Author: Hamdi Kumanova

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe se gjatë ditës së djeshme është shtrirë për trajtim mjekësor në Klinikën Infektive në Shkup. Për deputetin Ziberi u tha se ka rezultuar pozitiv edhe në ditën kur ishte votuar Qeveria e re, mirëpo në gjë e tillë nuk ishte konfirmuar nga shërbimet e Kuvendit, duke theksuar se deputeti nuk ndjehej mire. Ai është i njohur edhe për aktivitetin e tij si ish-drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, që gjatë fushatës së zgjedhjeve u shkarkua nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, për shkak të mosmarrëveshjeve…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së Izet Mexhiti nuk sheh pengesa në ndarjen e Komisioneve. Sipas tij gjatë kësaj jave do të thirret seanca e Kuvendit dhe kjo çështje do të zgjidhet. Mexhiti gjithashtu njoftoi se sipas numrit të deputetëve nga 8 komisione do tu takojnë LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. BDI-ja do të udhëheq me 3 komisione derisa Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët do të udhëheqin me dy komisione. “Po bëhen përgatitjet, do të thirret seanca e re ku do të zgjedhën edhe komisionet. Nga 8 komisione kanë LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, ne kemi 3 komisione, Aleanca dhe Alternativa kanë 2 komisione. Kreu i Kuvendit…

Lexo më Shumë

Mentaliteti dhe historia jonë vjen si kristal në postulatet e korifenjve. Ata janë njerëzit që skanuan dikotomitë antroplogjike të sjelljes sonë ndër kohëra. Janë memoria e rrugëtimit të steriotipeve shqiptare në shekuj që dialogon pa pesimizëm me intelektin dhe integritetin e kombit. Fati i popullit tim është fati im, thotë Pjetër Bogdani. Dakort, por atje ku lartësohen kriminelët, njerëzit e ndershëm kalben, ndërhyn Samiu. Mjerimi i shqiptarëve në tërë kohërat ka qenë kapja pas individëve jo pas ideve, ia pret Konica. Honxhobonxhat shqiptarë janë të tmerrshëm për mizori dhe kapadaillëk, vazhdon ai më tej. Ashtu është, kur t’marrët dalin në…

Lexo më Shumë

Tridhjetë e shtatë raste me Kovid-19 prej 484 testimeve të bëra u regjistruan në 24 orët e fundit. Kanë vdekur gjashtë pacientë, nga Shkupi (73), Struga (79), Gostivari (55), Kriva Pallanka (63), Dellçeva (86) dhe nga Kërçova (74). Janë regjistruar 251 pacientë të shëruar. Gjithsej numri i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë arrin në 15.127, numri i pacientëve të shëruar është 12.486, të vdekurve 623, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.018. Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive, në Shkup ka 591, në Kumanovë 248, në Prilep 142,…

Lexo më Shumë

Mazlum Hasan, ish-kryetar i Komunës Qendër Zhupa ndërron jetë si rezultat i komplikimeve nga virusi korona. Hasan vdes në moshën 52 vjeçare. Lajmi për vdekjen e ish-kryetarit të Komunës Qendër Zhupa Mazllum Hasan, u konfirmua edhe nga kryetari i Dibrës, Hekuran Duka. “Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e ish kryetarit të komunës Qendër Zhupë, Mazlum Hasan. Shprehim ngushllime të thella familjes së të ndjerit dhe Zoti u faltë durimin”, shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook, Hekuran Duka.

Lexo më Shumë

Partnerët e koalicionit qeveritar i dakordojnë kuadrot të cilët do t’i propozojnë për zëvendëskryeministra, ndërsa opinioni i pret edhe emrat e kryetarëve dhe zëvendësve të 21 komisioneve kuvendore, që duhet t’i nominojnë grupet e deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Kryeministri Zoran Zaevi beson se deri në fund të javës do të arrihet marrëveshje për zëvendësministrat në Qeveri, si dhe për kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve kuvendore, duke theksuar se ka probleme për zgjedhjen e kuadrove të cilët premton se do të jenë më cilësorët. “Besoj se deri në fund të javës do t’i përfundojmë të gjitha konsultimet dhe bisedimet me…

Lexo më Shumë

SPB-Veles informon se me 6 gusht në fshtin Vetersko të Velesit është gjetur i vdekur personi 65 vjeça me iniciale M.G nga fshati Ryhaniçino i komunës së Petriveciti cili është i paraqitur si i zhdudukur me 2 qershor të këtij viti, informon Aktuale.mk Sipas zëdhënësit të SPB-Veles, Verolub Dodevski në vend ngjarje është realituar edhe ekspertizë Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin për mjekësi gjqësore në Shkup për ku do të kryhet obduksioni.

Lexo më Shumë

A do të merren vesh Qeveria dhe sindikalistët rreth harmonizimit të të drejtave të punëtorëve? Ata sot në takimin e përbashkët i shqyrtuan qëndrimet e tyre të kundërta. Se ka dallime mes tyre pohon edhe kryeministri Zoran Zaev. Kryetari i sindikalistëve, Darko Dimkovski nga Qeveria kërkoi për klasën punëtore fundjavat të jenë të lira, por kryeministri Zaev me kundërpërgjigje – nëse duam të jemi si Zvicra, duhet të punojmë. “Duam paga zvicerane, atëherë duhet të punojmë si në Zvicër. Duam rroga më të larta, atëherë duhet të kemi produktivitet më të madh të punës. E shihni se kemi qëndrime të…

Lexo më Shumë

Ëndrra e të gjithë brezave të mëparshëm për një shtet të pavarur dhe të lirë u përmbush. Sivjet të lirë dhe të hapur ndaj botës e festojmë pavarësinë, ka shkruar në mëngjesin e sotëm në profilin e tij në Facebook kryeministri Zoran Zaev. “Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta festojmë ndër shekuj 8 Shtatorin – Ditën e Pavarësisë! Para 29 viteve, më 8 shtator qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë brezave të ardhshëm të këtij vendi, ua dhanë dhuratën më të madhe – pavarësinë e shtetit. Ëndrra e të gjithë brezave të mëparshëm…

Lexo më Shumë

Nga tetori, banorët e Komunës së Qendrës do të riciklojnë shishet plastike dhe kanoçet dhe do të marrin para për këtë. NP “Parkingje Komuna Qendër” para kohë më parë instaloi makinën e parë nga gjithsej nëntë për riciklimit, para barakave të Komunës Qendër. Qytetarët do të marrin nga 0.5 deri në 1.5 denarë për një shishe të ricikluar në kartelën e pagesës “Grin pej kard”, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. “Kjo masë riciklimi do të vlejë vetëm për banorët e Qendrës, përkatësisht paratë do të rimbursohen vetëm në kartelën “Grin pej kard”. Shuma maksimale në muaj që një qytetar mund të…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër dhe në Qendër Zhupë nuk ka raste të reja me kovid-19, nuk ka të shëruar, por një person 63-vjeçar e ka humbur jetën. Sipas të dhënave të Institutit për shëndet publik në Ohër, deri dje në këto dy komuna jetën e kanë humbur 12 persona, si pasojë nga Kovid-19. Kjo do të thotë se pacienti i ndjerë është viktima e 13-të nga ky virus i rrezikshëm në rajonin e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, prej të cilëve në fazën e parë kanë humbur jetën katër pacientë, ndërsa të tjerët kanë humbur jetën pas 5…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka kritikuar institucionet shtetërore dhe partitë politike në pushtet, të cilat, siç thuhet, tashmë tri ditë po heshtin lidhur me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, në prani të presidentit amerikan Donald Trump, raporton REL. “Vendi ynë u prononcua për Venezuelën, Korenë e Veriut, demokracinë në Poloni, por jo për çështjet që lidhen me Serbinë dhe Kosovën – dy fqinjët tanë me të cilët kemi bashkëpunimin dhe shkëmbim ekonomik më të zhvilluar…”, ka deklaruar Ilija Dimovski ish-deputet dhe zyrtar i VMRO-DPMNE-së, duke theksuar më tej se çfarë sipas tij do të ishte me…

Lexo më Shumë