Author: Hamdi Kumanova

Dr. Anton Pançev Marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Republikës të Maqedonisë së Veriut janë komplekse dhe gërshetohen në shumë dimensione. Mosmarrëveshjet kryesore janë të lidhura me vlerësimin e shumë ngjarjeve dhe personaliteteve historike, me krijimin e “gjuhës maqedonase” dhe në përgjithësi me karakterin etnik të një pjese të madhe të popullsisë nga territoret e Maqedonisë së Veriut të sotme. Ky tekst është me karakter publicistik dhe nuk ka citime shkencore, por çdo fakt dhe proces i prezantuar në të është vërtetuar me shumë burime dhe prova origjinale. Çështja e gjuhës Nga pikëpamja formale “njohja” e “gjuhës maqedonase” nga Sofja zyrtare paraqet…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 11:00 në autostradën Veles-Shkup pas pikë pagesës “Otovica” ka ndodhur një aks*ident trafiku në mes automjetit “Fiat Stilo” me targa të Manastirit i drejtuar nga 56 vjeçari me inicialet V.V nga Manastiri dhe një mjet transporti me targa të Kavadarcit i drejtuar nga 43 vjeçari nga Negotina me inicialet G.N. Në aksident lëndime të rënda ka marrë shoferi i automjetit “Fiat Stilo” dhe bashkëudhëtari i tij 54 vjeçar S.V si dhe një pasagjer tjetër 15 vjeçar ka marrë lëndime trupore, bëjnë të ditur nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Kuvendi punon në kërkim të mënyrës alternative për mbajtjen e seancave në kushte të jashtëzakonshme, gjegjësishtseanca onlajn dhe votim lidhur me pandeminë me Kovid-19, gjendje e cila sipas vlerësimeve të fundit do të zgjasë edhe në dy vitet e ardhshme. Kryetari i Kuvendit, Talat XHaferi në brifingun me gazetarët theksoi se për konfirmimin e mënyrës së tillë alternative të punës do të nevojiten dy deri në tre muaj dhe tani për tani seancat do të mbahen në sallën me kupolë, ndërsa votat do të numërohen me dorë. “Si kryetar i Kuvendit jam i obliguar të mendoj për funksionalitetin e Kuvendit…

Lexo më Shumë

Sonte ka pushuar së rrahuri zemra e mësueses tetovare dhe veteranes të arsimit shqip, znj. Nadire Arifit, njëherit nëna e kryetares së komunës Tetovës, Teuta Arifi. Lajmin e ka bërë të ditur Teuta Arifi me anë të një publikimi në Facebook. Të nderuar qytetarë, familjarë, miq dhe dashamirë! Me dhimbje të thellë ju informoj se sonte ndërroi jetë nëna ime, mësuesja dhe veteranja e arsimit, znj. Nadire Arifi! Varrimi do të bëhet nesër, 12.09.2020 (e shtunë) në varrezat e qytetit në Tetovë, pas namazit të drekës. Për shkak të situatës aktuale me pandeminë e covid19, ju informoj se nuk do…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (11/12.09.2020) janë regjistruar 495 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës. MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Janë regjistruar 142 raste me Kovid-19 nga 1.542 testime, pesë të vdekur dhe 98 të shëruar, është bilanci nga 24 orët e fundit. Më i riu prej viktimave është i moshës 46 vjeçare nga Makedonski Brodi. Pacientët e tjerë që kanë vdekur janë të moshës 58 vjeç nga Shtipi, 69 vjeç nga Gostivari dhe dy janë të moshës 84 vjeçare. Prej tyre, njëri është nga Prilepi ndërsa tjetri nga Ohri, transmeton MIA. Pacientët e tjerë që kanë vdekur janë të moshës 58 vjeç nga Shtipi, 69 vjeç nga Gostivari dhe dy janë të moshës 84 vjeçare. Prej tyre, njëri është…

Lexo më Shumë

Mësimi në qytetin e Tetovës do të ndiqet kryesisht online. Nga gjithsej 19 shkolla sa ka Tetova dhe fshatrat e Komunës së Tetovës, vetëm në pesë prej tyre nxënësit mund të ndjekin mësimin me prani fizike, kjo pasi që qyteti i Tetovës është një ndër qytetet me numër më të madh të nxënësve në Maqedoni pas Shkupit. Udhëheqësi i sektorit për arsim, Ahmed Qazimi thotë se shkollat në Tetovë janë të gatshme edhe për mësim me prani fizike, edhe online, por gjithçka do të varet prej Ministrisë së Arsimit. “Duke e pasur parasysh numrin e nxënësve që janë në shkollat…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me Gjergj Dedaj, ambasadori i Republikës së Kosovës në vendin tonë. Në takim u shprehën urime për formimin e Qeverisë së re pro-evropiane, e cila pas anëtarësimit në NATO, u vlerësua se me sukses do të punojë edhe në integrimet evropiane, që konsiderohet si përfitim në avancimin e tërë rajonit. “Integrimet në NATO dhe në BE janë e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe vendeve nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Politikat e zgjedhjes, në vend dhe me fqinjët, edhe kur bëhet fjalë për vendime të guximshme dhe të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pari takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Faros Rekën. Siç bëri të ditur MPB-ja, në takim Spasovski dhe Reka, mes tjerash, kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm si midis të dyja vendeve, ashtu edhe midis ministrive të punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, me ç’rast bashkërisht është konstatuar se ai është në nivel jashtëzakonisht të lartë, për çfarë dëshmojnë marrëveshjet e shumta të ndërsjella në disa fusha nga fusha e sigurisë. Është theksuar gatishmëria edhe për intensifikim shtesë së bashkëpunimit, veçanërisht në pikëpamje të…

Lexo më Shumë

Nga e hëna policia e trafikut rrugor do të vihet në aktivitet të plotë në të gjithë vendin kundër shkelësve të rregullave në komunikacion, i paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Ekspertët e sigurisë në trafik thonë se çdo regjistrim audio-vizual ndërmjet policëve dhe shoferëve eviton mundësinë e korrupsionit dhe heqjen e gjobave për kundërvajtësit. Ideja e sistemit të mbikëqyrjes elektronike të sigurisë në trafik ishte e Boris Murgoskit, i cili thotë se dokumentimi i kundërvajtjeve të llojit “safe city” dhe “body cam” do të jenë më se efikase. Sistemi i mbikëqyrjes elektronike të komunikacionit i eliminon vendimet subjektive…

Lexo më Shumë

Qëllimi ynë është përmes procesit inkuadrues t’i sjellim në vendin tonë vlerat evropiane, ndërsa Suedia është model i jashtëzakonshëm drejt së cilit duhet të synojmë, deklaroi sot zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takim me ambasadoren suedeze në vend, Kristin Forsgren Bengston. Siç kumtoi Kabineti i tij, Dimitrov në takim ka shprehur kënaqësi që Maqedonia e Veriut është sërish në agjendën e bashkëpunimit zhvillues të Suedisë. “Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me donatorin më të madh bilateral prej vendeve anëtare të BE-së është me rëndësi të jashtëzakonshme nga aspekti i aktiviteteve tona eurointegruese”, tha Dimitrov. Ambasadorja…

Lexo më Shumë