Në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm në Këshillin e BE-së, sot, Maqedonia është e bllokuar nga Maqedonia. Ky është sinjali i parë negativ nga Bullgaria për integrimin e Maqedonisë së Veriut.
Këtë e ka thënë sot në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev, përcjell SHENJA.
“Në takimin e parë të Komitetit Përfaqësues të Përhershëm në Këshillin e BE-së, Maqedonia e Veriut është bllokuar nga Bullgaria. Ky është sinjali i parë negativë nga Bullgaria me çka është shkelur neni 2 nga Marrëveshja e Bullgarisë, e cila ka të bëj me atë se Bullgaria duhet t’i përkrah integrimet e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha Zaev, duke theksuar se megjithatë nuk duhet të humbet optimizmi.
Ai tha se pret që fqinji jonë lindor të mos e pengojë vendin në procesin drejt BE-së.




