Author: Hamdi Kumanova

Sipas raportit të Institutit të shëndetit publik, Komuna e Gjevgjelisë me tetë rastet e reja të konfirmuara të personave me koronavirus, e rrëzoi rekordin ditor të të infektuarve me Kovid-19, konfirmuan nga Njësia rajonale e Qendrës për shëndet publik në Gjevgjeli, nga ku thonë se prej fillimit të pandemisë e deri më sot, ky është numri më i madh i rasteve në juglindje të vendit. “Kjo i referohet, para së gjithash, jo disiplinës së bashkëqytetarëve tanë edhe përkundër paralajmërimeve dhe thirrjeve tona të përditshme, nuk i respektojnë rekomandimet për zbatim konsekuent të masave mbrojtëse, para së gjithash, mbajtjes së maskave,…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit nga 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19 dhe atë: Shkup-20, Kumanovë-3, shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçanë-2. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19. Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74 vjeçare. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15827, i pacientëve të shëruar 13315 dhe i…

Lexo më Shumë

Fondi për sigurim të depozitave prej nesër duhet të fillojë me pagesën e kompensimit të vlerës së siguruar të depozituesve në Eurostandard bankën deri në vlerën e konfirmuar maksimale ligjore prej 1.850.889 denarë. Pagesa do të bëhet përmes Komercijalna bankës, NLB Bankës, Stopanska bankës SHA Shkup dhe Halkbank. Sipas informatave të Fondit, në Komercijalna bankën do të kompensohen depozituesit mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat A, B, V, G, dhe D, përmes NLB Bankës do të kompensohen depozituesit, mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat Gj, E, Zh, Z,X, I, J, K, L dhe Ll, depozituesve të cilëve u…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,93 % në raport me vendimin e datës 07.09.2020. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 denarë/litër, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58,50 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 60,50 den/l. Çmimi i shtijes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), do të ulet për 1,50 den/l dhe EURODIZEL…

Lexo më Shumë

Në ndërkohë që po rritet vazhdimisht përfaqësimi i shqiptarëve nëpër të gjitha institucionet relevante, ka një të tillë ku ky numër është i papërfillshëm .Në vijë të kësaj Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut mbetet i vetmi institucion i rëndësishëm që nuk ka asnjë shqiptar ndërsa këta të fundit ankohen njëkohësisht se projektet e tyre nuk përfillen informon TetovaSot.E vetmja që mund të kalojë është një dokumentar por jo edhe një film i metrazhit të gjatë artistik.Pasojat e kësaj ndërlidhen me faktin se aty nuk ka asnjë shqiptarë duke u mundësuar palës tjetër një kontrollë të plotë në këtë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për cështje ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi sot është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenco Sera, transmeton Almakos.Gjatë takimit, thuhet në njoftim, është premtuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.“ Kisha nderin e veçantë që sot në mëngjes realizova takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës Sh.T. Emilio Lorenco Sera, si dhe përfaqësuesit e Zyrës për bashkëpunim tregtar-ekonomik të Mbretërisë së Spanjës, ku biseduam për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Parkingun në Vodno gjatë kësaj fundjave e shfrytëzuan 374 automjete, sipas numrit të SMS porosive të dërguara, kumtoi Qyteti i Shkupit. Nga atje theksuan se si pjesë të angazhimeve të vazhdueshme të mundësohet rekreacion i sigurt i këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më se e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” vendosën parkim zonal në vend parkimet në Vodno të mesme. “Parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe për fundjavë prej orës 9:00 deri në orën 16:00. Çmimi për orën e parë është 100 denarë, ndërsa çdo orë ardhshme – 50 denarë. Në vend…

Lexo më Shumë

Në gjykatën Penale në Shkup duhet të mbahet seancë gjyqësore për lëndën në të cilën ish prokurorja speciale Katica Janeva e padit Boki-13 për përgjim të paligjshëm. Padia ka të bëj me fotografinë e cila u prezantua si dëshmi në lëndën “Reket”, ku shihet Janeva me të hollat, të cilën fotografi supozohet se e ka incizuar Boki-13. Janeva është e dënuar me 7 vjet burg, ndërsa Jovanovski me 9 vite burg, që të dy për lëndën “Reket”.

Lexo më Shumë

Procedura për përcaktimin e emrave të kandidatëve për zëvendësministra është në vijim, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në Kumanovë, ku mori pjesë në hapjen e zonës së re industriale. “Unë jam i përgatitur nesër-pasnesër t’i dorëzoj emrat e propozimeve për zëvendësministra në Kuvend ndërsa Kuvendi me siguri pas 20 shtatorit do ta lë në rend dite zgjedhjen e tyre”, theksoi Zaev. Sipas tij, kusht për zgjedhjen e zëvendësministrave është Kuvendi t’i formojë trupat ndihmës që të funksionojë si dhe të verifikohet mandati i deputetes së re e cila do ta zë vendin e ministres së Punës dhe Politikës…

Lexo më Shumë

AGIM BAÇI Të them diçka babi? – Ti nuk e kupton fare brezin tim!”, më tha im bir, Marini trembëdhjetëvjeçar teksa i flisja lidhur me efektin që ka ndjekja e videove të pakontrolluara, videove të dhunshme apo atyre ku shfaqet hapur seksualizimi i shoqërisë së sotme. Kisha menduar se do të ishte e lehtë t’i kërkoja që të bënim diçka bashkërisht që lidhet me qëndrimin kundër bullizmit në shkollë apo edhe për rëndësinë që kanë shokët në jetën tonë. Por fjalët e tij më bënë të ndryshoj idetë që kisha menduar t’i propozoja dhe nisa t’i kërkoja që të më…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq paralajmëroi ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendosjen e listave të hapura të kandidatëve. Këto ndryshime janë pjesë e planit punues të cilin duhet ta realizoj ministria të cilën ai drejton. “Do të punojmë në ndryshime të Kodit Zgjedhor, përmes të cilave do të vendosim parimin e listave të hapura të kandidatëve dhe atë që në vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale”, tha Mariçiq.

Lexo më Shumë

Në bërthamën e vjetër të Qytetit, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit prej sonte e deri të enjten do të mbahet manifestimi tradicional “Tingujt e Çarshisë”, qëllimi i së cilës, tashmë disa vite, është që ta ringjallë Çarshinë përmes koncerteve të të gjitha zhanreve, performansave, paraqitjeve folklorike, poezive, kolonive të artit dhe prezantimit të zejeve të vjetra. Manifestimi do të fillojë në ora 20:00 me koncert të këngëtares Altuna Sejdiu – Tuna në Kurshumli Han. Në program janë edhe dy koncerte nga ora 21:00 dhe nga ora 22:00, njoftojnë nga Qendra informative kulturore.

Lexo më Shumë