Author: Hamdi Kumanova

Njëri vëlla ministër kurse tjetri drejtor i spitalit shtetëror. Ekspertët kanë qëndrime të ndara nëse mund të ketë konflikt interesi në rastin e ministrit të financave Fatmir Besimit dhe vëllait të tij Florin Besimi, i cili është drejtor i spitalit të Tetovës. Ish anëtari i komisionit anti-korrupsion Arif Musa për Alsat shprehet se ka shumë mundësi të ketë konflikt interesi. Arsyeja për këtë është se të dytë janë në poste të larta drejtuese. Lidhur me rastin konkret, Musa thotë se spitali në Tetovë mund të favorizohet nga ministri për marrjen e fondeve nga buxheti i shtetit. Ai vlerëson se dikush…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës informon se zyrtarët policorë të cilët kryejnë kontrolle në komunikacion, do të posedojnë kamera të cilat do të incizojnë gjatë gjithë kohës që ata janë në terren. Këto kamera të cilët do t’i përdorin policët janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “SPB Tetovë fillon me zbatimin e kësaj risie në funksionimin e përditshëm, për momentin si pilot-projekt në fushën e komunikacionit, ndërsa më pas edhe në aktivitetet tjera të policëve. Për këtë qëllim policët zyrtarët policorë të angazhuar për kontrolle në komunikacioni në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, janë të gatshëm për…

Lexo më Shumë

Fondi për sigurim të depozitëve informoi se dëmshpërblimi i depozitëve deri 30.000 euro për personat fizikë në “Eurostandard banka” do të paguhet në mënyrë të njëfishtë, ndërsa do të mund të ngriten mjetet nga dita kur të fillojë pagesa. Deponenti për dëmshpërblim do të ketë në dispozicion 36 muaj, respektivisht tre vjet nga dita e fillimit të pagesës. Pas skadimit të kësaj periudhe, deponentët, respektivisht trashëgimtarët e tyre, të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën për dëmshpërblim, pagesën e dëmshpërblimit do të mund ta realizojnë përmes fondit për sigurim të depozitëve. “Veçmë po përgatitet…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot është takuar me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, E.Angell Dimitrov, transmeton Almakos.Gjatë takimit janë zotuar se do ta thellojnë bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.“ Sot, kisha kënaqësin që të takoj ambasadorin e Rеpublikës së Bullgarisë E. Angell Dimitrov me të cilin i konfirmuam zotimet tona për bëshkëpunim, të cilat do të sjellin një standard më të mirë jetësorë për qytetarët e të dy shteteve.”, thuhet në njoftim./Almakos/

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot në kabinetin e tij e pranoi ambasadorin e Republikës së Çekisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mirosllav Toman. Në takim, siç ka informuar Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi shprehu falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë e pranon nga Republika e Çekisë për integrimet euroatlantike dhe evropiane. Ai po ashtu e informoi ambasadorin Toman për angazhimin e pritur të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të pandemisë dhe masave për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, për masat ekonomike për mbështetjen e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë kryer 1486 teste për COVID-19 dhe prej tyre 109 kanë rezultuar pozitivë.Rastet sipas qyteteve:-Shkup 40-Kumanovë 10-Shtip 3-Prilep 12-Tetovë 6-Strugë 4-Manastir 6-Ohër 7-Kavadar 3-Gostivar 2-Strumicë 2-Kriva Pallanka 2-Probishtip 1-Pehçev 1-Vinicë 2-Dellçev 1-Shën Nikoll 1-Kërçovë 4-Resnjë 1-Negotinë 1Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 3 viktima nga COVID-19. Bëhet fjalë për një pacient 64-vjeçar nga Kërçova, një 61-vjeçar nga Shkupi dhe një paciente 7-vjeçare nga Makedonski Brod. Janë shënuar edhe 89 të shëruar.

Lexo më Shumë

Këshilli Organizativ i protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, njofton median për sot (04.08.2020), në ora 19:00, se do të realizohet një marsh i madh protestues në Tetovë. Marshi do të fillojë nga sheshi ”Iliria” dhe do të përfundojë para EVN-së. I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i bashkangjiten marshit. Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive dhe përgjegjshmëri, pasi i ndihmon procesit deri te realizimi i kërkesave të parashtruara më herët. Përveç Tetovës, do të protestohet në Gostivar, Shkup dhe Kërçovë. Këshilli Organizativ / Tetovë

Lexo më Shumë

Një 9-vjeçar nga Shuto Orizarja, mbrëmë është mbytur në një kanal për ujitje në afërsi të Gradskos, informojnë nga Policia, njofton Portalb.mk. “Më 3 shtator, rreth orës 20:00 në SPB Veles është paraqitur se në vendin e quajtur “Ramnishte”, në afërsi të fshatit Çiçevë e Poshtme, Komuna Gradsko, në kanal të hapur për ujitje është gjetur i mbytur një fëmijë 9-vjeçar i Shuto Orizares së Shkupit. Mjeku nga Gradsko ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës”, tha Verolub Dodeski, zëdhënës i SPB Veles. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dorëzuar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore…

Lexo më Shumë

Paralajmërimet për rikthimin e plotë të sistemit për kontroll të pacientëve “ Termini im” do të shkaktojnë flukse pacientësh nëpër institucionet shëndetësorë, andaj Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrese ka udhëzuar që të merren masa të shtesë për mbrojtje nga virusi korona. Ministria e Shëndetësisë“Përmes një shkrese mundësohet rikthimi gradual i punës në të gjitha institucionet shëndetësore për kontroll përmes sistemit “ Termini Im”, duke respektuar të gjitha masat e duhura të kujdesit. Është dhënë udhëzim për më shumë kohëzgjatje të terminëve (më së paku 30 minuta) si dhe të thirren pacientët terminet e të cilëve janë anuluar. Në udhëzim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetar i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot deklaroi se ka vullnet politik të vazhdohet procesi i decentralizimit në vend. “Procesi i bisedave me pushtetin qendror dhe me kryeministrin Zaev tashmë ishin në vijim kur na ndodhi të caktohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për fat të keq na ndodhi pandemia me koronavirusin. Ne jemi mjaft të përparuar në atë proces dhe mendoj se për një periudhë shumë të shkurtër do të mund të përkushtohemi në sjelljen e ligjdhënies, e cila do të thotë hyrje në fazën e dytë të…

Lexo më Shumë

Kabineti i Drejtorit Gjeneral të Postave të Maqedonisë, Ejup Rustemi, përmes një komunikate ka informuar se deri te bankat dhe “Asociacioni maqedonas bankar” kanë dërguar shkresë për bashkëpunim afarist. Bankat e interesuara në afat prej 3 ditë pune duhet që në formë të shkruar të tregojnë nëse janë të interesuara për bashkëpunim, me qëllim që t’i fillojnë bisedimet. “Procedura për zgjedhjen e bankës dhe ‘shkresë për qëllimet’ janë vendimet që sot i solli Këshilli Drejtues i SHA “Postat e Maqedonisë së Veriu”, në bazë zë vendimit të Qeverisë për nisjen e procedurave, me qëllim lidhjen e një marrëveshjeje të re…

Lexo më Shumë