Author: Hamdi Kumanova

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë është 14,998, janë shëruar 12,149 pacientë, 614 kanë vdekur dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2,235. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 127 raste të reja me kovid-19, pesë persona kanë vdekur, 95 janë shëruar, ndërsa janë bërë 1,574 teste, informoi Ministria e Shëndetësisë. Nga ata që janë regjistruar dje në Shkup janë 43, Kumanovë-11, Dibër-1, Shtip-4, Prilep-8, Tetovë-4, Strugë-5, Veles-1, Manastir-1, Ohër-4, Gostivar-10, Gjevgjeli -3, Strumicë-5, Kriva Pallankë -5, Koçan-2, Probishtip-3, Makedonski Brod-1, Pehçevë-3, Berovë-3, Dellçevë-7, Kratovëo-1 dhe Kërçovë-2.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, sipas gjitha gjasave do të jetë përgjegjës edhe për investimet e huaja, pasi që ministrat pa resor për nxitjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e klimës biznesore në Maqedoni kanë ngelur pa punë, transmeton Almakos. Pozicionet ministrore të Zorica Apostolska, Elvin Hasan, Hisen Xhemaili dhe Bardhyl Dauti, që ishin përgjegës për invetimet e huaja në qeverinë paraprake janë ndërprerë, ndërsa investitorëve vjet iu janë paguar 22 milion euro. Fatmir Bytyqi ka lindur me 26.10.1975 në Butel të Shkupit. Në periudhën e viteve 1994-1999 ka diplomuar në Universitetin e Tiranës, në drejtimin Biznes Administratë-Biznes…

Lexo më Shumë

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet i një kumanovari, kumtoi sot SPB Kumanovë. Ngjarjen në SPB Kumanovë në ora 3 pas mesnatë e ka denoncuar pronari 61-vjeçar i automjetit. “Personi V.S (61) nga Kumanova ka denoncuar se rreth orës 3 është djegur automjeti i tij ‘pasat’ me tabela të Kumanovës”, thuhet në kumtesën e policisë. Zjarrin e ka shuar zjarrfikësit e Kumanovës. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekspertizë ka kryer ekip ngaq SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Kryetari i kominës së Çairit Visar Ganiu,në publikimin në fejsbuk njofton për fillimin e përgatitjeve për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes “Bambi” “Objekti i vjetër i çerdhes për fëmijë “Bambi” nga sot do i përket të kaluarës pasi të njejtin sot e rrënuam për të filluar procesin e punës për ndërtimin e objektit të saj të ri me kapacitet hapësinor dhe standard bashkëkohor për 350 fëmijë në edukimin e tyre parashkollor. Ky investim do të arrijë vlerën totale prej 150.600.900 denarë dhe realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale-thotë Ganiu.

Lexo më Shumë

Zoran Mileski e pranoi veprën në fillim të gjykimit për lëndën “Reket”, ndryshe nga dy të pandehurit e tjerë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva, njofton Portalb.mk. Dënimin me tre vjet burg për Zoran Milevski – Kiçeec, e ka konfirmuar Gjykata e Apelit Shkup. Sipas aktgjykimit, i pandehuri i tretë në “Reket”, Mileski, i kishte organizuar takimet e Boki 13 dhe Orce Kamççev në shtëpinë e tij, Boki 13 e kishte siguruar dëshmitarin Kamçev se Janeva do të përmbushte, përkatësisht i kishte përmbushur të gjitha kërkesat për lehtësimin e statusit të tij si të dyshuar dhe i paraburgosur…

Lexo më Shumë

Arrihet konsensus për ndarjen e trupave punues në Kuvend. Siç mëson Alsat, të gjitha partitë parlamentare të organizuara në grupe parlamentare do të udhëheqin komisione në bazë të numrit të deputetëve që posedojnë. Burime të Alsat bëjnë të ditur se Koalicioni “Mundemi” do të udhëheqë 8 komisione, ndërsa po aq edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. BDI do të udhëheqë 3 komisione ndërsa koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 2 komisione. Formati i komisioneve dhe ndarja konkrete pritet të bëhet javën që vjen. LSDM“Në fillim të javës së ardhshme presim që të gjithë koordinatorët të mblidhemi dhe të…

Lexo më Shumë

Bar dhe ferra, të parregulluara dhe të mbuluara me mbeturina. Kjo është pamja e disa prej plazheve në bregun e Strugës, që nuk janë dhënë me koncesion dhe për të cilët askush nuk interesohet. Edhe pse ndodhen në qytet, shumë prej tyre duken si xhungla. Disa qytetarë besojnë se të gjitha plazhet duhet të jepen me koncesion. Ata thonë se këto plazhe janë kthyer në fole gjarpërinjsh. “Nëse krahasoni ato plazhe që janë tashmë nën koncesion, ndryshimi është i madh. “Si një vend turistik, është për të ardhur keq që në qendër të qytetit këto plazhe të jenë kaq të…

Lexo më Shumë

Ushtrojnë këtë profesion që prej dy dekadash. Gjithnjë kështu në mënyrë klandestine, duke u parkuar fshehurazi aty ku do gjejnë një vend parkimi për të marrë udhëtarë. Transporti me furgonë është mënyra e vetme për transportimin e udhëtarëve nga fshatrat dhe komunat e tjera në rajonin e Tetovës. Megjithatë Komuna e Tetovës nuk ka zgjidhur ende problemin me mungesën e një vend parkimi adekuat. Shoferët e furgonëve nga ana tjetër pavarësisht gjobave që marrin nga policia vijojnë të parkohen në mënyrë të parregullt. “Patjetër që e duam, gati 20 vjet ne e presim atë vend, por nuk na lejojnë, komuna…

Lexo më Shumë

Këtë muaj në Shkup pritet të mbahet takim dy-ditësh i Komisionit maqedono-bullgar për çështje të historisë dhe arsimit. Anëtari i ekipit maqedonas, Petar Todorov thotë se data e takimit mbetet të konfirmohet nga të gjithë 14 anëtarët ndërkohë që Qeveria duhet t’i zgjidh disa probleme administrative, por pa dhënë detaje për çfarë problemi bëhet fjalë. Todorov sqaron se në rend dite do të jetë sërish historia e përbashkët, duke u shprehur decid se identiteti asnjëherë nuk do të jetë lëndë diskutimi. https://www.youtube.com/embed/xbMvWg12ByA?feature=oembed“Gjithsesi se do të vazhdojmë me tekstet shkollore, aty ku mbetëm, pra ka disa pika të pambaruara lidhur me…

Lexo më Shumë

Pakënaqësi dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale, pas aktvendimit të djeshëm për aksidentin me pasoja fatale, që ndodhi në vitin 2018 pranë Kishës Katolike në Shkup. Gruaja e viktimës është revoltuar nga procesi gjyqësor dhe vendimi i gjykatëses për të shqiptuar një dënim me kusht për të pandehurin. “Sot, në emër të qytetarëve të RMV, gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq në Gjykatën Themelore Shkupi 1, shqiptoi dënimin me kusht për atë që ma mori burrin në moshën 32 vjeçare, foshnjën dhe mua më la me lëndime të rënda trupore !!! Thjesht sepse ai ka pranuar fajin! Zi e më zi!”…

Lexo më Shumë

Pas gjashtë muajve, kopshtet janë duke i bërë përgatitjet e fundit për pranimin e fëmijëve. Janë duke u dezinfektuar klasat, kuzhinat, sipërfaqet e punës dhe lodrat. Në disa objekte është hequr tepihu dhe parketi dhe është zëvendësuar me dysheme PVC, që është më rezistues ndaj bakterit. Nga komuna Karposh kanë angazhuar edhe kompani për dezinfektimin dhe deratizimin e të gjitha 11 objekteve. “Janë dezinfektuar lodrat, janë vendosur nëpër vende, do të ulet numri i lodrave dhe do të përdoren vetëm ato që mund të dezinfektohen pas çdo përdorimi. Lodrat e përdorura do të vendosen në vend të shënuar dhe do…

Lexo më Shumë