Banorët e Siniçanit, pas më shumë se dy dekada bëhen me ujë për pije. Në çezmat e tyre rrjedh ujë i siguruar nga burimet e Sharrit. Projekti i filluar si nismë e banorëve të fshatit Siniçan, që u përkrah nga komuna e Bogovinës fillimisht ishte penguar nga banorët e fshatit Urviç dhe Institucionet të cilat kërkonin hartimin e një projekti, që më pastaj të vazhdojnë punimet. Ngërçi u zgjidh në bisedime mes pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv.
Muaj të tërë kemi bë gjithë këto përpjekje për të arritur deri në këtë momente finale që sot të lëshojmë ujin e pijshëm për vendbanimin Siniçan. Ka qenë një rrugëtim i gjatë i ëprbashkët me mediat ne si komunë dhe banorët e Siniçanit për të arritur një qëllim të caktuar. Mendoj se shumë dilema keqkuptime që u krijuan rreth kësaj ngjarjeje u sqaruan më në fund, dhe me një vendim të gjykatës se kreu i komunës ka punuar ka punuar në bazë të rregullave sepse flitej për kohë pandemie dhe nuk kishim kohë andaj duhej të punojmë në terren. Vendbanimi Siniçan nga sot e në vazhdimësi do të ketë ujë për pije- deklaroi Albon Xhemaili. Kryetar i komunës së Bogovinës.
Data 16.09.2026
Aktuale
- QMK: Nuk ka zjarre aktive, janë shuar 11 vatra
- Durmishi nga SHBA: Vlerësimi amerikan hap rrugë për investime të reja në Maqedoninë e Veriut
- Konjufca nga Haga: Presim vetëm një vendim – aktgjykim lirues
- Nga mëngjesi i freskët deri në 33 gradë: Moti ngrohet sërish, por e diela sjell ndryshim
- Avokati i Thaçit deklarohet pak orë para shpalljes së aktgjykimit
- Nxënësit fitues të bursave, duhet të dorëzojnë dokumentet deri më 30 shtator
- Ahmeti: Është e dhimbshme të shohësh çlirimtarët përballë akuzave
- Aksioni i Drejtorisë Tatimore (DAP) në Tetovë zbraz rrugët nga taksistët



