Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020, gjatë presidencës gjermane me Bashkimin Evropian. Kështu ranë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir, gjatë takimit të sotëm.
Ambasadori Gir theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjidhur çështje të hapura të pazgjidhura dypalëshe.
Dejvid Gir, ambasador i BE-së
”Përshëndes angazhimin e Qeverisë për të vazhduar përparimin në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para se gjithash, janë kryesisht në interesin e të gjithë qytetarëve, por gjithashtu të rëndësishme për afrimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian”.
Ndërsa, kryeministri Zaev u shpre se Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e saj për integrim në Bashkimin Evropian, që është edhe qëllim strategjik i vendit, me çka shtoi se konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nga marsi i vitit 2020, vërtetuan se vendi është i përgatitur që ti hap bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian.
Zoran Zaev, kryeministër
“Duke i ndjekur rekomandimet e përfshira në Raportin e Komisionit për vitin 2020, qeveria bën përpjekje të fuqishme që t’i përforcojë reformat vendore të Bashkimit Evropian në mënyrë efikase dhe gjithëpërfshirëse”.
Në takim Kryeministri Zaev e falënderoi ambasadorin Gir për ndihmën e Bashkimit Evropian për tejkalimin e pandemisë me KOVID-19, me anë të ndihmës së dhënë humanitare dhe mbështetjen financiare.




