Pesë muaj jetë me ujëra të zeza që rrjedhin vazhdimisht. Kështu jetojnë banorët e ndërtesës 66 në rrugën Blagoja Paroviq në Komunën e Çairit. Ata thonë se problemi ka ndodhur gjatë një defekti të një prej tubave kryesorë të kanalizimit. Fekalet kanë hyrë në bodrumet dhe erërat e këqija janë përhapur në të gjithë ndërtesën. Në ndërtesë ka mushkonja, kështu që kanë frikë nga përhapja e infeksioneve, veçanërisht gjatë Pandemisë. „Sa herё dal, shkoj pёr tё blerё bukё, s’mund tё marr frymё. Po çfarë bёjnё kёtu fёmijёt e vegjёl tёrё ditёn. Kjo duhet tё ketё njё rrugёdalje! (3:20-3:24) Mushkonjat na…
Author: Hamdi Kumanova
Një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos heqin dorë nga shprehia që mbetjet voluminoze ti hedhin në sipërfaqe të gjelbra dhe kontejnerë, pavarësisht se kjo është e ndaluar me ligj. Thuajse në çdo komunë paraqitet pamje e njëjtë, ku kontejnerët mbushen me mbetje ndërtimore, mobilje të vjetra, vaskë e shumë gjësende të vjetruara që janë të tepërta në shtëpi. Ndërsa një pjesë e qytetarëve e kryen këtë akt pjesa tjetër e tyre kritikon dhe kërkon shqiptimin e gjobave të larta. “Fillimisht, nuk kemi kulturën bazë se ku duhet të hidhet. Nuk mendojnë se ne jetojmë këtu, nuk banon dikush tjetër,…
Ministria e Jashtme nuk jep detaje se çfarë ndryshimesh do të bëjë në Propozim-ligjin për punë të jashtme. Nga ky dikaster vetëm sqarojnë se ligji që ishte në procedurë parlamentare nuk ka qenë i harmonizuar me institucionet e tjera. Sipas tyre, ligji do të kthehet në MPJ për rishikim dhe adaptim. Dy javë më parë ministri Bujar Osmani paralajmëroi se do ta rishqyrtojë propozim-ligjin që paraardhësi i tij, Dimitrov ia kishte propozuar Kuvendit vitin e kaluar. Sindikata e shërbimit diplomatik mbetet në kritikat e shumta për propozim-ligjin e Dimitrovit, që nuk u miratua shkaku i shpërbërjes së Kuvendit. Për Kryetarin…
Pas vitit 2001, 2020-ta do të regjistrohet si viti më i keq për turizmin në vend, sipas analizave të para nga Fakulteti i Turizmit dhe Gastronomisë. Arsyeja për këtë situatë është mungesa e mysafirëve të huaj që nuk janë vërejtur në Ohër që nga fillimi i pandemisë. Këtë verë, sezoni kaloi vetëm me mysafirë vendas të cilët nuk konsiderohen konsumatorë të mëdhenj kurse shumë prej tyre kanë pasur vauçerë, thonë nga sektori i turizmit. “Deri në fund të vitit presim që të kemi negativë në krahasim me vitin paraprak prej 30% -40% sa i përket bujtjeve. Por, sa i përket…
Në Drejtorinë për të Ardhura Publike ka të punësuar vetëm 95 shqiptarë, prej rreth 1,100 të punësuarve gjithsej në këtë institucion. Në shifra, 17.5% janë të punësuar nga nacionalitetet jo maqedonase, por ende nuk është arritur përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Ushtruesi i detyrës drejtor Faruk Omeri, tha për Alsat se në drejtoritë rajonale ku janë të banuara me shqiptarë kjo përqindje arrin kuotën e paraparë me ligj. Ai sqaroi se punësimet në këtë dikaster janë specifike. “Gjithsesi, si institucion kemi nevojë për kuadro, aq më tepër për staf me përvojë, kemi përpiluar në bazë të nevojave, të cilat i…
Të realizohen ndërtimet rrjedhëse në autostradat, të bëhet zgjerimi i akseve të caktuara, të vazhdojnë investimet në rrugët lokale, por edhe të punohet në mirëmbajtjen e rregullt që momentalisht është plagë kanceri e rrugëve, rekomandon profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë Shkup të UQIM-it, dr. Sllobodan Ognjenoviq i cili për MIA-n e analizoi programin e Qeverisë në infrastrukturën transportuese. Me programin është paralajmëruar se në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë zbatimi i strategjisë dhjetëvjeçare për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, modernizimin dhe sigurinë, përmes investimeve të mëdha në lartësi prej dy miliardë eurove shtesë. Në shtyllën programore “transport i sigurt”…
Kriza e koronës do të zgjasë edhe për të paktën dy vjet të tjerë ne do të duhet të mbajmë maska, të mbajmë distancë dhe të zbatojmë masat mbrojtëse edhe kur vaksina do të jetë e arritshme për ne thonë ekspertët në fushën e epidemiologjisë. “Do të duhen të paktën dy vjet për t’u rikthyer në mënyrën e jetës siç ishte para pandemisë së koronavirusit dhe ndërkohë qytetarët do të duhet të mbajnë maskë dhe të mbajnë distancën e tyre, edhe madje nëse vaksinohen, ka thënë për mediat, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, Dr. Aleksandar Stojanov. Ky…
Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me shoqatën ERGOS Shkup filloi Eko dron patrullë, më saktë fluturime me dron nëpër territorin e Shkupit në kërkim pas ndotësve potencialë, zjarre në ambient të hapur dhe krijime të mundshme të deponive të paligjshme. Autoritetet urbane sot kumtuan se eko dron patrullat do të bëjnë fluturime gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor me qëllim që gjatë këtyre tre muajve kur përfundojnë aktivitetet bujqësore në tokat e qytetit t’i zbulojnë dhe evidentojnë ndotësit në Shkup. Fluturimi i ardhshëm me dron do të bëhet gjatë javës së ardhshme dhe një pjesë të fluturimeve do të emetohen…
Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM potencojnë se struktura të deritashme të partisë Integra kalojnë në radhët e VMRO-DPMNE-së . Kjo parti paralajmëron se gjatë mesditës, kryetari i tyre, Hristijan Mickoski do të takohet me përfaqësues të partisë Integra në selinë e VMRO-DPMNE-së dhe më pas do të ketë deklarata për media. Mbledhja, thonë nga VMRO , ka të bëjë me bashkimin e opozitës.
Në 24 orët e fundit janë bërë 1253 testime ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, njofton SHENJA.Sipas të dhënave më tepër raste janë regjistruar në Shkup-17, Kumanovë-13, Prilep-11, Tetovë-10…Gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë humbur jetën nga KOVID-19.Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se 56 pacientë e kanë fituar betejën kundër koronavirusit.
Drejtësia, barazia dhe liria janë viktimat e para të keqpërdorimeve politike dhe korrupsionit, prandaj Qeveria në programin e vet paralajmëron se do të ndërtojë sistem i cili do të pengojë keqpërdorimet dhe qartë do ta locojë përgjegjësinë. “Korrupsioni dhe keqpërdorimet politike janë armiku më i madh i qytetarëve dhe institucioneve. E dëmtojnë buxhetin, e prishin shtetin juridik, i dobësojnë institucionet dhe e rrezikojnë demokracinë, duke krijuar mosbesim mes qytetarëve”, theksohet në programin qeveritar për periudhën 2020-2024. Nga Qeveria theksojnë se do të zhvillojnë betejë përmes transparencës së gjerë dhe obliguese, mbrojtje të lirive të mediumeve, mbështetje institucional, mbështetje të KSHPK…
Siç njoftojnë nga MPB, më 12/13.09.2020 nga ora 22:30 deri në ora 2, gjatë aksionit policor të SPB – Tetovë, në një objekt në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, janë kapur 26 gra të cilat kanë punuar si valltare. Sipas policisë, dy valltare kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa 24 të tjerat kanë qenë të huaja. Pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, shtatë nga Shqipëria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnja dhe Hercegovina. “Valltaret janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A (28) nga fshati Radushë është gjetur…

