Author: Hamdi Kumanova

Qeveria e Maqedonisë dhe vetëqeverisjet lokale në periudhën e ardhshme do të kenë në dispozicion rreth 85 milionë euro, të siguruara nga jashtë, për zbatimin e masave për efikasitet energjetik në vend. Janë projekte më të mëdha në nivel kombëtar për të cilët janë ndarë burime të konsiderueshme financiare; disa prej tyre tashmë janë në fazën e zbatimit, kurse disa ende nuk kanë filluar, njofton Portalb.mk. Siç informojnë nga Ministria e ekonomisë për “Meta.mk”, “Projekti për efikasitet energjetik në sektorin publik do të financohet me kredi nga Banka Botërore, në vlerë prej 25 milionë euro. Ligji për këtë kredi ende…

Lexo më Shumë

Hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin katërvjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga LSDM-ja, kështu thuhet komunikatën e kësaj partie për media. “Qëllimi i përbashkët i Qeverisë dhe institucioneve është luftimi pa kompromis kundër korrupsionit për ta zhvilluar ekonominë, shoqërinë, jetën më cilësore të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Kjo parti thekson më tej se institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë dhe disiplinës dhe barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë. “Qeveria gjatë tre viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua…

Lexo më Shumë

Gati 52 mijë qytetarë do të kenë mundësinë e blerjes së stazhit. Ky është numri i punonjësve të cilëve u mungojnë edhe pesë vjet të tjera për tu pensionuar. Ne morëm të dhënat nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe drejtori i këtij institucioni shtetëror për Alsat tha se gati 28 mijë janë meshkuj që dalin në pension në moshën 64 vjeç, dhe 23 mijë të tjerët janë femra, që dalin në pension në moshën 62 vjeçare. Fondi pretendon se reformat e njoftuara që parashikojnë blerjen e stazhit nuk do ta çrregullojnë punën e tyre financiare. “Gjendja momentale e fondit është…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit e ka filluar rindërtimin e bulevardit “Aleksandri i Madh” në komunën e Gazi Babës në pjesën e hyrjes lindore të kryeqytetit, pasi ajo perëndimore u rindërtua vitin e kaluar. Gjatësia është 5.3 kilometra – nga kryqëzimi në Hipodrom deri në kryqëzimin në Panairin e Shkupit në Autokomandë. “Kjo është një lëvizje e shkëlqyeshme, më e madhe se pesë kilometra. I lus qytetarët që të kenë durim, ne do të punojmë gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mundësojmë hyrjen lindore sa më shpejt të jetë e mundur dhe të lëvizim në dalje nga Shkupi, në anën tjetër,…

Lexo më Shumë

Rreth 48 kilogramë drogë, prej të cilave 15 kilogramë hashash dhe 33 kilogramë marihuanë janë konfiskuar, ndërsa tre persona janë arrestuar mbrëmë në aksionin policor në fshatin Debresht në Prilep. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski deklaroi se në aksionin kanë marrë pjesë nëpunës policorë nga Sektori për punë kriminalistike – Sektori për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, SPB Prilep dhe Sektori për operacione speciale policore në koordinim me Prokurorinë publike të Prilepit. “Janë arrestuar V.I (55), tek i cili janë zbuluar rreth 48 kilogram drogë ndërsa ai i ka përgatitur për transport. Janë ndërmarrë masa…

Lexo më Shumë

Qyteti për fat të keq, nuk ka ingerenca mbi ndërtimet pa leje. Analiza tregon se ka rreth 140 objekte pa leje në territorin e Qytetit të Shkupit. Ju bëj thirrje institucioneve që ta kryejnë punën e tyre, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në pyetjen gazetareske në fillim të rikonstruksionit të bul “Aleksandri i Madh”. Për rrënimin e objektit afër QT Mavrovasja, ai thotë se, objekti mund të rindërtohet, përkatësisht të ndërtohet kafeneja që ishte më herët.Ndryshe, objekti para QT Mavrovasja për tre ditë u rrënua ndërsa rrënimi filloi të mërkurën kur Qeveria i rekomandoi Komunës së Çairit…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikolovski ka reaguar për një biznes të mundshëm kriminal në Tetovë, transmeton Almakos. Nikolovski drejton gishtin te përfaqësuesit e LSDM-së dhe BDI-së duke i lidhur me biznesmenin kontravers malazez Miodrag Daka Davidkoviq. Në vijim e keni reagimin e plotë të Aleksandar Nikolovski: Larg syve të opinionit publik me 31 gusht të këtij viti, vetëm një ditë pas formimit të qeverisë së LSDM-së me BDI-në në Këshillin e Komunës së Tetovës ku shumicën e kanë njashtu LSDM-BDI u votua plani detal urbanistik i cili në vete bart krim, korrupsion si dhe një kontekst serioz dhe kontravers regjional.…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Qendrës për Shëndet Publik në Ohër, nga 29 gushti e deri më 4 shtator janë diagnostifikuar gjithsej 59 të infektuar në Ohër, Strugë dhe Dibër dhe rajonet përreth. Prej tyre 30 janë nga Struga, 21 nga Ohri dhe tetë pacientë nga Dibra. Sipas të dhënave, Ohri ka momentalisht 42 raste aktive, Struga 59 raste aktive ndërsa Dibra është me 29 raste aktive. Në periudhlën e njëjtë, kanë vdekur tre persona, nga një në Strugë, Ohër dhe Dibër. Që nga fillimi i epidemisë gjithsej në këto tre qytete ka pasur gjithsej 1.114 persona të infektuar.

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e asambleve studentore në universitetet “Shën Kirili dhe Metodij”,“Nënë Tereza”,“Goce Delçev”,“Shën Kliment Ohridski” dhe “Universiteti i Evropës Juglindore ” mbrëmë u takuan me mnistren e re të Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, dhe prezantuan Deklaratën për Rininë, Arsimin dhe Ardhmërinë. Në deklaratë janë të paraqitura kërkesat për reforma për arsim më kualitativ, investime në shkencë dhe infrastrukturë arsimore, standarde më të larta të studentëve dhe përfshirjen e të rinjve në krijimin e politikave arsimore. “Ne i përcollëm Ministres kërkesën tonë për hapjen e konvikteve dhe zgjidhjen e problemit me grupin e studentëve që nuk morën kartela pagese vendore”, thanë…

Lexo më Shumë

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut premtoi se do të bëhet test që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona. “Në Klinikën për pulmologji dhe alergologji do të prezantohet testi që për 40 minuta do të tregojë nëse pacienti është i infektuar me virusin korona ose jo”, deklaroi Filipçe. Ai sqaroi se ky aparat gjithashtu do të vendoset edhe në Klinikën për sëmundje ngjitëse, duke sqaruar se përmes saj do të detektohen edhe viruset tjera te pacienti.

Lexo më Shumë

Hapat e ardhshëm në luftimin e korrupsionit janë vendosur në programin katërvjeçar të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga LSDM-ja, qëndron në komunikatën e partisë në pushtet. “Qëllimi i përbashkët i Qeverisë dhe institucioneve është luftimi pa kompromis kundër korrupsionit për ta zhvilluar ekonominë, shoqërinë, jetën më cilësore të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Sipas tyre institucionet janë të përkushtuara në vendosjen e rendit, drejtësisë dhe disiplinës dhe barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë. Sipas LSDM-së, Qeveria gjatë tre viteve i zgjidhi kontestet me shtetet fqinje dhe Maqedonia u anëtarësua në NATO dhe…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me erë të dobët mesatare. Në mëngjes do të jetë freskët, temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 17, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në 12 ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 29 gradë. Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht me diell me mëngjese të freskëta, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në rritje.

Lexo më Shumë