Policia në Kumanovë herët në mëngjes në një automjet me targa të Shtipit ka gjetur 21 emigrantë, nga të cilët 10 ishin minoren. Qytetari nga Shtipi i cili drejtonte me automjetin është arrestuar. Nga MPB-ja sot informuan se rreth orës 01:00 në fshatin Mateç të Kumanovës, nëpunësit policorë nga Sektori policor Mateç kanë dhënë urdhër që të ndalojë automjeti “reno espejs” me targa të Shtipit, por i njëjti ka vazhduar në drejtim të fshatit Opajë. “Pas një kohe të shkurtër në rr. ’11 Nëntori’ në Kumanovë, nga nëpunësit policorë nga SPB Kumanovë automjeti është ndaluar, me ç’rast është konstatuar se…
Author: Hamdi Kumanova
Mickoski ka përgjegjësi direkte që çmimi i energjisë elektrike u rrit për 100 për qind gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM.“Rritje e çmimit të energjisë elektrike për 100 për qind, heqje e tarifës së lirë të energjisë elektrike, varësia e shtetit nga importi i energjisë elektrike janë arritjet e Hristijan Mickoskit si drejtor i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV/ELEM) dhe këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit”, potencojnë nga LSDM. Hristijan Mickoski si drejtori më i paaftë i EMV-së, siç potencojnë nga LSDM, ka udhëhequr politikë më të keqe energjetike dhe në vend të qytetarëve ka menduar vetëm në…
Dejvid Spigelhalteri Statisticienët do të dëshironin një hetim mbi rolin e tyre në këtë krizë, ata kanë bërë një punë të mirë“Herët ose vonë ne do të duhet të kemi një hetim mbi rolin e statisticientëve në krizën Covid-19”, deklaroi së fundi gazetari Ros Kllark (Ross Clark) në Telegrafin Ditor. “Ata do të duhet të vendosen në karrigen e nxehtë dhe të merren në pyetje për një kohë të gjatë nëse ato kontribuuan në ndjenjën e panikut i cili ka kapur kaq shumë njerëz dhe ka prishur jetën normale për kaq gjatë”. Si një nga ata statisticientë të shëmtuar do…
VMRO-ja opozitare sot fillon me protestat e paralajmëruara tematike qytetare. Protesta e paralajmëruar për sonte me fillim në ora 18:00 është kundër shtrenjtimit të rrymës.Sipas paralajmërimeve, protesta do të fillojë para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përfundojë para Komisionit rregullator për energjetikë. “Kemi rrymë të shtrenjtë, ndërsa popull të varfër dhe kjo është arsyeja e parë për shkak të së cilët do të protestojmë dhe për shkak të së cikës do të dalim me kërkesat tona. Të mos jetë justifikim nga Qeveria dhe mafia e Zaevit se nuk ka para në buxhet. Para ka, por ato nuk…
Tërhiqet transha e fundit prej 20,4 milion euro nga kreditë e lira për kompanitë vendore. Duke e përfshirë edhe këtë transhë, Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut deri tani ka tërhequr gjithsej 50,9 milion euro. Me transhën e tërhequr sot, janë marrë të gjitha mjetet që ishin parashikuar si kredi të lira për kompanitë vendore. “Transha e shtatë e linjës kredituese EIB faza e 5-të të cilën e shfrytëzoi Banka Zhvillimore është miratuar për 73 projekte të reja të kompanive vendore. Me këtë, deri tani gjithsej 186 kompanive vendore përmes gjashtë bankave komerciale iu mundësua të shfrytëzojnë kredi të lira…
Sot rreth orës 9:30 minuta në Rrugën Pushnikova në ndërtesën ku po kryenin punët ndërtimore personi M.M. i moshës 30 vjeçare nga Saraji, nga shkaqe të panjohura deri tani ka rënë në korridorin e ashensorit dhe ka humbur jetën, transmeton Alsat-M. Në vendngjarje menjëherë ka arritur ekipi i Ndihmës së shpejtë dhe vetëm ka konstatuar vdekjen. Në vendngjarje janë edhe ekipet e policisë dhe Prokurorit Publik të cilët po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
Maqedonia e Veriut edhe më tej është ndër vendet më të ndotura në Evropë. Kjo bëhet e ditur nga raporti i fundit i Agjencisë Evropiane për ambient jetësor EEA, ku nënvizohet se ndotja e ajrit edhe më tej përbën rrezikun në të madh ekologjik ndaj shëndetit dhe ambientit Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina janë vendet që prijnë për nga shkalla e lartë e ndotjes, nga 37 shtetet evropiane. Shqipëria është në vend të fundit me 172 vdekje në 100 mijë banorë. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e tetë si vendi më i ndotur. Më keq se Maqedonia e Veriut janë…
Deklaratë e deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim IsmailJahoski: Të nderuar , Më lejoni t’ju informoj se unë, Ismail Jahoski, i zgjedhur si deputet nëKuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga lista e BDI-së, nëasnjë moment nuk kam dalë nga grupi parlamentar, dhe as nuk jamdistancuar nga agjenda politike zgjedhore e BDI-së. Fakti që nëuebfaqen e Kuvendit jam vendosur si deputet i pavarur është një gabimteknik, i cili do të korrigjohet ditëve në vijim Me respekt,Bashkimi Demokratik për Integrim
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij Stevo Pendarovski duke i uruar ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Almakos. Në vijim po ua përcjellim të plotë telegramurimin: I nderuar Zoti President, Stevo Pendarovski, Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe të gjithë qytetarët e vendit tuaj mik. Jam i lumtur të konstatoj se, falë edhe vizionit dhe interesave të përbashkëta europiane dhe…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë, u ndanë çmimet tradicionale “8 Shtatori”, me të cilat u jepet mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punonjësve sportivë për arritjet në fushën e sportit. Çmimi për veprën jetësore për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe afirmimin e sportit këtë vit iu dha Lulzim Vrenezit, garues shumëvjeçar në mundje, i cili tani punon si trajner. Ka garuar në mënyrë aktive për 28 vjet, ndërsa vendi më i mirë që e ka fitoi si mundës është vendi i katërt. “Ky është çmimi më i madh që kam marrë në…
Hamdi Nuhiju Zgjedhjet lokale po afrohen. Subjektet politike shqiptare dhe maqedonase si duket janë duke kërkuar formula dhe forma se si të akomodohen pas zgjedhjeve të vështira parlamentare ku të gjithë dolën fitues dhe humbës . Zgjedhjet lokale si duket janë lënë në harresë ose po përmenden vetëm nëpër kafene nga eksponent të ndryshëm të subjekteve politike si një kohë ose datë e mundshme e mbajtjes së tyre. Por, deri më tani nuk kemi parë asnjë hap konkret të ndërmarr nga ana e subjekteve politike shqiptare për përgatitjen e terrenit për zgjedhje. Para mbajtjes së zgjedhjeve lokale po përfliten skenare…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rrjetin social Facebook, duke i uruar qytetarët për festën e 8 Shtatorit, mes tjerash thotë se edhe përkundër përpjekjeve nuk arritëm të prodhojmë një shtet multietnik me barazi të plotë për të gjithë. “8 Shtatori i vitit 1991 ka qenë festë, sepse Republika e Maqedonisë përfundimisht u nda nga Serbia dhe kjo ishte datë historike për ne.Megjithatë, pavarësia e Maqedonisë nga Jugosllavia, e realizuar në kushte të trazirave të rajonit, përkundër përpjekjeve, nuk ia doli plotësisht të prodhojë edhe një shtet njëmend multietnik, të mbështetur mbi realitetin shoqëror e me barazi të plotë mes…

