Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se vijon thirrja publike për dhënien e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet e tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të zvogëluar pasojat e ndotjes së ajrit. Këtë vit, Qyteti i Shkupit ka siguruar dy milionë denarë për këtë masë, ose një total të mjeteve për dhënien e rreth 1.660 subvencioneve. “Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të familjeve dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë neto deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqesin kërkesëpersonat fizikë dhe juridikë,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 997 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona, 92 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Shkup-17, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë-7, Strugë-3, Veles-2, Manastir-3, Ohër-2, Kavadarc-1, Gostivar-5, Gjevgjeli-3, Strumicë-2, Kriva Pllankë-1, Koçan-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-13, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-5 dhe Negotinë-1. Instituti i Shëndetit Publike në 24 orët e fundit ka regjistruar 86 pacientë të shëruar. Shkup-24, Kumanovë-31, Shtip-8, Tetovë-3, Gostivar-8, Probishtip-1, Berovë-6, Vinicë-2 dhe Dellçevë-3. Betejën me virusin korona e kanë humbur 3 pacientë. Një pacient nga Gostivari, një nga Dibra dhe një paciente…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është i prerë se mësimi me prezencë fizike nuk do të lejohet në shkollat ku numri i nxënësve është i lartë, edhe nëse vet shkollat më datë 10 shtator do të kërkojnë diçka të tilla nga Ministria e Arsimit dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Filipçe thotë se me prani fizike mësimin mund ta realizojnë vetëm ato shkolla që kanë pak klasa dhe jo më shumë se 10 nxënës në çdo klasë. Ka shkolla në vendin tonë, që kanë nga 5 deri 10 nxënës në një klasë, për…
Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski në deklaratë për ‘360 gradë’ tha se ideja se gjatë muajve të verës virusi do të shuhet është e pasaktë dhe se virusi është i pranishëm edhe pse numri i rasteve të vdekjes është ulur. Ai kritikon festimet dhe tubimet publike në të cilat shkelen masat për mbrojtje nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.Sa dasma janë bërë fshehurazi? Sa kurorëzime, matura dhe dhe ditëlindje? Kjo duhet të jetë mësim për të rinjtë – virusi nuk sulmon vetëm të moshuarit, ato persona i çon në respirator, edhe të rinjtë gjithashtu sëmuren dhe se sëmundja…
Prioritet i Qeverisë së re e udhëhequr nga LSDM është pastrimi i gjyqësisë, me kontroll të tërë të pronës dhe gjendjes materiale të çdo gjyqtari dhe prokurori. Gjykatësit dhe prokurorët e kanë për obligim të sigurojnë sundimin e së drejtës dhe ligji të jetë i njëjtë për të gjithë, ndërsa gjyqësia duhet të pastrohet, në mënyrë që të ndershmit të mund t’i hetojnë ata që kanë shkelur ligjin. Gjykatësve që u vjetërsohen lëndët do të shkarkohen me automatizëm Do të ketë epilog gjyqësor për të gjitha lëndët e hapura nga PSP. Për qytetarët, për të ardhmen e shtetit është e…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pret edhe nga Bashkimi Evropian përkushtim dhe seriozitet të njëjtë siç treguan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kërkon që BE-ja të lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të saj dhe të përmbush premtimin për liberalizimin e vizave për kosovarët. “Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.” “Tani pritjet…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se do të bisedojnë me palën serbe për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, të hënën në Bruksel. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se marrëveshja me Serbinë arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke. Kritika mbi Marrëveshjen e arritur në Uashington me Serbinë për stabilizim ekonomik, ka pasur nga opozita por edhe nga bashkëpartiakja e kryeministrit, Vjosa Osmani. Postimi i plotë i Hotit: Bazuar në zotimet që i kemi dhënë në Samitin e Parisit më 10 korrik 2020, si dhe mbështetjen që kemi marrë nga Presidenti Makron…
Financimi i deficitit dhe kreditë që do të skadojnë deri në fund të vitit do të jenë të sigurt, ndërsa do të ketë edhe bafer për goditje të reja të mundshme pandemike. Të ardhurat lëvizin brenda parashikimeve dhe do të ketë mjaft fonde për të financuar paketat e ardhshme të masave ekonomike, për pagesa të rregullta të pagave, pensioneve, ndihmës sociale, detyrimeve ndaj ekonomisë, ndaj kreditorëve. Këtë e deklaroi sot ministri i ri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për MIA-n. “Dua të dërgoj një mesazh të qartë për qetësim që financimi i deficitit dhe kredive që skadojnë deri…
Në kuadër të aktiviteteve përmbyllëse të manifestimit të 21-të tradicional “Ditët e Shën Terezës”, Shoqata Qytetare “Nën Tereza e Shkupit”, sivjet nderoi me çmimin “Shën Nënë Tereza” për vitin 2020, për humanizëm, historianin Dr. Skender Asanin dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Përveç këtij çmimi, Dr. Skender Asanit dhe ITSHKSH iu nda edhe statuja me imazhin e Shën Nënës Terezë.Kjo mirënjohje vjen pas një bashkëpunimi të frytshëm në mes të ITSHKSH dhe Shoqatës Qytetare “Nën Tereza e Shkupit” në kultivimin dhe nderimin e vlerave të figures së Shën Nënë Terezës, e që sivjet u kurorëzua…
Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut, janë kundër propozimit të kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi, që për shkak të pandemisë, seancat e Kuvendit të mbahen online. “Të gjithë së bashku duhet të gjejmë zgjidhje në bazë të Rregullores që Kuvendi të punojë në distancë”, kishte deklaruar kryeparlamentari Xhaferi në një takim me diplomatë perëndimorë, ndërsa idenë e tij e kanë mbështetur partitë e shumicës parlamentare. “Një person i sëmurë, pavarësisht nëse është deputet apo punonjës i shërbimeve parlamentare, mund t’i izolojë të gjithë deputetët apo të bllokojë punën e Kuvendit. Për ne, si deputetë, puna online jo vetëm që është…
“Me LSDM-në dhe Zoran Zaevin sistemi gjyqësor do të fundoset, do të sillen vendime gjyqësore të dirigjuara dhe në dobi të personave të “pushtetshëm”, thonë nga VMRO-ja opozitare duke nënvizuar se Zoran Zaev dhe LSDM-ja do të shkatërrojnë gjyqësorin. “Me LSDM-në gjyqësori do të fundoset. Me LSDM-në në pushtet do të dënohet qytetari i thjeshtë, derisa të “pushtetshmëve” do t’ju falet, do të vazhdoj të lulëzoj korrupsioni, nepotizmi dhe partizimi”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Strategjia kombëtare për digjitalizim të sistemit arsimor, reforma me fokus në zhvillimin e të menduarit logjik të nxënësve, zhvillim profesional dhe motivim të mësimdhënësve, shkolla më mirë të pajisura dhe deri 1,5 për qind ndarje të mjeteve për shkencë më 2024 janë në mesin e planeve të Qeverisë në mandatin e ri katërvjeçar. Interesi kulmor kombëtar është që të ngrihet cilësia e arsimit në mënyrë që t’u përgjigjet sfidave të kohës së re meqë pandemia tregoi se sa është e rëndësishme që kapaciteti i sistemit arsimor të ndryshohet, përshtatet dhe modernizohet. Për përgatitjen e gjeneratës së re për kohën dhe…

