Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 32 deri 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8. Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas DPHM, nga e marta temperaturat ditore gradualisht do të shënojnë rënie. Të enjten dhe të premten pritet zhvillim i vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë 24 orëbve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 415 kundërvajtje për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë. Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të për balljes me Kovid-19.
Me 29.08.2020 në ora 11.30 është lajmëruar se në rrugën regjionale Shkup-Veles në fshatin Trubarevo, S.M.(49) nga Shkupi duke drejtuar mopedin “tijanjing” pa targa, ka rënë në rrugë, transmeton Almakos. Në aksident shoferi është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.
Me 29.08.2020 në ora 21.40 zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Varshava” e kanë arrestuar S.N.(31) nga Shkupi pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 29.08.2020 në ora 20.45 është lajmëruar se në rrugën regjionale Gostivar-Cegran, rruga për në Caljen e Vjetër, vetura e tipit “audi” me targa nga Gostivari e drejtuar nga I.J.(23) nga fshati Forinë e ka goditur bicikletën të drejtuar nga O.O.(72) nga fshati Cajle, transmeton Almakos.Në aksident është lënduar rëndë dhe ka ndërruar jetë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, vozitësi i bicikletës.Është kryer kontroll në vendngjarje nga Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë.
Në mendjen e gjithsecilit prej nesh ka një kufi, përtej të cilit është e rrezikshme të shkosh. Pasi e ke kaluar atë kufi, është e pamundur të kthehesh mbrapa. (Dostojevski) Që në fillim dua të theksoj se nuk i vë në llogaritje akuzat që mund të vijnë nga partizanët e partive politike për përmendjen e thënies së Dostojevskit, kuptohet për shkak të kombësisë së tij. Prirjet e fundit të shumë nga vertikalja politike janë llomotitja, ndoshta, e fundit që mund të dëgjohet. Përderisa lexoja kolumnën e prof. dr. Ali Pajaziti: “Arti dhe politika”, mendoja rreth artit si e kuptojm ne…
Reuben F. Xhonsoni E bëri prapë, kësaj radhe Aleksi Navalnit (Alexei Navalny)KievNjë shaka e vjetër ruse thotë: “Pse agjenti i shërbimeve të sigurisë kaloi në anën tjetër të terminalit të aeroportit në Tomsk?”Përgjigja: “Për ta helmuar çajin e Aleksi NavalnitNavalni është udhëheqësi 44-vjeçar i Partisë Progresiste të opozitës ruse dhe kundërshtari më i shquar i presidentit rus Vladimir Putin. Navalni është arrestuar dhe burgosur rreth 13 herë nga autoritetet ruse me bashkësinë ndërkombëtare duke deklaruar në secilin rast se akuzat ishin të fabrikuara.Gjatë periudhave që ai ishte i burgosur për aktivizmin e tij politik, Qendra Përkujtimore e të Drejtave të…
Me 30.08.2020 në ora 01.00 zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Buteli” i kanë arrestuar A.S.(32) dhe D.M.(36) nga Shkupi pasi që gjatë kontrollit te to është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Me shfaqjen “Zoti i masakrës” në interpretim të IP “Teatri turk” nga Shkupi, përmbyllet edicioni i sivjetmë jubilar, i 60-të, i festivalit “Vera e Ohrit”. Jo rastësisht, shfaqja e Teatrit turk është zgjehdur për terminiun e mbylljes solemne të “Verës së Ohrit”, në mënyrë që të shënohet jubileu i institucionit – 70-vjetorin e themelimit. Për shfaqjen “Zoti i masakrës” regjisorja Bilge Emin thotë se e prezanton dhunën tek njerëzit, egërsinë që e kemi secili prej nesh… “Rolet në shfaqje i interpretojnë Sizan Akbelge, Xhenap Samet, Filiz Ahmet dhe Selpin Kerim. Skenografinë e ka bërë Tatjana Bllazhevska – Hristovska, kostumografe është…
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve nuk ka legjitimitet, pasi nuk i është përgjigjur kërkesës së koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa për të pasur anëtarin e tyre politik në komision. Këtë e deklaroi kryetari i ASH-së Zijadin Sela mbrëmë në emisionin Click plus. “Pse koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa nuk iu dha anëtari i komisionit në vendvotim? Pse komisioni shtetëror zgjedhor as nuk na është përgjigjur kërkesës tonë. Deri të ky komision kemi kërkuar që anëtari i katërt, siç e parasheh ligji, që katër partitë në zgjedhjet e fundit në zgjedhjet e fundit parlamentare t’i takojnë koalicionit. Në momentin që…
7SHPËRNDARJE!SHPËRNDAJE!Tweet Opozita shqiptare u ankua se nuk i jepet fjala në foltore dhe këtë veprim e cilësoi si tendencë për ti heshtur. Kryeprlamentari Xhaferi ju kundërpërgjigj se nuk e mban ai radhitjene paraqitjes së deputetëve. Syrija Rashidi nga ASH-AAA theksoi se fjala i jepet vetëm deputetëve të VMRO-së. “Nuk respektoni as raportin numerik mes grupeve të deputetëve që vijnë nga lista të ndryshme. VMRO nuk është 6 herë më e madhe se grupi i ASH-AAA por është diku 3 e gjys dhe kërkoj këtë ta respektoni së paku në çdo 3 apo 4 deputet të opozitës të jetë njëri nga…
Në moshë të re pas një sëmundje ka ndërruar jetë Osman Zeneli nga Çerkezi i Kumanovës. Ai ishte biznesmen i suksesshëm dhe një personalitet i dalluar edhe në sferën e humanizmit. Zeneli bashkë me vëllezërit e tij është pronar i kompanisë së njohur të betonit “Concrete Beton” nga Kumanova, përcjell INA. Mijëra miq, familjar e bashkëqytetar nga Kumanova e diaspora kanë shprehur ngushëllime të thella në adresë të familjes. Edhe agjencia e lajmeve INA i shpreh ngushëllime familjes Zeneli.

