Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me odat ekonomike tha se mbi 10 mijë punëtorë më të vjetër se 64, gjegjësisht 62 vjeç, do të duhet të shkojnë në pension të detyruar. Ai tha se kjo do të bëhet me ligjin i cili sipas tij, do të miratohet në 100 ditët e para të qeverisë së re, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Bëhet fjalë për 10.300 punëtorë të cilët punojnë akoma, sipas të dhënave që i mora nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Por duhet të dihet se ka edhe variabla, si profesorët universitar dhe punëtorët shëndetësorë, të cilët nuk do të…
Author: Hamdi Kumanova
Profesori universitar, Izet Zeqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qeveria e re duhet jashtëzakonisht shumë të përkushtohet në reforma urgjente në arsimin universitar. Ai pyet se çka po ndodhë me Arsimin e lartë në Maqedonin e Veriut, mos realizimi i reformave të duhura dhe partizimi i skajshëm i Arsimit të lartë për poenë politikë, ka sjellë deri te degradimi i Arsimit universitar, humbje e besimit në universitet, rënie drastike e cilësisë dhe ajo që është me tragjike edhe komercializimin e tij. “Sot kemi treg të punës që kërkon punonjës profesional, specialistë të lëmenjve të ndryshëm…
Zv.kryeministri i ri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi sot ka pranuar detyrën nga ana e Mila Carovskës e cila lë këtë pozitë pasiqë kalon si ministre në Ministrinë për arsim dhe shkencë. Uroj kolegun tim të nderuar dhe të respektuar dhe Zëvendës kryeministri i ri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi për një punë të suksesshme në pozicionin e tij të ri. Sot, në një takim pune ku bëmë dorëzimin e detyrës, biseduam për punën e bërë deri më tani dhe sfidat e ardhshme. Ne vazhdojmë të krijojmë politika të suksesshme së bashku dhe ta çojmë vendin përpara përmes proceseve të…
Nga Anisa Bahiti Zgjedhjet e Malit te Zi dhanë një mandat të qartë, shqiptarët janë vendimtarë për fatet e vendit. Nga njëra anë Millo Gjukanovici babai i shtetit të Malit të Zi, fitues historik i të gjitha zgjedhjeve si dhe i referendumit që i dha pavarësinë vendit. Në anën tjetër një koalicion opozitar pro-serb që ka koalicion me Kishën Serbe, e cila përballë levizjes së Gjukanovicit për pavarësimin e Kishës malazeze dhe marrjen e pronave të kishës serbe ka mobilizuar një koalicion opozitar si asnjehëre më parë. Rezultati është praktikisht barazim, Gjukanovici akuzohet për korrupsion dhe keq-qeverisje kurse opozita ka…
Nga muaji i ardhshëm duhet të fillojë procesi për miratimin e ligjit të ri për pensionim sipas të cilit në pension do të duhet të shkojnë të gjithë personat që mbushin 64 vjet. Në përjashtim të punonjësve shëndetësorë – mjekë dhe personel mjekësor, si dhe kuadro nga sfera e arsimit të lartë. Siç bëri të ditur sot kryeministri Zoran Zaev, ligji duhet të fillojë të zbatohet nga janari i vitit të ardhshëm. Sipas të dhënave të cilat i ka marrë nga MSHIA për momentin ka rreth 10.300 persona të cilët janë në moshën mbi 64 vjet, ndërsa ende janë në…
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme, në orët e pasdites organizon protestë kundër vendimit të Qeverisë për zhvillimin e procesit mësimor nga distanca. UNSHM-ja e vlerëson si skandaloz vendimin e Qeverisë për mësimin online duke kujtuar jo efikasitetin e tij në muajt e kaluar. Unioni kërkon zhvillimin e procesit mësimor me model të kombinuar varësisht kushteve epidemiologjike. Protesta do të filloj në orën 17 e 30 minuta nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe do të përfundoj para godinës së Qeverisë. Në fillim të muajit qershor, UNSHM-ja dorëzoi në Ministrinë e Arsimit një sërë vërejtjesh dhe kritikash për problemet…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani. Në këtë bashkëbisedim, Cakja uroi ministrin Osmani për mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut. “Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – theksoi Cakaj në një postim në Facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar. Për më tepër, Cakaj shprehu gatishmërinë, që me homologun…
Përpjekje për reforma të mëdha në njëqind ditët e para të mandatit të tij për veting efikas dhe objektiv dhe depolitizim të gjyqësorit dhe prokurorisë, paralajmëroi ministri i ri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq gjatë pranim-dorëzimit të sotëm të funksionit nga ministrja e deritanishme Renata Deskoska. Duke ia uruar funksionin ministër i Drejtësisë, ministrja e deritanishme Deskoska theksoi se pret, shpreson dhe beson se pas përfundimit të mandatit të Mariçiqit, do të jemi më afër Bashkimit Evropian se sa që jemi sot. Deskoska i falënderoi edhe mediat për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se pikërisht mbështetja e tyre shpesh herë ishte…
Një vit nga fillimi me punë, institucioni që zëvendësoi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, Agjencia për Siguri Kombëtare, mbetet e mbyllur për mediat. Alsat prej javësh nuk ka arritur të marrë përgjigje për të arriturat e këtij institucioni brenda një viti, në reformimin e funksionimit, për dallim prej asaj që bënte DSK-ja famëkeqe. ASK-ja nuk përgjigjet në pyetjen se pse punonjës të saj vazhdojnë të ndalojnë qytetarë vendorë dhe të huaj, ndërkohë që sipas ligjit nuk e kanë më autorizimin policor? Për të bërë këtë, siç mësojmë jozyrtarisht, nëpunës të ASK-së përdorin bexhat e vjetër të DSK-së dhe shkelin autorizimet.…
Pas zgjedhjes së krerëve të dikastereve të ekzekutivit, radhën e ka zgjedhja e zëvendësministrave. Kryeministri Zaev ka deklaruar se kjo procedurë do të zhvillohet nga java e ardhshme. Mediat tashmë kanë publikuar disa nga emrat që përfliten për postet e zëvendësministrave në disa dikastere, nga radhët e partive shqiptare. Në postin e zëvendësit të ministrit të Brendshëm mund të mbetet Agim Nuhiu, ose të zëvendësohet nga Bekim Maksuti, ish zëvendësministri i deritanishëm i Mbrojtjes. Në Ministrinë e Transportit, zëvendës pritet të jetë Rexhail Ismaili, edhe pse ai për Alsat tha se nuk ka njohuri për këtë. Ish ministri i Ekologjisë…
Përbërja e re qeveritare e cila dje u votua në Kuvend, sot ishin në takim te Presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Kryeministri Zaev shefit të shtetit Stevo Pendarovski ia prezantoi të gjithë ministrat e Qeverisë së re dhe më pas u deklarua për mediat. Zaev tha se kjo Qeveri do të punojë me përkushtim për problemet, në fillim do të merret me masat ekonomike dhe pasojat e korona virusit.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas rimarrjes së detyrës, theksoi se nga sot do të fillojnë të punojnë për rritjen e shpejtë të ekonomisë. Ai shtoi se me ritëm të përshpejtuar do të vazhdojë t’i përkrahë kompanitë vendore dhe investimet e huaja. “Mandati i ri dhe mundësia për ta udhëhequr këtë ministri edhe për katër vjet të tjera më jep edhe më shumë optimizëm për të punuar më shumë madje edhe më mirë. Që nga sot, fillojmë të punojmë për transformimin e ekonomisë për një rritje më të shpejtë dhe standarde më të larta. Fokusi kryesor, jo vetëm i Ministrisë…

