Author: Hamdi Kumanova

Gjithsej 12.8 për qind e apartamenteve në vend janë hipotekuar. Nga gjithsej 1,095,579 hipoteka të regjistruara, hipoteka të reja janë 140.571 apartamente, tregojnë të dhëna nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirave nga fillimi i prillit deri në fund të qershorit të këtij viti. Në fund të vitit të kaluar, 132,527 apartamente ishin hipotekuar, dhe në tremujorin e parë të këtij viti ky numër u rrit në 138,425. Në tremujorin e dytë, krahasuar me tremujorin e parë kur ndodhi pandemia Kovid-19, pati një rënie në shitjet e pasurive të paluajtshme, pra janë regjistruar 562 më pak transaksione, dhe rënia apartamenteve me…

Lexo më Shumë

Viti shkollor në Maqedoninë e Veriut në bazë të vendimit të qeverisë shtyhet për një muaj, përkatësisht do të fillojë më 1 tetor. Autoritetet e vendit kanë theksuar se për shkak të koronavirusit, fizikisht në klasë do të jenë vetëm nxënësit e klasës së parë, dytë dhe tretë, përderisa nxënësit nga klasa e katërt deri në vitin e katërt të gjimnazit, mësimin do ta ndjekin në distancë, ndërsa si opsion mbeten edhe nxënësit e klasës së gjashtë dhe vitit të parë të shkollave të mesme që mësimin ta ndjekin nga klasat e shkollave. Por, gjimnazistët janë shprehur të prerë se…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesit në Kumanovë gjatë një aksioni policor janë arrestuar 3 persona. Bëhet fjalë për tre të rinj, të lidhur me terrorizmin. Sipas të dhënave të para, personat kane qenë më parë në burgjet e Sirisë. Alsat mëson se nga operacionet e bastisjes, tek të tre personat janë gjetur armatime. Po ashtu, bastisje edhe në një lokacion në Shkup, te një person që besohet se mbante lidhje me grupin më fjalë. Informata më të hollësishme priten gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Krivovë të Drenasit, sot rreth orës 12:00. Media ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për të kuptuar detajet e këtij aksidenti. “Rreth orës 12:15, ne Krivovë rr. Prishtine – Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Një kamion dhe një automjet janë përfshirë ne aksident.Dy persona janë lënduar përderisa njësitet kompetente policore po merren me rastin ku janë duke kryer edhe hetimet e nevojshme në vendin e aksidentit”, u shprehë ai. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve…

Lexo më Shumë

Miratimi i masave të reja dhe inovative ekonomike janë të nevojshme, që ekonomia të rimëkëmbet, thonë ekspertët ekonomikë. Qeveria paralajmëroi vazhdimin e disa prej masave ekzistuese, por para kësaj, ajo duhet të marrë parasysh masat e reja që synojnë sektorët në nevojë. Sfida më e madhe e qeverisë së ardhshme është kapërcimi i dy krizave me të cilat përballemi. Nga njëra anë ajo ekonomike, dhe nga ana tjetër ajo shëndetësore. Kur filloi pandemia, filluam me një nivel më të ulët të borxhit publik, tani shohim që niveli i borxhit publik është rritur ndjeshëm mbi 50 për qind, gjë që tashmë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim po dëshmon vazhdimisht se është partia më vizionare dhe me më së shumti besueshmëri në bllokun shqiptarë, e kjo vjen si rezultat i realizimit të premtimeve ndaj qytetarëve në përgjithësi! Këto ditë po zhvillohet debati për votimin e Qeverisë së re LSDM-BDI! Deputetët e opozitës shqiptare, përpos që nuk e mbështetën idenë për Kryeministrin shqiptarë si para ashtu edhe pas zgjedhjeve, duke shpresuar që Zaev do t’i marrë në Qeveri, ata edhe tani në Kuvend vazhdojn paturpësisht të ironizojnë lidhur me këtë ide për Kryeministrin shqiptarë se gjëja nuk është realizuar e që në fakt brenda…

Lexo më Shumë

Sot nuk ka të infektuar të rinj nga Kovid-19 në Kërçovë, ndërsa katër persona janë shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Kovid-19 në komunën tonë është 269 persona, prej të cilëve 66 janë aktivë, 191 janë shëruar dhe 12 persona kanë ndërruar jetë, informoi kryetari dhe udhëheqësi i Shtabit të Krizës në Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari. “Edhe të dhënat e sotme flasin se kemi ulje të rasteve aktive në Kërçovë”, tha Dehari. Ai iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimin e dhënë nga institucionet kompetente…

Lexo më Shumë

Ilire Dauti nga koalicioni ALEANCA&ALTERNATIVA në seancën që është duke u zhvilluar në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së re ka reaguar ashpër ndaj koleges nga Bashkimi Demokratik për Integrim Arta Bilalli, në lidhje me listën e nominuar për ministra nga partia që ajo përfaqëson për qeverinë e re. Sipas saj, ajo është e zhgënjyer nga përfaqësimi i grave në Qeverinë e re dhe thotë se është skajshmërisht e turpshme që një vend që synon integrimin në BE, nga gjithsej 19 ministra, të ketë vetëm 4 gra, në mesin e të cilave asnjë shqiptare. Ja edhe fjalimi i plotë e…

Lexo më Shumë

Çmimi “Braqa Milladinovci” nga Mbrëmjet strugane të poezisë këtë vit i jepet poetes së re, Iva Damjanovski për librin “Hezitimi”, raporton Portalb.mk. “Poetja e re, Iva Damjanovski, për librin “Hezitimi” është fituesja e vitit për çmimin prestigjioz për poezi “Braqa Milladinovci”, që Netët strugane të poezisë e japin për botimin më të mirë ndërmjet dy edicioneve”, raportojnë nga festivali. Juria ishte e përbërë nga Angelina Banoviq Markovska, Anastasia Gjurçinova, Sonja Stojmenska Elzeser, Dushko Krstevski dhe Nikolla Maxhirov. Instilacioni ndriçues i shoqëruar me vargjet e poezisë “T’ga za jug”, në Parkun e poezisë në Strugë, në kuadër të Netëve strugane të…

Lexo më Shumë

Pa repart infektologjie, pa infektolog dhe pa hapësira të mjaftueshme, kështu është gjendja në spitalin Strugës në këtë kohë pandemie. Struga është një nga qytetet me numër të lartë të të infektuarve me Covid-19. Pacientët më simptoma më të lehta trajtohen në këtë spital, ndërsa ata me simptoma më të rënda në spitalin e Ohrit. Por sipas drejtorit të Spitalit të Strugës Muamed Asani, Spitali i Ohrit nuk i pranon pacientët e Strugës me Covid-19, andaj janë të detyruar t’i transferojnë në Shkup. “Ne si spital i përgjithshëm nuk kemi repart të infektivit dhe problem më i madh ka qenë…

Lexo më Shumë

Në Ohër dhe Strugë sot mbahet ngjarje për mbështetje të personave me sëmundje të rralla. “Vrapojmë dhe bëjmë aktivitete sportive për personat me sëmundje të rralla për të cilat nuk ekziston terapi në botë. Ditë e suksesshme sportive në Ohër dhe Strugë. Sportistë, miq, familjarë dhe mbështetës të personave me sëmundje të rralla në Ohër në Ohri vrapon sot sërish e shtrinë dorën për ngritjen e vetëdijes publike për nevojat e pacientëve me sëmundje të rralla”, thonë organizatorët. Timbilldingu i sëmundjeve të rralla të Ohri vrapoN u mbështet edhe nga të punësuarit në Ministrinë e Shëndetësisë. “Edhe këtë vit vrapojmë…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev e quaji Zaevin ‘kryeministër top-shop’ dhe kritikoi propozimet e ministrave të rinj. Zaev ndaj këtyre akuzave u përgjigj duke thënë se reagime të tilla vjen për shkak se deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk mund të pranojnë faktin se do të mbesin në opozitë edhe në 4 vitet e ardhshme. “S’ka para nga nga ndërmarrja e autobusëve në Shkup, nuk është as Orce Kamçev t’ju japë para. E di se e keni vështirë se do të jeni në opozitë edhe 4 vite. Keni të drejtë të jenë të frustruar. Çdo ditë dikush nga partia juaj…

Lexo më Shumë