Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjithçka është gati për hapjen e kopshteve dhe se në një seancë qeveritare do të jetë e nevojshme të vendoset saktësisht se kur do të fillojnë punën. Sipas tij kopshtet janë gati dhe mund të fillojnë punën në shtator. “Disa muaj më parë kemi përpunuar protokolle të reja për kopshtet në atë kuptim duke ulur numrin e fëmijëve në grupe dhe duke edukuar edukatorët mendoj se është e sigurt të hapen kopshtet. Data për hapjen e tyre do të vendoset në një seancë qeveritare. Unë personalisht mendoj se ata mund të fillojnë me…

Lexo më Shumë

Këshilli i BE-së po punon në finalizimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Nga atje konfirmuan për Alsat se mbeten në synimin që në vjeshtë ta caktojnë konferencën e parë ndër-qeveritare, me çka edhe zyrtarisht do të fillojnë negociatat për anëtarësim. “Propozim- korniza negociuese për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut aktualisht po përpunohet në nivel ekspertësh në Këshill. Presidenca gjermane parimisht ka përcaktuar të dyja, si kornizën negociuese ashtu edhe aranzhimin për negociatat për anëtarësim në agjendën e Këshillit të Përgjithshëm në vjeshtë”, thonë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Edhe pse fillimi i negociatave afrohet, vendi ende…

Lexo më Shumë

Edhe pse në kohë pandemie procesi I regjistrimeve në Universitetin e Tetovës, po vazhdon me sukses duke aplikuar në formën online dhe me prezencë fizike. Prorektori për arsim Reshat Qaili, thotë për TVM 2 se ende nuk ka një vendim të prerë se si do të vazhdojë mësimi, e duhet të takohen rektorët e universiteteve dhe të sjellin një vendim për të gjithë. UT është e gatshme të vazhdojë procesin arsimor por pret një vendim nga ministria e arsimit. “Është i madh numri i atyre që kanë aplikuar online, rreth 800 po aq është edhe numri i aplikimeve me prezencë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 817 testet e kryera ka regjistruar 39 raste të reja të të prekurve me Kovid-19, 48 të shëruar dhe 4 pacient të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19 dhe atë 2 nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 72 vjeç.

Lexo më Shumë

Ka vazhduar dhe sot fdebati ia shpër mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe atyre të opozitës. Pjesë e këtij debati ishin edhe subjektet politike shqiptare. Elmi Aziri nbga ASH-ja në fjalimin e tij theksoi se ideja e kryeministrit shqiptarë ishte një simbolik e manipulimit të BDI-së me votuesit shqiptare. “BDI në opozitë pse jo, kryeministër shqiptar pse jo dhe asnjëra dhe as tjetra, po gati 20 vite herë Artani e herë Bujari pastaj së bashku Bujari dhe Artani dhe prapë kryeministër Zorani, po Naseri, Naseri ishte simbolik e manipulimit, në vitin 2011 ju e larguat përdorimin e gjuhëve nga prioriteti…

Lexo më Shumë

Deputetja, përkatësisht koordinuesja e grupit të parë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Ratka Dimitrova, prej vitit 1991 deri në vitin 1994 ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. Ajo pati edhe karrierë të pasur si violiniste, me shumë koncerte të mbajtura në vend dhe në botë. Dimitrova është nëna e Nikolla Dimitrovit, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Lexo më Shumë

Debati i sotëm parlamentar ka vazhduar me replika mes Ministrit në ije të arsimit Arbër Ademi dhe eksponentit të VMRO-së Antonio Milloshovski lidhur me administrimin e sektorit të arsimit, transmeton INA. “Kur dikush të dëgjoj fjalimin e Arbër Ademit dikush do të mendoj se tek ne gjithçka është në rregull, përfshi sektorin e tij. Z. Ademi, ju ajkoma nuk keni një koncept se kur do të filloj viti shkollor. Në shtet nuk ndaluan tenderët, por ndaluan vendimet që ju duhej t’i merrni, përfshi edhe atë se kur do të filloj viti i ri shkollor. Prandaj mendoj se mandati i juaj…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi është pyetur nese mbanë qëndrime të njejta si Ziadin Sela që Avokati i Popullit t’i takoj opozitës.Në lidhje me këtë Zejdi u përgjigj se po duhet t’i takoj. “Po, po gjithsesi. Ashtu ka qenë një lloj tradite e pashkruar por megjithatë mendoj se ashtu duhet të jetë”, u shpreh Skender Rexhepi-Zejdi.

Lexo më Shumë

Deputeti Pavle Trajanov sot në foltoren e Kuvendit propozoi të zvogëlohet numri i deputetëve nga 120 në 90. Ai po ashtu propozoi që edhe Maqedonia të ketë një njësi zgjedhore. “Duhet të mundësojmë që presidenti i shtetit të mund ta shpërbëjë Kuvendin, ashti siç është në disa shtete”, tha Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai propozoi të hetohet prona e politikanëve. “Të ndërtohen sistem për zbulimin e pronës së fshehur të politikanëve. FUnskonarët nuk duhet të jenë shokë me mafian dhe kriminelët, për shkak se asnjëherë nuk mund të arrihet drejtësia në vend”, tha Trajanov.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM dhe nga kryetari Zoran Zaev ka plan inovativ dhe stabil që siguron rritje stabile ekonomike dhe rritje të pagës minimale dhe mesatare”. “Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e saja të mira: rritja e pagës minimale deri në fund të mandatit për 20-40% dhe rritje të pagës mesatare deri në fund të mandatit prej 20-30%”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni. Përkthyer në shifra, sipas LSDM-së, deri në fund të mandatit 4-vjeçar paga minimale do të jetë 20.000 denarë dhe paga mesatare 34.000 denarë.…

Lexo më Shumë

Mësimi online është një nga sfidat e shumta me të cilat do të përballet arsimi në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit shkollor 2020/21. Dje filluan protestat nga gjimnazistët e Strumicës, ndërsa për të hënën janë paralajmëruar protesta në qytetet tjera, transmeton Portalb.mk. Kërkesa e nxënësve të shkollave të mesme ishte kthimi i tyre në shkollë dhe vazhdimi i mësimit, qoftë edhe në formë të kombinuar “E dimë sa efikas është mësimi online, dhe sa nga ne posedojmë pajisje elektronike. Prandaj, kjo është thirrje deri te kompetentët të dëgjojnë zërin tonë dhe të dëgjojnë mendimin tonë, përndryshe do të vrasin dëshirën…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni po vazhdon trendi i njejtë i rasteve aktive me koronavirus. Shkupi me 856 dhe Kumanova me 377 raste aktive gjenden në krye të listës së Ministrisë së Shëndetësisë. Në Tetovë dhe rrethinë ka gjithësej 164 raste aktivë, në Gostivar 233, Strugë 59, Shtip 169 etj. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarëve me Kovid-19 nga fillimi i epidemisë është 14.293 veta. Në 24 orët e fundit komunat që nuk kanë regjistruar raste të reja janë Dibra dhe Kërçova. Dellçeva një komunë e vogël gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar raste rekorde, edhe ate 10 raste të reja.

Lexo më Shumë