Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se për kohë të shkurt do të largohet objekti i ndërtuar pa leje para Qendrës Tregtare “Mavrovasja”. Duke u përgjigjur gazetarëve, tha se vendimi do të merret në seancën e sotme të Qeverisë. “Shumë shpejt do të fillojnë aktivitetet në teren që të përballemi me këtë veprim joligjor që ndodh para syve tonë në qendër të qytetit. Sot do të sjellim vendime konkretet të cilët do t’i kumtojmë pas përfundimit të seancës. Në detajet e vet vendimit do të theksohen hapat ligjore të cilat si Qeveri do të ndihmojmë komunës së Çairit, e cila ka…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në mesditë në sallën solemne do ta mbajë mbledhjen e parë konstituive. Në mbledhjen e parë konstituive pritet të shqyrtohen propozimet për përcaktimin e zëvendësve të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, propozimet për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve themelore të Qeverisë, si dhe propozimet për emërimin e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të posaçme.
Nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit informojnë se deri më tani janë siguruar 88 njësi të plazmës konvaleshente nga gjithsej 53 donatorë. Me plazmën e gjakut janë trajtuar rreth 70 pacientë. Për momentin, institucioni disponon me 16 njësi të plazmës konvaleshente e përgatitur nëse paraqitet nevoja për trajtimin e pacientëve. “Çdo ditë rritet numri i donatorëve të paraqitur të plazmës konvaleshente prej personave të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Altruizmi i tyre i lartë është t’u ndihmojnë pacientëve me pasqyrë klinike më të shprehur të Kovid-19. U bëj apel të gjithë pacientëve të mjekuar të dhurojnë plazmë që t’u ndihmojnë…
Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, të cilët sot bënë pranim-dorëzimin e funksioneve zëvendëskryeministër i Çështjeve Evropiane dhe ministër i Punëve të Jashtme, nuk presin pengesa nga Bullgaria fqinje në procesin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Zëvendëskryeministri i sapozgjedhur për Eurointegrime Dimitrov tha se Bullgaria nuk përfiton nga ndërlikimi i ardhmërisë evropiane të Republikës së Maqedonisë të Veriut. “Jam i bindur për këtë, sepse kishin rol të madh kur ata kishin udhëheqjen me Bashkimin Evropian, me Samitin në Sofje pikërisht në hapjen e Evropës dhe kthimin e zgjerimit lartë në agjendën e BE-së. Lidhur me këtë…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me të marrë besimin që të drejtojë qeverinë gjatë katër viteve të ardhshme nga shumica parlamentare është zotuar se prioritet numër një për qeverinë e re të vendit do të jetë ekonomia dhe menaxhimi i krizës nga pandemia e koronavirusit. “Prioriteti i parë i qeverisë së re do të jetë vazhdimi i masave anti-krizë për ndihmë edhe më të madhe për qytetarët dhe ekonominë. Tejkalimi i pasojave të krizës së koronës dhe rikthimi i niveleve të mëparshme të rritjes ekonomike do të jetë në fokusin e punës së qeverisë”, ka deklaruar Zoran Zaev…
Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane në Qeverinë e re dhe ministër i deritanishëm i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov tre vitet e fundit i vlerësoi si historike derisa e ka kryer funksionin shef i diplomacisë, para se gjithash, siç tha, për shkak të anëtarësimit në NATO, zgjidhja e kontestit me Greqinë, dhe fillimi i procesit historik me Bullgarinë. Në periudhën e ardhshme në të cilën do të udhëheq me SÇE-në, siç theksoi, fokus në punë do ta ketë fillimin e procesit negociues për BE-në dhe udhëheqjen e suksesshme të negociatave për anëtarësim në Union. “Do ta lë për këtë…
Pagesa me kartela pagesore në tregti është rritur në kushte të pandemisë, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore nga statistika pagesore për kuartalin e dytë të vitit. Prej atje sot informuan se pagesa me kartela pagesore shënon rritje vjetore te numri dhe vlera e transaksioneve të realizuara prej 7,4 për qind dhe 17,6 për qind. E lartë është rrita vjetore e numrit të pagesave për blerje përmes internetit, i cili në kuartalin e dytë arrin 169,6 për qind dhe është pesë herë më i lartë nga rritja vjetore në kuartalin e njëjtë të vitit të kaluar. Në lidhje me shfrytëzimin…
Ministria për Punë të brendshme ka publikuar video nga aksioni i djeshëm në Kumanovë, me çrrastë u arrestuan tre persona nën dyshimin për terrorizëm. Alsat gjatë ditës së djeshme informoi për arrestimin e tre shtetas nën dyshimit për veprimtari të ekstremizmit të dhunshëm. Nga Ministria e Brendshme thonë se aksioni u zhvillua nga Njësiti anti-terror, sipas koordinimit të inteligjencës ndërkombëtare në luftën kundër organizatave të armatosura terroriste. Ndërsa familjarët shprehen të traumatizuar dhe thonë se djemtë e tyre janë viktimë të rrjetit të organizuar. Aksioni u zhvillua në disa lokacione të Kumanovës dhe Shkupit.
Prej sot deri më 15 shtator në Poligonin e Armatës Krivollak do të mbahen aktivitete stërvitëse nga pjesëtarët e Forcave të armatosura (FA) të SHBA-së nga përbërja e misionit të KFOR-it. Ata, pas sistemit të rotacionit së bashku me pjesëtarët e përbërjes të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfshirje të pjesëtarëve nga forcat e armatosura polake prej përbërjes së KFOR-it do të kryejnë shumë lloje të qitjeve, kumtoi Shtatmadhoria e Armatës së RMV-së. Pjesëtarët e 162 regjimenteve të këmbësorisë së FA-së së SHBA-së të cilët kryejnë detyra në përbërje të misionit të KFOR-it do të realizojnë qitje…
Agjencia për Menaxhim me Pronën e Sekuestruar nga shitjet e realizuara dhe pagesën e fitimit pronësor në buxhetin shtetëror ka transferuar 30 milionë denarë.“Agjencia për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar me të gjitha kapacitete në dispozicion gjatë këtij viti deri në gusht, në mënyrë aktive zbatoi shitje nga të cilat janë realizuar të ardhura në vlerë prej 16 milionë denarë, ndërsa gjithsej 14 milionë denarë janë paguar nga mjetet e përfituara në mënyrë të paligjshme, që rezultoi me hyrjen e mjeteve monetare në Buxhetin e RMV-së ku janë paguar gjithsej 30 milionë denarë”, thonë nga Agjencia. Theks dhe prioritet kryesor…
Ulje e madhe e numrit të të infektuarve të ri me Kovid-19 është regjistruar dje kur pas një kohe të gjatë ka pasur 11 raste të reja nga 450 testet e bëra. Edhe pse numri i testimeve është më i vogël, mund të vërehet se është relativisht më e ulët përqindja e personave të testuar pozitiv, gjegjësisht numri është më i vogël se tre për qind. Numër më i vogël i të infektuarve është shënuar edhe pardje kur kishte vetëm 39 të infektuar prej 817 testimeve. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar nga: Shkupi-44, Shtipi-16, Prilepi-3,…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, priti sot në kabinetin e tij shefin e Departamentit bashkëpunim në Delegacionin Evroipian, Nikolla Bertolini. Taravari e njoftoi Bertolinin me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Gostivarit në këto më pak se tre vite të udhëheqësisë së re komunale. Nga ana tjetër, Berotilini e njoftoi kryetarin Taravari me thirrjet publike për IPA fondet dhe mundësitë për aplikim të Komunës së Gostivarit për përfitim nga të njëjtat, me theks të veçantë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e statusit të komunitetit rom. Në takim ishin të pranishëm edhe Valbon…

