Author: Hamdi Kumanova

Çmimet e benzinave dhe dizelit prej sonte në mesnatë do të ulen edhe atë benzina për 0,5 denarë, ndërsa dizeli për 1,5 denarë. Ulja është rezultat i uljes së çmimit të naftës së papërpunuar në bursat botërore. Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe shërbime të ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendimin e sotëm me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,73 për qind, kumtoi se prej sonte në mesnatë Eurosuper BS-95 do të kushtojë 59.50 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të BS-98 do të…

Lexo më Shumë

Nuk vlenë vetëm pendesa por edhe gatishmëria deri në vdekje për ta vrarë e thyer kohën në të cilën i shërbyen diktatorit kriminel si dhe nëpërkëmbësit të personalitetit dhe dinjitetit të tyre. Shoqëria jonë nuk ka më kohë për Sulejman Rexhepa e Shaqir Fetaha. Nga Afrim Tahiri Sapo u botua një lajm, i cili, në shikim të parë, duket tejet paradoksal. Por, në esencë, paraqet shtyllën e drejtësisë të shoqërive të mirëfillta demokratike. BE paska sanksionuar 31 zyrtarë Bjellorusë, por paskan “shpëtuar” diktatorin dhe superkriminelin, Lukashenko! Porosia: të vetmit fajtorë që ia zgjatën jetën dhe që vazhdojnë ta ushqejnë Lukashenkon…

Lexo më Shumë

Këtë fundjavë, u bë tërheqja e 15 çmimeve me nga 20,000 denarë secila, si pjesë e lojës shpërblyese TVSH-ja ime, shpërblimi im. Këto janë çmimet që jepen në baza mujore, dhe në këtë short morën pjesë të gjithë numrat serialë të vlefshëm dhe ata që nuk kanë fituar nga tërheqjet ditore me skenimin e llogarive fiskale në periudhën nga 01.08.2020 deri më 31.08.2020. Numri i përgjithshëm i llogarive fiskale të skanuara që morën pjesë në këtë tërheqje është 17,543. 895. Në shortin kryesor më 19 dhjetor, do të jepen 1.000.000 denarë, në vend të 3.000.000 denarëve të planifikuar fillimisht. Fituesit…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski, ka paralajmëruar fillim të protestave tematike për shkak gjendjes së rëndë ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve, raporton SHENJA.Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, partive politike dhe sektorit joqeveritare të cilët ndjen revolt ndaj pushtetit aktual të marrin pjesë në protestat.Protesta e parë do të mbahet të mërkurën në orën 18.00 dhe do të filloj para Ministrisë së drejtësisë dhe do të mbarojë të Komisioni Rregullator për Energjetik.Tema e protestës do të jetë çmimi i lart të energjisë elektrike.“VMRO-DPMNE kërkon të rishqyrtohet vendimi i Komisioni Rregullator për Energjetik dhe të ulet marzhi…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për cështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot është takuar me përfaqësesit e Lidhjes së Odave Ekonomike të udhëhequr nga kryetarja Danela Arsovska, transmeton Almakos.Në njoftimin zyrtar thuhet se Bytyqi ka premtuar përkrahje qeveritare për të tejkaluar problemet e shkaktuara nga pandemia Covid 19:Në mënyrë që të vazhdoj dialogun në mes Qeverisë dhe sektorit të biznesit për të krijuar politika dhe masa për zhvillimin e ekonomisë së re dhe të qëndrueshme të Maqedonisë Veriore, sot kisha nderin të takohem me përfaqësuesit e Lidhjes së Odave Ekonomike të udhëhequr nga kryetarja Danela Arsovska.I diskutuam të gjitha propozimet konstruktive që do t’i marrim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ekipi qeveritar ekonomik sot do të kenë takim me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave (LSM). Takimi, siç paralajmëruan nga pres-shërbimi qeveritar, është paraparë që të fillojë në orën 14 në ndërtesën e LSM-së. Para vetë fillimit të takimit kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe kryetari i LSM-së, Darko Dimovski, siç është paralajmëruar, do të japin deklarata për mediat.

Lexo më Shumë

Zbatimi i ligjit për Prokurori Publike dhe ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik ishte tema kryesore e takimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe kreut të Prokurorisë Publike, Ljubomir Joveski, njofton Portalb.mk. Nga Ministria e Drejtësisë informuan se, në këtë takim është diskutuar për nevojat e Prokurorisë Publike dhe përforcimin e kapaciteteve kadrovike që do të kontribuonte për përmirësim të efikasitetin në trajtimin e lëndëve. “Ministri Mariçiq theksoi se përfitimet nga ligji i ri për Prokurori Publike janë tash më të dukshme, duke aluduar në procedurën e filluar për zgjedhje të pesë prokurorëve të ri në Prokurorinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se dikasteri që ai përfaqëson përgatitet për ballafaqimin me skenarin më të errët për sa i përket valës së re të koronavirusit në vjeshtë, megjithëse shton se gjithçka do të varet nga përgjegjësia e qytetarëve dhe respektimi i masave për parandalimin e virusit.“Atje ku njerëzit u përmbahen masave parandaluese edhe nuk ka dukuri të bartjes së virusit. Ne përgatitemi, ta quaj ashtu, për skenarin e zi, përkatësisht që të kemi vërtet një numër të madh të sëmurësh”, thekson Venko Filpçe.Ai duke folur…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme ka sjell propozim vendim që të sëmurët kronik të kthehen në vendet e tyre të punës. Ky propozim-vendim sipas Komisionit në fjalë nuk do të vlej për personat që kanë raport nga mjeku specialist për sëmundjen. Ndërkohë për punëtoret që janë në pushim të zgjatur të lindjes, pushimi do të zgjas deri më 31.12.2020. Njëkohësisht vazhdon edhe lirimi nga puna e grave shtatzëna. Ndërkohë vendimi për prindërit e fëmijëve të moshës deri 10 vjeç, do të vendoset në mbledhjen e radhës të Komisionit. Propozim-vendimi do dorëzohet deri tek Qeveria e Republikës…

Lexo më Shumë

Ambasada e fëmijëve “Megjashi” sot do të prezantojë të dhënat nga hulumtimi për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në vend, i cili është realizuar në periudhën qershor-korrik 2020 nga ekipi hulumtues i fëmijëve dhe të rriturve. Nga “Megjashi” bënë të ditur se hulumtimi ka siguruar të dhëna gjithëpërfshirëse për shumë aspekte të jetës së fëmijëve në shtet, problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe punët të cilat sipas tyre duhet të përmirësohen. “Këto të dhëna do të shërbejnë si pikë nisëse në përgatitjen e Raportit Alternativ të Fëmijëve për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni, i cili…

Lexo më Shumë

Ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në prag të hapjes së kopshteve i vizitoi disa nga çerdhet. Me këtë rast Ministrja Shahpaska i uroi fillim të mbarë fëmijëve që do të vizitojnë çerdhet, ndërkaq u bëri edhe një porosi edukatorëve të cilët punojnë me të vegjëlit. “Të m’i ruani fëmijët” – u shpreh Jagoda Shahpaska.

Lexo më Shumë

Një 16 vjeçare nga fshati Gabrevcë të Radovishit mbrëmë është shtypur nga rimorkio e traktorit, pasi paraprakisht është rrëzuar nga rimorkio, njoftojnë nga policia. Sipas zëdhënëses së SPB Strumicë, Hrizantema Rendevska, traktorin e ka drejtuar gjyshi i saj GJ.A. 60 vjeçar nga i njëjti fshat. “E mitura është rrëzuar dhe shtypur nga rimorkio pas çka menjëherë ka nderuar jetë”, njoftoi Randevska. Në vendin e aksidentit ekspertizë ka kryer prokurori publik dhe ekipi i Stacionit policor-Radovish

Lexo më Shumë