Edhe përkundër thirrjeve për raporte më të mira fqinjësore dhe zgjidhje të problemeve bilaterale, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën përmes deklarave për media, përcjell Tv SHENJA.
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev para mediave bullgare ju kundërpërgjigj deklaratës së djeshme të presidentit Stevo Pendarovski, i cili tha se politika e sotme e Bullgarië, pushteti, opozita, janë plotësisht të njejta, nuk kanë dalur ende nga teoria e Todor Zhivkov, të cilin e quajti si themelues të terorisë se mosekzsitencës së popullit dhe gjuhës maqedonase. Eurodeputeti bullgar, duke ju referuar Maqedonisë së Veriut, u shpreh se niveli është duke u rënë.
“Bravo Pendarovski. Përfundimisht e kuptuam se çfarë po ndodh: Hristo Ttarçev, Goce Dellçev, Damjan Gruev, vëllezërit Milladinovci, Grigor Përliçev dhe të gjithë revolucionarët identifikohen si bullgarë sepse i kanë ndjekur udhëzimet e Todor Zhivkovit. Në të njejtën mënyrë, mbreti Samoil dhe djemtë e tij janë shkruar si ‘familje bullgare’, nën presion të këtij ‘udhëtari të kohës’. Niveli po ju bie”, deklaroi Kovaçev.
Ndërkaq, në një deklaratë për TV24, presidenti Stevo Pendarovski një ditë më parë, duke folur për atë se nuk shpreson që javët në vazhdim të gjindet zgjidhje me Bullgarinë, theksoi se politika bullgare ende jeton në kohën e komunistit bullgar Todor Zhivkov.