Author: Hamdi Kumanova

Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq sot pati takim me kryetarin e Shoqatës së gjykatësve, Xhemail Saiti, i cili njëherit është gjykatës në Gjykatën supreme. Siç kumtuan nga Ministria e Drejtësisë, Mariçiq ka diskutuar për mbrojtjen e pavarësisë gjyqësore, rritjen e përgjegjësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjykatësve dhe gjykatave. Mariçiq potencoi se besimi i opinionit dhe fama e gjyqësisë mund ta përmirësojë më së shumti vetë pushtetin gjyqësor, por se proceset për kthimin e famës do t’i inicojë Ministria e Drejtësisë. Ministri theksoi se pret nga Shoqata e gjykatësve të jetë partner në zbatimin e reformave dhe në mënyrë aktive të…

Lexo më Shumë

Nëse Qeveria dorëzon ndryshime ligjore për të shkurtuar edhe më tej shpenzimet e deputetëve, do të propozojë që të gjithë në Qeveri të heqin dorë nga makinat zyrtare dhe çdokund të shkojnë me trotinet, ka thënë në brifingun e sotëm kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas tij, për deputetët duhet të sigurohen kushte për punë dhe duhet pasur parasysh se vijnë nga vende të ndryshme të shtetit. “Pres që të mos pranoj propozim të tillë nga Qeveria, ndërsa vet nuk pres nga ndokush të heq dot nga ajo e drejtë që është e rregulluar me Kushtetutën. Nëse do të arrij…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në ora 11:00 do të mbajë seancë në të cilën duhet të votohet për përbërjen e komisioneve parlamentare. Kryetari i Komisionit, Kostadin Kostadinov tani më konfirmoi se partitë parlamentare kanë arritur marrëveshje për atë se kudh do të kryesojë me komisionet. Më pas përbërja e komisioneve duhet të kalojë edhe në seancë plenare. Deputetët e LSDM-së do të kryesojnë me tetë komisione kuvendore, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare gjithashtu me tetë, BDI-ja me tre duke e përfshirë edhe Komisionin për çështje kushtetuese, me të cilën kryeson kryetari i Kuvendit, deputetët nga Aleanca për…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit në opinion dolën informacione se Komuna e Tetovës, e menaxhuar nga BDI dhe LSDM, vetëm një ditë pasi që u votua qeveria e re (më 31 gusht 2020) e ka ndryshuar Planin Detal Urbanistik, duke mundësuar një ndërtim që do ta ketë fitimin jo më pak se 200 milionë euro. Duke e pasur një informacion të këtillë dhe duke e ditur se pronari i atij lokacioni është një person i njohur për agjendat antieuropiane dhe antiatlantike, shtrohet pyetja se mos ai ishte kumbara i formimit kësaj qeverie dhe a mos ky ishte çmimi që i bëri bashkë…

Lexo më Shumë

Bashkëpunimi ekonomik me Republikën e Turqisë është në nivel të lartë, ndërsa si rezultat i këtij bashkëpunimi, kompanitë nga Turqia janë mes investitorëve më të shumtë të huaj në Maqedoninë e Veriut dhe pjesa më e madhe e kompanive me kapital turk punojnë me sukses në vendin tuaj, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi në takim me Odën ekonomike Maqedoni-Turqi MATTO, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademovski. Në takimin që mbrëmë u mbajt në kuadër të serisë së takimeve me odat ekonomike, organizatat civile dhe partnerët e huaj, ndërsa në drejtim të krijimit të…

Lexo më Shumë

Për te hënën do të caktohet seancë plenare me disa pika të rendit të ditës. Pika e parë do të jetë miratimi i formimit të trupave punuese të Kuvendit dhe e dyta miratimi i mandatit të deputetes se re Emilija Rambabova. Pika e tretë do të jetë miratimi i vendimeve për gjendje të jashtëzakonshme nga ana e Presidentit. Kryeparlamentari Talat Xhaferi në takim me gazetarët tha se për pikën e fundit duhet konsensus mes partive politike sepse votohen me 2/3 e votave. Sa i takon mundësisë që deputeti në izolim Arben Ziberi të votojë të hënën, Xhaferi tha se Ziberi…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në periudhën prej ora 08.00 deri ora 13.00 orë, në territorin e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues në trafik lidhur me parakalimet e parregullta, gjatë këtij aksioni janë kontrolluar gjithsej 97 automjete ku janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 55 shkelje të cilat kanë të bëjnë me parakalime të parregullta në kolonë, në vendet ku është i ndaluar një veprim i tillë dhe në vende të pa padukshme, si dhe parakalime tjera të parregullta. “Ndaj shkelësve janë përgatitur 45 urdhër pagesa për kundërvajtje dhe 10 urdhër pagesa të detyrueshme për kundërvajtje, kurse gjatë aksionit janë konstatuar edhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme do të protestojë përpara Komisionit Rregullator për Energjetik. Protestat do të fillojnë nga ora 14:00, ndërsa Sekretari i partisë, Igor Janushev, dje tha se një orë me makina do të bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët qasëse para Komisionit Rregullator.“Protesta do të filloj para ‘Palloma Bjanka’. Kjo protestë është e drejtuar kah Qeveria dhe mafia. Rrymë më të shtrenjtë donë të thotë popull më të varfër”, ka thënë Janushev, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

Emisioni Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova mbrëmë riktheu vëmendjen tek Grupi i Kumanovës, të cilët nën akuzat për terrorizëm, në vitin 2017 u dënuan me 746 vite burg nga Gjykata Themelore e Shkupit. Në kuadër të emisionit u transmetua dokumentari i Oxygen productions, me rrëfime ekskluzive të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, nga burgu në Maqedoni. Avokati i disa prej të dënuarve, Ibrahim Bajrami, tha për Rubikon se më gjykimin e këtij grupi kishte ndërhyrje politike. ”Vendimi është apeluar për shumicën e të akuzuarve të cilët janë të dënuar me burg të përjetshëm dhe me burg deri në…

Lexo më Shumë

Ulja e papunësisë për tre për qind në vit, stimulimi i rritjes së pagave, luftimi për çdo vend pune, vazhdimi i subvencionimit të kontributeve për ndërmarrjet dhe i masave aktive të punësimit, mbështetja e punësimit të të rinjve, janë vetëm pjesë e masave që Qeveria planifikon t’i zbatojë në këtë mandat në drejtim të përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve. Qëllimi i Qeverisë në këtë mandat është të arrijë të ulë papunësinë për 3 për qind në vit. Gjatë krizës së shkaktuar nga KOVID-19, thonë nga Qeveria, do të luftojmë për çdo vend punë duke siguruar 2 miliardë denarë…

Lexo më Shumë

Informacionet e ditëve të fundit që kanë të bëjnë me shitjen e pronës së K.I.P. Shik-Jelak në Tetovë bashkë me rrethanat e dyshimta nga përgjimet e dëgjuara nga biznesmeni kontravers serbo-malazes, përbëjnë bazë të mjaftueshme për ngritjen e hetimeve për këtë rast dhe ngrirjen e menjëhershme të të gjitha procedurave të metejshme në urbanizimin e bllokut urban 57A. Komuna e Tetovës në mënyrë jotransparente sjell vendime kontraverse për të ndryshuar kahjen e qytetit me plane të reja urbanistike, ku në mungesë të informacioneve spekulohet për një numër rreth 8,000 banorësh.Në mungesë të ujit të pijshëm, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimeve, vendparkimeve,…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë mbrëmë ka ndodhur përballë Kuvendit të Maqedonisë, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë. Siç mësohet, në këtë aksident të rëndë janë plagosur dy veta. Policia theksoi se deri tek aksidenti erdhi kur motoçikleta ka kaluar në anën tjetër të korsis dhe është përplasur nga një makinë e tipit “Fiat”. Dy veta që ishin në motoçikletë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë shtrirë për trajtim në spitalin “Shën Naum Ohridski”.

Lexo më Shumë