Author: Hamdi Kumanova

Ujërat e rrëmbyeshme të lumit Vardar në Gostivar vazhdojnë të marrin viktima dhe të shkaktojnë tragjedi. Si pasojë e ballafaqimit me këto valë, mbrëmjen e së premtes kanë humbur jetën dy persona të cilët u gjetën pajetë në orët e mëngjesit dhe mesditën e së shtunes.Fillimisht, pas kërkimit tre orësh, në afërsi të fshatit Çajle e Vjetër, në mëngjes është gjetur trupi i pajetë i një vajze të re. Sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për vajzën para mesnate ishte denoncuar se ishte marrë nga ujërat e Vardarit.Sipas informacioneve të para të zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në mëngjes rreth…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Shoqatës për persona me nevoja speciale “Bashkërisht Mundemi” nga Gostivari, u bënë pjesë e edicionit të katërt të Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit “Struga 2020”, organizuar nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Silindart” – Gostivar. Rreth njëzet pjesëmarrës, kryesisht fëmijë me nevoja speciale, krijuan vepra artistike me asistencë të artistëve pjesëmarrës në Simpozium. “Me kënaqësi pranuam ftesën e kryetarit të Shoqatës ‘Silindart’- Burhan Ahmeti, për të marrë pjesë në këtë event kaq të rëndësishëm kulturor dhe anëtarët tanë, pothuajse të gjithë fëmijë, ta shijojnë vlerën e artit dhe ngjarjeve kulturore njëlloj si fëmijët dhe personat tjerë të cilët nuk…

Lexo më Shumë

Debati kuvendor për zgjedhje të qeverisë së re, propozuar nga mandatari Zoran Zaev do të vazhdojë pas pauzës njëorëshe. Në pjesën e paradites të debatit, në ekspozenë për përbërjen e re të propozuar të Qeverisë Zaev, duke e kërkuar mbështetjen nga deputetët për qeverinë e re, para deputetëve ai tha se kandidatët e propozuar për ministra të ardhshëm janë persona me përgjegjësi dhe të respektueshëm, të dëshmuar në sferat e veta, të motivuar me përkushtim të punojnë në realizimin e qëllimeve të cilat para nesh i vendosim, ndërsa nga deputetët kërkoi t’i dëgjojnë votuesit, por edhe të jenë kontrollues dhe…

Lexo më Shumë

Shkolla e mesme komunale e Dibrës “28 Nëntori” është e gatshme që të fillojë me mësim me prani fizike të nxënësve, deklaroi për MIA-n drejtori Ramadan Imeri. “Po i përfundojmë të gjitha procedurat dhe i plotësuam të gjitha kushtet të cilat Ministria e Shëndetësisë na i kërkoi. Si shkollë bashkë me kuadrin e profesorëve plotësisht jemi të përgatitur për fillim të mësimit me prani fizike të nxënësve”, tha Imeri. Ai shtoi se ky institucion arsimor, i cili që prej para disa viteve punon në objekt të ri, të madh dhe bashkëkohor, disponon me hapësirë të mjaftueshme që të sigurojë distancë…

Lexo më Shumë

Çështje e sistemimit të administratorëve do të merr fund për pak muaj. Me formimin e Qeverisë së re, Ministri në largim i Shoqërisë Informatike, Damjan Maneçvski theksoi se procesi I sistemimit të udhëhiqet nga ana e Ministrisë për sisteme politike dhe marëdhënie mes bashkësive dhe do të marrë zgjidhje për pak muaj.“Partneret e koalcionit të qeverisë së re kanë mrrëveshje konkrete që për një periudhë të shkurt edhe atë për disa muaj, që kjo çështje duhet të mbyllet. Të gjithë administratorët e pa sistemuar të nisin në punë ndërsa nëse dikush do të refuzoj do ti ndërpritet kontrata.”, tha Damjan…

Lexo më Shumë

Ndikimi i pandemisë nga Covidi-19 ndaj mësimit, me siguri do të shkaktoj pasoja afatgjate tek të gjithë fëmijët, përfshirë edhe fëmijët me nevoja të posatçme, sepse këta të fundit vetëm pjesërisht kanë mundur ta ndjekin mësimin online. Për shkak të kësaj, organet kompetente duhet të sigurojnë kushte për dixhitalizim të mësimit në mënyrë që të mundësojnë qasje për çdo nxnënës, përfshirë edhe fëmijët e mjediseve rurale, të rrezikuarit social dhe fëmijët me nevoja të posaçme. Kjo është theksuar në raportin e veçantë të Avokatit të Popullit, të përgatitur pas hulumtimit për mënyrat e realizimit të mësimit online, në kushte të…

Lexo më Shumë

Një nga reformat e paralajmëruara nga mandatari Zoran Zaev, është ajo në administratë. Do jetë thelbësore premton ai duke paralajmëruar uljen e paralajmëruar të 20% të numrit të administratorëve dhe rritjen e efikasitetit, duke modernizuar dhe dixhitalizuar proceset.“Ne do të shikojmë disa modele për të zvogëluar madhësinë e administratës me 20 përqind duke shkrirë funksionet, përgjegjësitë e institucioneve, përmes pensionit të detyrueshëm në 64 vjeç, përmes paketave të transferimit të sektorit privat ose pensionimit të parakohshëm. Mandati i kësaj qeverie ndjek një riorganizim të plotë të administratës publike duke optimizuar dhe ulur pritjen e numrit të institucioneve, uljen e kostove…

Lexo më Shumë

Seria e fitoreve të VMRO-DPMNE-së përfundoi me ardhjen e Hristian Mickoskit në krye të partisë. Sot formohet për herë të dytë qeveria e Zoran Zaevit, i falënderim më të madh i detyrohet Mickoskit i cili është kryetar i VMRO-DPMNE-së, vlerësoi sot në konferencë për shtyp Filip Petrovski, një nga iniciatorët për kongres të jashtëzakonshëm të partisë më të madhe opozitare. “Nëse do të ishte pak më i mençur Hristian Mickoski, Zaevi nuk do të ishte për herë të dytë mandatar dhe të formojë qeveri. Sot në Kuvend zgjidhet qeveria. Për fat të keq, ajo qeveri nuk është ajo qeveri për…

Lexo më Shumë

Mbi 1000 punonjës në rreth 100 kënde lojërash në vend janë në prag të ekzistimit. Kjo veprimtariështë mbyllur më shumë se gjashtë muaj. Një nuk jetohet pa rroga, tha për Alsat, Trajko Nikollovski, përfaqësues i Shoqatës së Pronarëve të Këndeve të Fëmijëve. Kërkojnë nga autoritetet t’i pranojnë protokollet e tyre që të fillojnë me punë. I paraqitëm protokollet dhe hoqëm dorë nga shumë gjëra. Vetëvetiu kemi vendosur kritere të rrepta. Për shembull, në protokoll nuk do të ketë tortë, fëmijët do të fryjnë në plastikë që të mbrohen”, deklaroi Trajko Nikollovski – kryetar i Shoqatës së këndeve të lojërave. Sugjerohen…

Lexo më Shumë

Për qeverinë sigurisht se nuk do të votojmë, megjithatë nëse ka argumente të mëdha dhe të reja nga ana e mandatarit mund të ndryshojmë mendje, megjithatë nuk besoj. Përvoja e deritanishme thotë se kjo nuk mund të ndodhë, deklaroi deputeti Halil Snopçe nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit i cili po debaton për zgjedhjen e qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev. Deputeti Snopçe vlerëson se nuk do të realizohen mbi 90 për qind e pikave në programin qeveritar për të cilin potencohet se kanë pasur vetëm dy ditë për përgatitje…

Lexo më Shumë

4SHPËRNDARJE!SHPËRNDAJE!Tweet Jam i bindur se vetëm performanset janë realitet dhe prandaj qëndroj këtu para jush. Obligohem që si kryeministër, me të gjithë ministrat, do të tregojmë edhe njëherë deh para vetes edhe para botës se mundemi akoma më shumë dhe akoma më shumë dhe akoma më mirë, deklaroi mandatari Zoran Zaev në ekspozenë para deputetëve në Kuvend. Kjo Qeveri e vogël, theksoi Zaev, që do ta kryesoj dhe në të cilën bëjnë pjesë persona t motivuar dhe të përkushtuar, të cilët do të punojnë në realizimin e qëllimeve të vendosura në interes strategjik të shtetit. Shteti dhe e tërë bota,…

Lexo më Shumë