Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.772 testime janë regjistruar 145 raste të rja me coronavirus. Prej rasteve të reja 32 janë në Shkup, 15 në Kumanovë, 5 në Dibër, Shtip 8, Prilep 8, Tetovë 9, Strugë 4, Veles 2, Ohër dhe Manastir 4, Kavadar 2, Gostivar 12, Gjevgjeli 1, Strumicë 5, Kriva Pallankë 2, Koçani 3, Probishtip 2, Pehçevë 4, Berovë 1, Vinicë 2, Dellçevë 8, Sveti Nikole 4, Kërçovë 6 dhe Negotinë 1, njofton Telegrafi Maqedoni. ISHP po ashtu regjistroi 216 të shëruar dhe dy pacientë kanë humbur jetën. Njëri është…

Lexo më Shumë

Apanazha çdoherë është aktuale pas zgjedhjeve parlamentare dhe është e drejtë ligjore që e shfrytëzojnë deputetët dhe funksionarët e tjerë. madje edhe të sjellim tani ndryshim në Ligjin për apanazhë, mund të vlejë prej tani e tutje, nuk mund të vlejë në mënyrë retroaktive, kështu ishte përgjigja e Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të sotëm të parë zyrtar në Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë pas formimit të Qeverisë së re, në pyetjen e gazetarëve nëse do të shkurtohet e drejta e apanazhës për deputetët nga përbërja e kaluar parlamentare.Parlamenti po mendon për këtë, theksoi Zaev, duke shtuar se çështja…

Lexo më Shumë

Partnerët socialë, Ministria e Kulturës dhe sindikatat e kulturës, SONK dhe SKRM zhvilluan sot një takim pune në të cilën u diskutua për tejkalimin e problemeve në zbatimin e Marrëveshjes Kolektive në pjesën për pagat në fushën e kulturës për muajin korrik. Në takim u konkludua se arsyet për problemet për shkak të të cilave pagat për muajin korrik janë vonuar, janë tejkaluar dhe se pagesa e pagave fillon menjëherë për ato institucione që janë të gatshme. Pjesa tjetër do të marrë pagat e tyre në faza pas harmonizimit të sistematizimeve në institucione. Ministrja e Kulturës Stefoska u bëri thirrje…

Lexo më Shumë

Njësia për trafikim të paligjshëm me drogë pranë Sektorit për shuarjen e krimit të organizuar dhe krimit serioz dje gjatë bastisjes në Haraçinë ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas informacioneve paraprakisht të marra operative dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është kryer bastisje në shtëpinë e B.A. (33) dhe hapësira të tjera në f. Haraçinë. Marihuana është gjetur në ekspertizë dhe merren masa dhe aktivitete shtesë për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot pati takim me drejtorin e Festivalit Mbrëmjet Strugane të Poezisë Todorçe Tasevski dhe kryetaren e jurisë për ndarjen e çmimit “Vëllezërit Milladinov”, Angelina Banoviq, ndërsa në takim mori pjesë edhe poetja e re Iva Damjanovski e cila për përmbledhjen e saj “Mëdyshje” e mori çmimin “Vëllezërit Milladinov” për vitin 2020. Në takim, Tasevski e informoi Pendarovskin për ngjarjet që janë mbajtur në suaza të edicionit të 59-të të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, që për shkak të pandemisë së Kovid-19 sivjet pati program të shkurtuar dhe të modifikuar. Tasevski theksoi se në Festival morën pjesë vetëm poetë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme filloi rrënimi i ndërtesës te Mavrovasja në Shkup. Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre shilegov përshëndeti këtë veprim dhe i inkurajoi autoritetet lokale që të hynë në luftë kundër ndërtimeve pa leje. Edhe një herë dua të theksoj se Bashkia e Shkupit nuk ka kompetenca të ndërhyjë për ndërtimin pa leje te Mavrovasja. Me rrënimi e këtij objekti, jam i bindur se qytetarët do ta shohin sundimin e së drejtës. I inkurajoj autoritetet lokale që bashkërisht të hymë në luftën kundër ndërtimeve pa leje”, tha Shilegov.

Lexo më Shumë

Puna e ministrave dhe funksionarëve të lartë nga radhët e BDI-së do të mbikëqyren nga një komision i ngushtë partiak. Ky komision siç mësohet jozyrtarisht do të përbëhet nga anëtarë të kryesisë së ngushtë, ndërsa do të kryesohet nga Musa Xhaferi. Komisioni pritet të formohet gjatë javëve të ardhshme ku do të bëjnë pjesë Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Nevzat Bejta, etj. Po ashtu bëhet e ditur se për çdo kuartal të vitit do të vlerësohen punët dhe arritjet e funksionarëve në postet ministrore dhe eshalohet e dyta.(INA)

Lexo më Shumë

Një nga brengat e para të Qeverisë është të parandalohet largimi i të punësuarve nga ana e punëdhënësve pas përfundimit të masës që e ka ofruar shteti për ruajtje të vendeve të punës. Menjëherë do të punojmë në masa që të mundet shteti të ndihmojë të mbrohet çdo vend pune në vendin tonë, do të jetë një nga fokuset më të mëdha të të gjithë pakos së masave që do ta ofrojmë, porositi sot kryeministri Zoran Zaev. “Shifrat e punëtorëve të larguar në mënyrë të panatyrshme u rritën prej 12-13.000 në 22-23.000, ndërsa sipas disa statistikave edhe në 30.00 të…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës informon se në dy raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme nëpunësit e policisë kanë zbuluar drogë, për ç’arsye janë arrestuar gjithsej pesë persona. “Rreth orës 16:30, në rrugën Ilindenska në Tetovë, nëpunësit e policisë arrestuan I.H. (42), N.M (61) nga Tetova dhe M.R (40) nga Piroku, Tetovë, sepse gjatë kontrollit të tyre në automjetin ‘Ford Mondeo’ me targa të Tetovës, në të cilin ishin transportuar, u gjet heroinë”, njoftoi sot SPB Tetovë. Rasti i dytë është evidentuar në Leshok disa orë më vonë. “Rreth orës 22:45, në Leshok të Tetovës, nëpunësit policorë të SPB Tetovë arrestuan…

Lexo më Shumë

Në gjykimin për parregullsi zgjedhore “Titanik” sot në Gjykatën Penale duhet të merren në pyetje katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria. Seanca e sotme ka filluar me vonesë të vogël, për shkak të shqyrtimit në shkrimet për lëndën nga të akuzuarit. Të akuzuarit në këtë lëndë janë funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së në mesin e tyre është edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova. Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile…

Lexo më Shumë

Në tremujorin e dytë të këtij viti shkalla e vendeve të lira të punës ka qenë 1,36 për qind, gjegjësisht ka pasur 6.866 vende të lira të punës, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Industria përpunuese, ndërtimtaria dhe tregtia janë sektorë në të cilët ka pasur më pak vende të lira. Tek industria përpunuese të lira kanë qenë 2.081, në tregti 1.232 dhe në sektorin e ndërtimtarisë 1.073. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka sektori i Ndërtimtarisë 3,46 për qind, ndërsa shkallë më të vogël në sektor furnizimi me energji elektrike, gaz, avull…

Lexo më Shumë

Viti shkollor mund të fillojë me model të kombinuar dhe gjithkund ku kushtet janë të plotësuara nga protokollet shëndetësore, mësimi do të realizohet me prani fizike në shkolla, pavarësisht klasës dhe moshës së fëmijëve, parasheh Plani për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 nga 1 tetori që e miratoi sot Qeveria në seancën e saj të parë. Plani i Ministrisë së Arsimit bazohet për nevojën që të merren përfitime maksimale për nxënësit, të punësuarit në shkolla dhe bashkësinë më të gjerë dhe njëherit të mos vijë deri në përhapjen e KOVID-19, tha në konferencën për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës,…

Lexo më Shumë