe modelet nga vendet e tjera. Filipçe, tha se në mbledhjen e fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive është diskutuar edhe fakti se si të veprohet në rast se ndonjë prej fëmijëve shfaq rritje të temperaturës së trupit. Kemi diskutuar dhe i kemi sqaruar të gjitha dilemat në lidhje me të gjitha aspektet për fillimin e punës së çerdheve,…

