Gjatë mësimit on-line, njërit nga nxënësit padashje iu lëshua kamera, i cili me gjasmë po ndiqte lëndën, por kjo pamje tregon se ai ndërkohë punonte berber.
Kjo fotografi u dërgua nga profesoresha e lëndës “Ndriçime elektrike” në një nga shkollat e mesme teknike në vend.
Në kushte anonimiteti, ajo shprehi shqetësimin se vet procesi mësimit nga distanca nuk merret seriozisht nga nxënësit.





