Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se do të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë dhe se të dyja palët do të dalin fituese. Kreu i ekzekutivit ka reaguar kështu pas komenteve të zëvendëskryeministrit bullgar Krasimir Karakaçanov, i cili tha se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në. “Treguam se kemi kapacitet për të zgjidhur çështjet. Zgjodhëm tre kapituj, pesë figura historike prapa, figura e gjashtë historike, Goce Dellçevi. A është Zaevi apo Borisovi, a është dikush më tej, nëse vetëm njëra palë fiton, nuk ka të ardhme. Zgjidhjet i gjetëm…

Lexo më Shumë

Ish-prokurorët special nuk do të kenë përparësi për pesë vendet e lira në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ekipi i Prokurores Vilma Ruskovska duhet të zgjerohet me pesë prokurorë të ri, por shefja e kësaj prokurorie pretendon se kjo shpallje nuk ka për qëllim vetëm ish-prokurorët e PSP-së dhe se kushdo që i plotëson kushtet ka të drejtë të aplikojë. Sipas saj privilegje dhe pika shtesë nuk sjell fakti nëse dikush ka qenë pjesë e ekipit të Katica Janevës. Në Këtë shpallje është theksuar kushti kryesor:https://www.youtube.com/embed/ADhtRfekT8o?feature=oembed Shpallje “Kandidatëve u kërkohet si kusht i posaçëm të kenë përvojë pune…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti sot në selinëe partisë në Tetovë takoi ambasadorin e Republikës së Kosovës z.GjergjDedaj. Ahmeti gjatë takimit njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale nëvend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet. Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e Kosovësz.Dedaj diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicësparlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re. Ahmeti tha se në këtëgarniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuarakoma më shumë. Ahmeti e përgëzoi z. Gjergj Dedaj për marrëveshjen e arritur nëUashington mes Republikës së…

Lexo më Shumë

Qendra Për Shëndet publik Kumanovë në 24 orët e fundit ka evidentuar, gjashtë të sëmurë të rinj me Kovid-19, të gjithë nga Kumanova, kumtuan, sot kompetentët nga Qendra për Shëndet Publik. Janë shëruar shtatë pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. “Të sëmurët e rinj tashmë kanë pasur kontakt me persona të cilët kanë qenë pozitivë ndaj virusit, prej familjeve të tyre, me miq apo kolegë. Të sëmurë ka edhe në lagjet periferike, por dhe nga rajoni më i gjerë qendror i qytetit”, thotë drejtori i Qendrës, dr. Arif Latifi. Sot janë kryer 22 testime prej të cilave 17 përmes “Termini im”…

Lexo më Shumë

Në objektet e kopshteve për fëmijë të institucionit publik komunal “Mladost” në Tetovë, sipas protokolleve për punë në kushte të pandemisë të Kovid-19, është e mundur të përkujdeset për 200 fëmijë, ndërsa në ditën e parë të sotme erdhën 98 fëmijë, njoftuan sot nga atje. “Dita e parë e punës kalon pa probleme. Të gjithë, 98 fëmijët të cilët u pranuan sipas rregullave të reja të pranimit u është matur temperatura dhe janë zbatuar masat për dezinfektim. Nga ana e zyrtarëve nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor u zbatua inspektim dhe gjithashtu nuk përcaktuan mangësi”, deklaroi drejtoresha Ramie Dauti. Deri…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe agjencive të KB-së është në nivel të lartë dhe në masë të madhe kontribuon për realizim të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm, në të cilat u obliguan vendet me nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes klimatike parisiene nga viti 2016, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm në Shkup me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në vend, Rosana Duxhak. Në takim, informojnë nga kabineti i Bytyqit, është biseduar për projektet në vijim në të cilat Qeveria dhe institucionet shtetërore bashkëpunojnë me agjencitë e KB-së, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm,…

Lexo më Shumë

Pushteti vazhdon të injorojë kërkesat e këshillit organizativ të protestave dhe organizatave jo qeveritare të cilat për disa javë me radhë protestojnë kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, ndërsa këta të fundit kanë vendosur të intensifikojnë protestat. Arianit Xhaferi nga Këshilli organizativ i protestave thotë se partitë ende nuk i janë përgjigjur ftesës për takim në të cilin do të njofoheshin me kërkesat e tyre. Arianit Xhaferi, Këshilli organizativ – Tetovë “Zyrtarisht akoma nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga grupet parlamentare, normalishjt nuk kemi realizuar asnjë takim sepse takimet duhet të jenë brenda Kuvendit republikan, nuk do të shkojmë…

Lexo më Shumë

Nuk dihet akoma fati i më shumë se 200 propozim-ligjeve dhe ndryshimeve ligjore të mbetura në gjysmë në procedura parlamentare gjatë mandatit të kaluar. Ish kryeministri dhe ministri aktual në Qeverinë e Zaevit, Oliver Spasovski, thotë se ministritë nga ku kanë dalë nismat ligjore, duhet të prononcohet nëse vazhdojnë të qëndrojnë pas tyre edhe në këtë mandat. Ata zgjidhje ligjore ose shkresat janë dorëzuar në Qeveri për të parë nëse ministritë mbeten në ato zgjidhje ligjore ose jo. Të gjithë ata që mbeten do të shkojnë në procedurë parlamentare kurse ata që tërhiqen do të përgatiten ligje të reja megjithatë…

Lexo më Shumë

Lëvizja kundër bixhozit kërkon mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit dhe krijimin e një ligji të ri për punën e tyre. Nga kjo iniciativë qytetare sqarojnë se pushteti i kaluar, të cilin e cilësojnë si të ri por me aktorë të vjetër, dështoi në miratimin e ndryshimeve ligjore të cilët ata i kërkonin. Mbyllja totale kishte qenë premtim në rast se nisma dështonte gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit. Gjendja është kaotike dhe ka dalë jashtë kontrollit prandaj presim atë që e kanë deklaruar vetë tani ta realizojnë me ligj. Edhe pse përbërja e kaluar e parlamentit u zotuan…

Lexo më Shumë

Bankat kanë filluar garën për marrjen e qarkullimit pagesor të “Postave të Maqedonisë”. Të premten, do të dihet sa prej bankave tregtare në vend janë të interesuar për ta marrë punën. Problemi i madh në gjithë procesin mund të ndodhë nëse banka e re që do të punojë me Postën nuk mund të vazhdojë ta përdorë softuerin bankës së falimentuar “Eurostandard”. Por, drejtori i këtij institucioni thotë se është optimist se nuk do të ketë nevojë për softuer të ri për bankën e ardhshme. Qarkullimi i bllokuar pagesor i Postës është vetëm një nga arsyet e humbjeve financiare të kësaj…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 793 testet e kryera pozitiv kanë rezultuar 72 persona dhe atë në Shkup-24, Kumanovë-6, Dibër-4, Shtip-3, Prilep-1, Tetovë-2, Strugë-9, Veles-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-4, Gjevgjeli-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçanë-3, Probishtip-1, Berovë-1, Valandovë-1, Vinicë-1, Delçevë-3, Sveti Nikollë-1. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publikë ka regjistruat 54 persona të shëruar: Shkup-8, Kumanovë-7, Shtip-4, Tetovë-1, Strugë-4, Veles-2, Manastir-2, Ohër-4, Gostivar-11, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-2, Koçanë-1, Berovë-1, Vinicë-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-2. Kanë nderuar jetë 3 persona, një paciente nga Strumica e moshës 44 vjeçe, një pacient nga Gostivari 58 vjeçar dhe një 70 vjeçar nga Ohri.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE kërkon hetim urgjent dhe të pavarur për zjarrin në ndërtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Mjedisit të Jetesës. Vetë fakti që është përfshirë në zjarr arkivi i organit shtetëror edhe atë në orë jo pune dhe pas një dite jo pune hap dyshime të mëdha për keqpërdorime dhe fshehje të dokumenteve të cilat sipas vlerësimit të pushtetit nuk duhet të dihen. Të përkujtojmë se ky nuk është rasti i parë ku janë shkatërruar dokumente të institucioneve shtetërore, në të kaluarën ishim dëshmitarë të përmbytje në PSP, si dhe zjarri në Ministrinë e Drejtësisë. Ndriçim të këtyre…

Lexo më Shumë