Edhe këtë të premte do të protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut. “Të premten, me 04.09.2020, marsh i madh protestues nga sheshi Iliria deri te EVN. Boll më! Stop vjedhjes, zhvatjes, nëpërkëmbjes” thuhet në njoftim. Marshi do të filloj në ora 19:00 nga sheshi Iliria dhe do të vazhdoj dery te qendra e EVN në Tetovë. Protestat kundër EVN, ELEM dhe MEPSO shpërthyen pas vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria thotë qëndrimin përfundimtarë. Për pjesën më të madhe të nxënësve viti shkollor do të nisë me mësim online. Pjesëmarrja fizike në shkollë, do të lejohet vetëm për nxënësit e shkollës fillore nga klasa e parë në të tretën. Megjithatë këtë model ata e quajnë të kombinuar. Në konferencën e parë për shtyp si ministre e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, deklaroi se plani i punuar nga Qeveria i mundëson shkollave dhe komunave që varësisht nga situata me virusin dhe nëse i pranojnë protokollet për mbrojtje shëndetësore, mund të realizojnë mësim me pjesëmarrje fizike, pavarësisht moshës dhe klasës që i…
Punonjësit turistikë presin nga Qeveria e re dhe Ministria e Ekonomisë që menjëherë të ndërmarrin masa për sektorin turizëm, i cili, siç thonë, është më i godituri nga kriza me Kovid-19. “Kërkesat tona veçmë janë parashtruar deri te ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili është i njoftuar me problemet e mëdha me të cilat jemi ballafaquar me mbylljen e kufijve dhe pamundësinë që të vazhdojmë të punojmë dhe ekzistojmë. Shpresojmë në mirëkuptim nga ana e tyre, pasi ndihma na nevojitet që të mund të mbijetojmë”, thonë punonjësit turistikë. Prej aty thonë se po vijnë ditë të vjeshtës dhe dimrit,…
Sipas raportit të fundit të Instituti të Shëndetit Publik – Shkup, në periudhën prej 24 deri më 30 gusht të këtij viti janë bërë 9.944 teste për virusin korona, ndërsa janë regjistruar 666 raste pozitive në 29 qytete përgjatë vendit që paraqet ulje prej 20,6 për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup, 209. Këtë sot në konferencë për media e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Në periudhën e njëjtë në 23 qytete, gjegjësisht shtatë më shumë në krahasim me javën e kaluar, numri i të…
Situata me mushkonjat tashmë është zbutur, thotë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai pret që të premten, kur edhe të përfundojë spërkatja kundër mushkonjave të mëdha të marrin fund edhe vuajtjet e banorëve të Shkupit. Por, ndryshe nga shumica e qytetarëve, Shilegov thotë se nuk është pickuar nga një mushkonjë gjatë gjithë vitit. “Sa herë që spërkatim, duhet ta kemi parasysh edhe shëndetin e njerëzve, sepse ju po spërkatni me kimikate dhe kjo është arsyeja pse duhet të jetë në përputhje me protokollet serioze dhe rekomandimet nga autoritetet shëndetësore. Shkupjanët vazhdimisht ankohen se i pickojnë mushkonjat. Dua t’ju…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot ka realizuar takim me ambasadorin kinez Xhang Xuo, të cilin e ka informuar për konstituimin e Parlamentit, zgjedhjen e Qeverisë së re dhe për atë se vijon zgjedhje e trupave punues të dhomës ligjvënëse, përfshirë edhe të grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Kinës. “Pandemia ka ndikim të vetin në vizitat e ndërsjella fizike dhe komunikimet, por dhomat ligjvënëse kanë mundësi që përmes rrugës elektronike ta zhvillojnë bashkëpunimin e konfirmuar parlamentar”, tha Xhaferi. Siç kumton pres shërbimi i Qeverisë, Xhaferi ka shfaqur shpresë se me formimin e Qeverisë, projektet e filluara dhe të parashikuara…
Qeveria është ende në pritje të përfundimit të procedurave burokratike për zgjedhjen e një banke të re, që do të punojë me Postën e Maqedonisë së Veriut në fushën e qarkullimit pagesor. Zaev tha se nëse autoritetet i kanë përpunuar të gjitha informacionet në lidhje me falimentimin e Eurostandard Bankës, sot për të njëjtën do të sillet vendim. Nëse ka më shumë materiale për të analizuar, atëherë drita jeshile për fillimin e procesit të zgjedhjes së një banke të re do të jepet të enjten. Përveç faktit që në këtë moment nuk mund të paguhen fatura dhe taksa, është ndërprerë…
Lupço Nikollovski do të mbetet sekretar i përgjithshëm i LSDM-së edhe pse është zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit. Kreu i LSDM-së Zaev tha se mandati i Nikollovskit, njëjtë si ai i Zaevit përfundon në maj të 2021 kurse në prill LSDM-ja do të organizojë zgjedhje për kryetar të partisë. “Në kongresin transparent që do ta kemi në fund të shtatorit ose fillim të tetorit statuti do të ndryshohet që të mundet sekretari i përgjithshëm të jetë pjesë e ekzekutivit. Ndryshimi i dytë do të jetë, LSDM-ja do të ketë zgjedhje të drejtpërdrejta për zgjedhjen e kryetarit. Diku në prill të…
Burime për Televizionin SHENJA, kanë bërë me dije se Gjykata e Apelit ka sjell vendim për t’ia ulë dënimin Boban Iliçit, vrasësit të Almir Aliut, nga gjashtë në katër vite burg.Ky lajm në opinion u përfol para disa muajsh por nga Gjykata e Apelit as nuk pranonin se a është i vërtet apo jo.Shkaku i zvarritjes së publikimit të këtij lajmit thonë burimet ishte situata me koronavirusin dhe pastaj pushimet vjetore. /SHENJA/
Observatoriumi sizmiologjik në Fakultetin Matematiko – Natyror në Shkup sot në orën 13:31 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet 120 km në juglindje të Shkupi dhe buron nga zona e epiqendrës së Pehçevës. “Tërmeti kishte magnitudë lokale të Rihterit ML3.4, ndërsa është ndjerë nga banorët në Pehçevë, Dellçevë dhe rrethinë me intensitet prej 3 shkallë sipas shkallës makrosizmike të Evropës”, thuhet në njoftim.
Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov pret që negociatat për anëtarësim në BE të fillojnë në dhjetor andaj u zotua se do ta reformojë Sekretariatin në atë mënyrë që të jetë shtytës i të gjitha reformave në vend. Paralajmëroi edhe freskim të strukturës negociuese, në përputhje me metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së. Mendoj se është relativisht herët të flitet për emra. Struktura e ekipeve negociuese është e mirë, por ndërkohë kemi metodologji të re dhe ka arsye që edhe një herë t’i rishqyrtojmë ekipet, strukturën. Do të marrim vendime në kohë. Mendoj se në fokus si hap i…
Ministria e shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1665 testime ndërsa janë regjistruar 115 raste të reja me koronavirus. Në Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-4, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4, Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Krushevë-1, Koçani-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Pehçevq1, Berovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-1, Sveti Nikollë-2.Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar, raporton SHENJA.Një person i moshës 76 vjeçare ka humbur jetën.

