Ndihmë e targetuar për ata që u nevojitet më së shumti, lufta kundër ekonomisë gri, lufta kundër korrupsionit dhe ulja e shpenzimeve parafiskale të cilat në disa raste janë më të larta se tatimet – këto janë kërkesat kryesore të biznesmenëve deri te Qeveria. Të njëjtat sot u prezantuan në takimin e parë zyrtarë mes Lidhjes së Odave ekonomike dhe Qeverisë. “Të gjithë ndërmarrjet dhe të gjithë ata në sektorin privat që po përballen me vështirësi financiare për shkak të krizës, të marrin ndihmë adekuate të targetuar e cila u nevojitet”, theksoi Daniella Arsovska, kryetare e LOE. Qeveria është stabile,…
Author: Hamdi Kumanova
Prej më shumë se 9 orësh, ka përfunduar intervistimi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në objektin e EULEX-it në Prishtinë.Ahmeti po intervistohet në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale.Ai është parë të jetë futur në objektin e EULEX-it që nga ora 09:00 në mëngjes dhe tani ka përfunduar intervistimi.Ali Ahmeti do të intervistohet edhe nesër, ndërsa nuk dihet për ditët e ardhshme.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të jenë të korodinuara, sa i përket mënyrës së mësimit të nxënësve me sëmundje kronike. Kështu thotë pediatri Ylber Kokale, për TV Shenja. Për këta fëmijë, shprehet Kokale mund të ketë mësim online, mirëpo nëse bashkëpunojnë trekëndëshi, nxënës, prind dhe mësues edhe ky grup i fëmijëve mund që të shkojnë në shkollë. Ylber Kokale, pediatër “Ndaj mendimin që për të sëmurët kronik, është edhe e tolerueshme që të ketë mësim online, por edhe për ata mund të bëhet një zgjidhje adekuade duke i kordinuar protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë me…
Rampa në rrugën lokale që qon nga Gostivari deri në deponinë rajonale Rusino do të jetë e lëshuar edhe dhjetë ditë. Mbeturinat komunale nga komuna e Gostivarit përsëri do të vazhdojë të sillen në deponinë pasi shumica e kërkesave të iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin” ishin përmbushur. Mbeturinat nga komunat tjera në deponi nuk sillen që nga fillimi i gushtit. Nga Iniciativa Qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin” konfirmuan se në ndërkohë janë realizuar disa takime dhe është biseduar për gjendjen. Vendimi i aktivistëve ekologjikë është që të ketë bllokadë edhe dhjetë…
Edhe përkundër ndalesave dhe gjobave, sërish në shumë vende ligji dhe protokollet mbrojtëse kundër pandemisë nuk po respektohen. Një kafene në qendrën tregtare “Biser” në Shkup, mbrëmë i theu të gjitha protokollet, teksa organizoi një festë pa kontroll. Videot në rrjetet sociale treguan të rinj të mbledhur pa asnjë distancë teksa zbaviteshin, madje pinin nga e njëjta nargile. Rastin në Inspektoratin Shtetëror të Tregut e lajmëruan qytetarët e shqetësuar pak para mesnate. Gjysmë ore më vonë, inspektorët shkuan atje dhe gjetën një sërë parregullsish. Përveç faktit që kishte kaluar orari i punës për baret, që në ditët e javës është…
Qendra e shëndetit publik në Kumanovë në 24 orët e fundit ka regjistruar 15 persona të infektuar të rinj me Kovid 19, nga të cilët 14 janë nga qyteti, një është nga Komuna e Likovës, bënë të ditur sot zyrtarët e institucionit shëndetësor publik. Janë shëruar 31 pacientë nga Kumanova. “Pacientët e rinj kanë pasur kontakte me familjarë dhe kolegë të infektuar më parë”, tha drejtori i Qendrës së shëndetit publik në Kumanovë, dr. Arif Latifi. Sot, janë kryer 23 teste, nga të cilat 20 sipas “Termini im” dhe tre teste u kryen sipas indikacionit epidemiologjik. Nga fillimi i pandemisë…
Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo ka uruar kryeministrin Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re. Ai këtë urim e ka dërguar përmes Tuiterit, duke e shpërndarë urimin paraprak të ambasadores amerikane në vend, Kejt Bërnz. “Urime për anëtaren e re të NATO-s dhe kryeministrin Zoran Zaev pas formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Pompeo në Tuiter.
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës për Turizëm dhe hotelieri në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë. Temë e takimit ishin problemet me të cilat përballet sektori i turizmit dhe hotelierisë si rezultat i krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Covid 19 dhe masat që do të merren në të ardhmen për të zvogëluar dëmet. Ministri informoi se si sektori më i prekur, fokusi i Qeverisë ishte pikërisht në mbështetjen e turizmit dhe hotelierisë, ku edhe u miratuan dhe zbatuan disa masa në muajt e fundit, të tilla si:…
Me vendosjen e konceptit të ri të sigurisë në komunikacionin rrugor të emërtuar si “Qytete të sigurta” (Safe City), Qeveria e re synon përmirësimin e sigurisë në qendrat urbane. Kjo pikë është pjesë e programit të punës së Qeverisë, për të cilën bashkërisht janë pajtuar ta realizojnë LSDM dhe BDI, në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Ky projekt siç thuhet në Programin qeverisës, nënkupton rregullim të qartë dhe rigoroz të shpejtësisë në vendbanimet, vendosjen e kamerave për kontroll të respektimit të rregullave dhe shpejtësisë, si dhe automatizim të plotë të procesit të gjobave dhe lidhjen e tyre me targën e automjetit.…
Rreth 150 shtetasit e riatdhesuar nga vatrat e luftës në Irak dhe Siri, për shtetin tonë janë rrezik potencial për terrorizëm. Ky është vlerësimi i Komitetit kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit. Sipas koordinatorit nacional të këtij organi edhe 12 ish-pjesëtarë të ISIS janë duke vuajtur dënimet në burgjet e vendit pas pjesëmarrjes në luftëra të huaja. “Një pjesë e këtyre luftëtarëve të huaj ose që ishin në vatrat e luftës në Siri dhe Irak përbëjnë cenim të sigurisë dhe rrezik kombëtar të këtij vendi dhe për këtë shkak puna e shërbimeve të inteligjencës është…
Ende pa filluar ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, Qeveria e re, në seancën e parë të saj ka menduar për ndërtimin e një pike për pagesë rrugore për ata që do të udhëtojnë në këtë rrugë. Një ditë më parë Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore ka njoftuar qeverinë se po përgatit dokumentacion teknik për ndërtimin e pikës për pagesa. “Qeveria e shqyrtoi dhe pranoi informatën për dorëzimin e propozim projektit për përgatitjen e dokumentacionit teknik në nivel të projektit bazë për ndërtimin e pikës për pagesë për pjesën e autostradës, pika kufitare Bllacë – Shkup (qarkorja Stenkovec) në suaza të thirrjes…
Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns i ka përcjell presidentit Stevo Pendarovski mesazhin urues të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për ditën e pavarësisë. Bërns në takimin me Pendaovskin ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Bërns ka takua edhe kryeministrin Zoran Zaev me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, energjetikës dhe sigurisë kibernetike. Pasditen e sotme Bërns takoi edhe kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi.

