Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të lëvizin në shtetet e rajonit, në të njëjtat kushte si edhe aktualisht. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha për Alsat se ende nuk është marrë asnjë vendim rreth ndryshimit të kushteve për lëvizjen e qytetarëve mes shteteve fqinje. Në konferencën online të shteteve të rajonit, në mesin e të cilave edhe Bullgaria dhe Greqia, të mbajtur javën e kaluar nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, mirëpo ministri i Shëndetësisë tha se pas një jave përfaqësuesit e këtyre shteteve do të diskutojnë sërish. “Tani për tani nuk ka asnjë ndryshim. Lëvizja e…
Author: Hamdi Kumanova
Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot u krye pranim-dorëzimi i funksionit ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrja e re, Jagoda Shahpaska e mori funksionin nga zëvendësministri Gjonul Bajraktar, i cili e kreu këtë detyrë, për shkak të zbrazjes së vendit ministror. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se ministrja Shahpaska si anëtare e Komisionit kuvendor për punë dhe Politikë Sociale në mandatin e kaluar të deputetes dhe si ish-deputete e cila aktivisht ishte e përfshirë në reformën sociale, por edhe në shumicën e proceseve në kompetenca të këtij resori, theksoi se është e vetëdijshme për…
Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 450 teste prej të cilave 11 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19, dhe atë: Shkup-3, Kumanovë-1, Tetovë-1, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-1, Berovë-1, Vinicë-1 dhe Dellçevë-1. Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar: Shkup-44, Shtip-16, Prilep-3, Veles-2, Kavadar-4, Gostivar-2, Vinic-3, Sveti Nikollë-11, Kërçovë-1 dhe Negotinë-1. Bebtejën me Kovid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Një pacientë i moshës 51 vjeçe nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 65 vjeçare dhe një paciente nga Vinica e moshës 78 vjeçe.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori vendim, me të cilin çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, gjegjësisht mbetet në të njëjtin nivel me javën e kaluar. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l dhe nga sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të jetë 60,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 62,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i…
Ministrja e re e Kulturës Irena Stefoska sot zyrtarisht e ndërmori funksionin. Detyra kryesore në të cilën si ministre do t përkushtohet gjatë këtij mandati, siç theksoi, është mbrojtja e trashëgimisë kulturore por edhe ndërprerja e sjelljes barbare ndaj trashëgimisë kulturore. Stefoska pas ndërmarrjes së funksionit deklaroi se do të punojë në konsolidimin e njohurive që ta ruajë, siç tha lidhjen vitale të amallgamit tonë kulturor, por trashëgimia e përbashkët me praktika estetike edukative kulturore bashkëkohore dhe të ardhshme madje edhe ekonomike. “Pozicionin ministër të Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranova si nder dhe përgjegjësi edhe më…
Kryetari i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme deklaroi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet. “Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje por do të luftoj me gjithë forcën kundër këtyre strukturave destruktive siç janë të vetëshpallurit reformator”, tha Mickoski. Mickoski sqaroi edhe formën se si mund të vihet deri tek një kongres i jashtëzakonshëm, me çrrastë tha se kongres të jashtëzakonshëm mund të thirr vetëm ai si lider i partisë apo me kërkesë të 50 për qind të Komitetit Ekzekutiv. Krejt tjetër sipas Mickoskit është e jashtëligjshme. Mickoski deklaroi se subjekti i tij…
Me prezantimin e dëshmitarëve nga prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdoj procesi gjyqësor për rastin “Monstra”. Në seancën e fundit dëshmi ka dhënë shefi i sektorit për ekspertizë në vendin e ngjarjes pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dëshmia e tij ka zgjatur shkurtër dhe kishte lidhje me dëshmitarin lidhur me gjetjen e automobilit “Opel Omega” për të cilin në aktakuzë thuhet se është shfrytëzuar nga ana e të pandehurve të cilët e kanë kryer vrasjen e më 12 prill në Liqenin e Smillkovës. Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski…
Donacion nga Republika Federale e Gjermanisë sot do t’i dorëzohet Drejtorisë për Kryerjen e Sanksioneve. Donacioni financohet nga ana e Qeverisë federale për implementimin e masave për mbrojtje nga Kovid-19. Vlera e përgjithshme e donacionit është 21.996 euro dhe përbëhet nga 4.126 FFP2 maska mbrojtëse dhe 30 pajisje komunikimi. Donacioni dedikohet për INP “Idrizovë, Ohër, Tetovë dhe Shtip është është pjesë e bashkëpunimit për kryerjen e sanksioneve në suaza të kompetentit projektuese rajonale „ Improvement of the treatment programmes in correctional institutions“. Donacionin pasdite do ta dorëzojë ambasadorja gjermane Anke Holshtajni së bashku me Masha Bubanjin nga organizata „Help –…
Porosi nga Varhei dhe Hani për qeverinë e re të Maqedonisë Komisioni Evropianende nuk ka reaguar zyrtarisht për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, por eurokomisarët në Tuiteret e tyre dërguan porosi e tyre, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Eurokomisari për Zgjerim Oliver Varhei, tha se me “padurim” e pret bashkëpunimin me qeverinë e re të kryeministrit Zoran Zaev në nevojat për reforma për integrim në BE. “Me rëndësi është që të gjitha fuqitë në shoqëri të punojnë së bashku drejtë këtij qëllimi dhe realizimin e progresit në rrugën drejtë BE-së”, ka shkruar Varhei. Ish eurokomsari për…
Këshilltarja në Komunën e Kumanovës, Aleksandra Tasiç, nga radhët e Partisë Demokratike të Serbeve të Maqedonisë, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, në profilin e saj zyrtar në facebook ka publikuar hartën e Serbisë së madhe, shkruan gazeta KOHA. Në foton e publikuar, përfshihet Kosova si pjesë përbërëse Serbisë dhe Mali i Zi, bashkë me Srpska Republikën e Bosnje Hercegovinës, të cilat sipas fotos së publikuar përbëjnë “Serbin e madhe”. Sipas reagimeve në fotografi, postimi i saj ka prekur ndjenjat e qytetareve të Kumanovës dhe përmban gjuhë të urrejtjes si dhe pretendime territoriale mbi Kosovën, Malin e Zi dhe…
Sindikata e Policisë në Maqedoni (SPM) menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re dërgoi kërkesë deri te ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Nga ai kërkojnë rihulumtin të vendimit për risistemim të nëpunësve policor larg vendit ku jetojnë dhe marrja e autorizimeve policore pa bazë. Kërkojnë edhe kthim të institutit “Nevoja e Ministrisë”, i cili, siç thonë, në periudhën e fundit është keqpërdorur nga shërbimi juridik i MPB-së. Në 100 ditët e para të Qeverisë kërkojnë t’u paguhen 10 për qind rritje të premtuar të pagave dhe kompensim të njëfishtë si shpërblim në luftën kundër koronavirusit. Kërkojnë të vazhdojë…
Kryeministri i ri Zoran Zaev zyrtarisht e ndërmori funksionin. Herët në mëngjes ai në Qeveri u takua me kryeministrin e deritanishëm i cili e kryesoi Qeverinë teknike, Oliver Spasovski. Duke e falënderuar Kryeministrin e deritanishëm Oliver Spasovski dhe anëtarët e Qeverisë kalimtare për punën e suksesshme gjatë nëntë muajve të fundit, theksoi se kjo Qeveri me guxim dhe me sukses u ballafaqua me krizën shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi KOVID-19. Në kushte të tilla të komplikuara, siç thuhet në kumtesën e Qeverisë, me sukses u organizuan dhe u zbatuan zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe u zgjodh Qeveria e re. Zaev…

