Author: Hamdi Kumanova

Dorëheqja e kreut të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ishte një nga pikat e propozuara për të qenë në rend dite në Kuvendin qendror të kësaj partie, por shumica e anëtarëve të Kuvendit e kanë hedhur poshtë ate. Lidhur me këtë, Ziadin Sela theksoi se në mbledhjen e Kuvendit që po mbahet në Gostivar ka bërë atë që ka nënvizuar më parë se do të mbajë përgjegjësi dhe do të jap dorëheqje, por sipas tij, ajo nga gjithë anëtarësia e Kuvendit nuk është pranuar dhe është hedhur poshtë. “Ashtu siç e kam thënë në media dhe fushatë, se do…

Lexo më Shumë

Gjykatësi nga procedura paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar, pasditën e sotme i ka caktuar masë arresti 30 ditore 67 vjeçarit B.I. nga Gostivari. I moshuari është i dyshuar për vrasjen e 60 vjeçares Xh.I., në shtëpinë familjare në lagjen “Banjeshnica” duke përdorur sëpatë dhe thikë. Gostivarasi do të dërgohet në burgun e Shkupit, njofton Gostivari Sot Rasti tragjik i cili e tronditi Gostivarin, ndodhi mëngjesin e së enjtes. Në polici u denoncua nga ana e djalit të viktimës, i cili e kishte gjetur trupin e pajetë të nënës në dhomën e gjumit.

Lexo më Shumë

Ndërtimi i një kompleksi të madh banimi në Bllokun kontrovers 57A në Tetovë vazhdon të shqetësojë publikun dhe qytetarët e Tetovës, organizatat joqeveritare, partitë opozitare po reagojnë gjithnjë e më shumë. Në këtë hapësirë zonë në hyrje të Tetovës, ku në një pjesë ishte fabrika KIP “Jelak” që ka falimentuar, është planifikuar të ndërtohen 230.000 metra katrorë hapësirë ​​banimi ose rreth 2,000 apartamente të reja, që sipas vlerësimeve do të ishte një biznes me vlerë 20 milionë euro Miratimi i planit të detajuar urbanistik (DUP) për Bllokun 57A para Këshilltarëve të Këshillit të Komunës së Tetovës u gjet për herë…

Lexo më Shumë

“Stop mafisë urbane”. Me këtë moto, banorët e lagjes Gjorçe Petrov në Shkup protestuan sot kundër ndërtimit të një kompleksi banimi në lokalitetin Juria. Ata kanë bllokuar rrugën kryesore në mesditë, duke kërkuar që autoritetet lokale ta zvogëlojnë numrin e kateve të ndërtesave të planifikuara. Ata janë revoltuar sepse askush nuk i ka konsultuar për këtë projekt.https://www.youtube.com/embed/vMtqllcYuKE?feature=oembed “Me ngritjen e ndërtesave 60 metra dhe ardhjen e 3000 banorëve në këtë pjesë, me ndërtimin e mbi 800 apartamenteve, do të ketë ndryshime demografike si dhe do të ndryshoje cilësia e jetës dhe funksionimi normal i gjithë komunës. Vetëm në këtë vend,…

Lexo më Shumë

Në fillim të muajit gusht, në moshën 60 vjeçare në mënyrë të papritur ndërroi jetë mendimtari, filozofi dhe teologu islam nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, profesori universitar Dr. Galip Veliu. Një humbje e madhe jo vetëm për miqtë dhe familjen, por edhe për komunitetin teologjik islam, si dhe për shumë njerëz e veçanërisht studentët, të cilët ai i mbështeti dhe frymëzoi. Me këtë, ky rajon humbi një mendimtar dhe humanist të rëndësishëm musliman, i cili në shumë aspekte ishte një person shembullor dhe bartës i shpresës. Galip Veliu ishte pa dyshim një mendje kritike shumë përpara kohës së tij. Duke…

Lexo më Shumë

Një muaj pas ngjarjeve në Siniçan, Prokuroria Themelore e Shtetit nuk ka marrë një vendim, nëse prokurorja Lejla Kadriu ishte legalisht në Siniçan ku kishte problem me ujin e pijshëm. Prokuroria e Lartë e Gostivarit bëri një inspektim dhe e përcolli raportin në qendrën e saj në Shkup më 7 gusht. Por, përkundër 30 ditëve të kaluara, prokuroria nuk ka qëndrim konkret- si, pse dhe kush e autorizoi prokuroren e Tetovës të dilte në terren, por edhe t’i jepte urdhra policisë? Ajo u tha atyre se po kryente një procedurë para-hetimore në lidhje me ndërtimin e ujësjellësit dhe tensionin midis…

Lexo më Shumë

Policët e rinj kërkojnë kompensim të njëhershme për veprimet e tyre gjatë pandemisë Kovid-19. Derisa disa kanë ndenjur në shtëpi, ata thanë që veprimet e tyre në situata të tilla emergjente duhet të shpërblehen. Nga ana tjetër, sektori i grave në sindikatën e policisë, kërkon barazi më të madhe gjinore në polici dhe përfaqësim më të madh të tyre në pozitat udhëheqëse. Përveç kësaj, policet ankohen se uniformat që ata veshin nuk janë të përshtatshme për anatominë e femrave, dhe rreth 90% e tyre duhet të dërgojnë uniformat për korrigjime te rrobaqepësi. Këto vërejtje u shprehën gjatë vizitës së Ministrit…

Lexo më Shumë

Edhe pse vetëm 3 kilometra nga Qendra e qytetit, në këtë pjesë qytetarët çdo ditë ballafaqohen me mungesën e kushteve elementare për jetë. Trotuaret janë zënë nga mure të rrëzuara si pasojë e pronave të uzurpuara, ndriçimi i shkatërruar, mungojnë çerdhet, parqet dhe gjatë stinës së verës edhe uji për pije. Qytetarët ankohen edhe për linja urbane. “Në vitin 2019 kishte një vërshim dhe u rrëzua muri. Mbeturina vazhdojnë të hedhin. Nga ky vend mund të krijohet epidemi të cilën do ta paguajmë shtrenjtë. Kësaj lagje i mungon trotuari, rruga, kanalizimi”. “Qendra nga këtu është 3km larg. Njerëzit kanë nevoja…

Lexo më Shumë

90 për qind e fshatrave të komunave të Pollogut, ende nuk kanë emra të rrugëve e as numra të shtëpive. Të pyetur për këtë problematikë, krerët e komunave thonë se është projekt tejet e i kushtueshëm dhe kërkon kohë për tu realizuar. Një situatë e tillë i shkakton probleme Postës së vendit. Për shkak të këtyre mungesave, postierët e kanë tejet vështirë t’i gjejnë personat që kanë dërgesa. Si alternativë shpesh letrat i lënë te bukëpjekësi i fshatit. “Vështirë është, sepse nuk është vetëm mungesa e emërimit të rrugëve dhe numrave por edhe mungesa e kutive postare. Por, falë vullnetit…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i majit deri më tani, 51,224 mijë gjoba janë shqiptuar në territorin e vendit për mosmbajtjen e maskës. Qytetarët të cilët janë vërejtur pa maskë mbrojtëse në vend të mbyllur apo të hapur dhe nuk kanë mbajtur distancë nga qytetarët tjerë dhe përsëri kanë qenë pa mbrojtje në pjesën e gojës dhe hundës, kanë marrë gjobë prej 1200 denarë, por nëse qytetarët e paguajnë gjobën brenda 7 ditëve, atëherë e paguajnë gjysmën e shumës, 600 denarë. Mesatarisht, rreth 300 persona që nuk mbajnë maskë mbrojtëse dënohen çdo ditë. MPB “Janë shqiptuar gjithsej 51,224 shkelje për mosmbajtjen e maskës…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në moshë 73 vjeçare u nda nga jeta njëra nga mësueset më të përkushtuara, nënë dhe bashkëshorte e devotshme, grua me energji dhe urtësi të paepur, zonja Nadire Arifi.Nadire Arifi lindi në vitin 1947 në një familje arsimdashëse dhe të fisme tetovare. Arsimin fillor e kreu në SH.F Liria në Tetovë, dhe sipas fajlëve dhe shkrimeve që la pas vetes, ishin pikërisht këta pishtarë të arsimit që tek vet ajo dhe gjenerata e saj, mbollën dashurinë ndaj kombit dhe leximit. Ishte periudha e dhimbshme e historisë së kombit tonë, kur filloi shpërngulja masive e familjeve shqiptare për në turqi,…

Lexo më Shumë

Proceset reformuese në kuadër të MPB-së që u ndërprenë nëntë muajt e fundit për shkak të qeverisë teknike dhe procesi zgjedhor duhet të vazhdojnë, në drejtim të përforcimit të strukturave të policisë përmes përmirësimit të kushteve për punë. Natyrisht kjo varet nga mundësitë e shtetit, por investimet kapitale duhet të zbatohen. Prioriteti im kulmor në mandatin e ardhshëm do të jetë sigurimi i mbështetjes serioze për policinë e Maqedonisë së Veriut. Këtë sot nga Ohri e porositi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i cili e hapi edicionin e 17-të të lojërave sportive të forcave policore të organizuara nga…

Lexo më Shumë