Me vite të tera institucionet premtojnë përmirësimin e infrastrukturës në Kalanë e Tetovës, por realizimi nuk është askund. Mungon ndriçimi e pastërtia, gjë që ndikon në “dëbimin” e turistëve edhe ashtu të paktë. “Por, në vend të këtyre investimeve, në kala, gjejmë gjendjen e vitit të shkuar, lënie tërësisht pasdore. Për pasojë, në vend që të shohim turistë këtu në kalanë e Tetovës, e gjitha që shohim janë mbeturinat dhe kafshët e egra”. Banorët shprehen të revoltuar. Thonë se përmirësimi i situatës në Kalanë e Tetovës nuk është e kushtueshme, por se mungon vullneti i institucioneve për zgjidhje. “Kjo nuk…
Author: Hamdi Kumanova
“Vendi i nxënësit është në shkollë” shprehet profesori, Xheladin Murati, sipas të cilit vlerat e vërteta arsimore mungojnë në format alternative të mësimit. Murati thotë se virusi Korona do të jetë prezent edhe për një kohë të gjatë dhe se është e rëndësishme të kthehet mësimi real, ndërkohë që ka shumë mënyra se si të organizohet edhe në këto kushte pandemie. Profesori thekson se vendimi përfundimtar për shkollat duhet të merret me konsensus midis Ministrisë së Arsimit, Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, prindërit dhe mësues. “Vendi i nxënësit është në shkollë! Kam pritur, shpresoj se shkollat do të vendosin pak…
Një fëmijë nëntë vjeçar sot ka ra në lumin Vardar mes Urës së Gurit dhe urës “Syri”. Rasti është lajmëruar rreth orës 14. Siç ka njoftuar MPB, nëpunësit policor nga Stacioni i policisë- Qendër kanë intervenuar menjëherë me çka fëmija është nxjerrë dhe shpëtuar.
Z. Zaev për tre ditë do të jetë në Athinë në kuadër të konferencës “Ekonomist”, ku do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë dhe do të takohem edhe me të dytë, ka thënë kryeministri grek, Kirjakos Micotakis në konferencën e sotme për shtyp në Selanik dhe ka shtuar se ekzistojnë çështje për diskutim, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për Marrëveshjen e Prespës, Micotakis shpjegoi se tema konkrete është e mbyllur me faktin se bëhet fjalë për marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtarisht, ndërsa Greqia i respekton ato marrëveshje. “Çështja është e mbyllur nga momenti…
Pesë muaj jetë me ujëra të zeza që rrjedhin vazhdimisht. Kështu jetojnë banorët e ndërtesës 66 në rrugën Blagoja Paroviq në Komunën e Çairit. Ata thonë se problemi ka ndodhur gjatë një defekti të një prej tubave kryesorë të kanalizimit. Fekalet kanë hyrë në bodrumet dhe erërat e këqija janë përhapur në të gjithë ndërtesën. Në ndërtesë ka mushkonja, kështu që kanë frikë nga përhapja e infeksioneve, veçanërisht gjatë Pandemisë. „Sa herё dal, shkoj pёr tё blerё bukё, s’mund tё marr frymё. Po çfarë bёjnё kёtu fёmijёt e vegjёl tёrё ditёn. Kjo duhet tё ketё njё rrugёdalje! (3:20-3:24) Mushkonjat na…
Një pjesë e qytetarëve vazhdojnë të mos heqin dorë nga shprehia që mbetjet voluminoze ti hedhin në sipërfaqe të gjelbra dhe kontejnerë, pavarësisht se kjo është e ndaluar me ligj. Thuajse në çdo komunë paraqitet pamje e njëjtë, ku kontejnerët mbushen me mbetje ndërtimore, mobilje të vjetra, vaskë e shumë gjësende të vjetruara që janë të tepërta në shtëpi. Ndërsa një pjesë e qytetarëve e kryen këtë akt pjesa tjetër e tyre kritikon dhe kërkon shqiptimin e gjobave të larta. “Fillimisht, nuk kemi kulturën bazë se ku duhet të hidhet. Nuk mendojnë se ne jetojmë këtu, nuk banon dikush tjetër,…
Ministria e Jashtme nuk jep detaje se çfarë ndryshimesh do të bëjë në Propozim-ligjin për punë të jashtme. Nga ky dikaster vetëm sqarojnë se ligji që ishte në procedurë parlamentare nuk ka qenë i harmonizuar me institucionet e tjera. Sipas tyre, ligji do të kthehet në MPJ për rishikim dhe adaptim. Dy javë më parë ministri Bujar Osmani paralajmëroi se do ta rishqyrtojë propozim-ligjin që paraardhësi i tij, Dimitrov ia kishte propozuar Kuvendit vitin e kaluar. Sindikata e shërbimit diplomatik mbetet në kritikat e shumta për propozim-ligjin e Dimitrovit, që nuk u miratua shkaku i shpërbërjes së Kuvendit. Për Kryetarin…
Pas vitit 2001, 2020-ta do të regjistrohet si viti më i keq për turizmin në vend, sipas analizave të para nga Fakulteti i Turizmit dhe Gastronomisë. Arsyeja për këtë situatë është mungesa e mysafirëve të huaj që nuk janë vërejtur në Ohër që nga fillimi i pandemisë. Këtë verë, sezoni kaloi vetëm me mysafirë vendas të cilët nuk konsiderohen konsumatorë të mëdhenj kurse shumë prej tyre kanë pasur vauçerë, thonë nga sektori i turizmit. “Deri në fund të vitit presim që të kemi negativë në krahasim me vitin paraprak prej 30% -40% sa i përket bujtjeve. Por, sa i përket…
Në Drejtorinë për të Ardhura Publike ka të punësuar vetëm 95 shqiptarë, prej rreth 1,100 të punësuarve gjithsej në këtë institucion. Në shifra, 17.5% janë të punësuar nga nacionalitetet jo maqedonase, por ende nuk është arritur përfaqësimi i drejtë dhe adekuat. Ushtruesi i detyrës drejtor Faruk Omeri, tha për Alsat se në drejtoritë rajonale ku janë të banuara me shqiptarë kjo përqindje arrin kuotën e paraparë me ligj. Ai sqaroi se punësimet në këtë dikaster janë specifike. “Gjithsesi, si institucion kemi nevojë për kuadro, aq më tepër për staf me përvojë, kemi përpiluar në bazë të nevojave, të cilat i…
Të realizohen ndërtimet rrjedhëse në autostradat, të bëhet zgjerimi i akseve të caktuara, të vazhdojnë investimet në rrugët lokale, por edhe të punohet në mirëmbajtjen e rregullt që momentalisht është plagë kanceri e rrugëve, rekomandon profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë Shkup të UQIM-it, dr. Sllobodan Ognjenoviq i cili për MIA-n e analizoi programin e Qeverisë në infrastrukturën transportuese. Me programin është paralajmëruar se në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë zbatimi i strategjisë dhjetëvjeçare për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, modernizimin dhe sigurinë, përmes investimeve të mëdha në lartësi prej dy miliardë eurove shtesë. Në shtyllën programore “transport i sigurt”…
Kriza e koronës do të zgjasë edhe për të paktën dy vjet të tjerë ne do të duhet të mbajmë maska, të mbajmë distancë dhe të zbatojmë masat mbrojtëse edhe kur vaksina do të jetë e arritshme për ne thonë ekspertët në fushën e epidemiologjisë. “Do të duhen të paktën dy vjet për t’u rikthyer në mënyrën e jetës siç ishte para pandemisë së koronavirusit dhe ndërkohë qytetarët do të duhet të mbajnë maskë dhe të mbajnë distancën e tyre, edhe madje nëse vaksinohen, ka thënë për mediat, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Shkup, Dr. Aleksandar Stojanov. Ky…
Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me shoqatën ERGOS Shkup filloi Eko dron patrullë, më saktë fluturime me dron nëpër territorin e Shkupit në kërkim pas ndotësve potencialë, zjarre në ambient të hapur dhe krijime të mundshme të deponive të paligjshme. Autoritetet urbane sot kumtuan se eko dron patrullat do të bëjnë fluturime gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor me qëllim që gjatë këtyre tre muajve kur përfundojnë aktivitetet bujqësore në tokat e qytetit t’i zbulojnë dhe evidentojnë ndotësit në Shkup. Fluturimi i ardhshëm me dron do të bëhet gjatë javës së ardhshme dhe një pjesë të fluturimeve do të emetohen…

