Author: Hamdi Kumanova

Me 30.09.2020 në ora 16.40, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Koce Metalec” është kryer kontroll te Xh.H.(39) nga Shkupi ku është gjetur thikë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar për shkak të dyshimeve për shkeljen e Ligjit për armë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 30.09.2020 në ora 19.20 është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Alija Avdoviq” dhe rruga “Kristofer Zhefaroviq” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë një makinë për prerjen e druve, e drejtuar nga S.S.(65) nga Shkupi dhe motocikletës “BMV”, me targa nga Zvicra, e drejtuar nga R.Sh.(29) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në vendngjarje ka vdekur S.S., ndërsa është lënduar rëndë R.Sh., lëndime këto të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është lënduar lehtë 16 vjecari bashkëudhëtarë nga makina për prerjen e druve, lëndime këto të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum…

Lexo më Shumë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuaravitin 2021 e ka shpallur për vit Ndërkombëtar të paqes dhe Besimit, në mënyrë që të mobilizojë përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të siguruar paqe të përhershme, solidaritet dhe harmoni. Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës tëRepublikës së Maqedonisë së Veriut po fillojnë një iniciativë për t’iu bashkuar kremtimit të këtij Viti Ndërkombëtar, me një program kushtuar njërit prej kolosëve të kulturës maqedonase, BlazeKoneski, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij. Ditën kur u lind ky veprimtarë i kulturës u shënua në listën e UNESKO për shënimin e përvjetorëve…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, paralajmëroi gjatë mandatit të tij ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendosjen e listave të hapura të kandidatëve. Por, sipas tij, për miratimin e ndryshimeve të këtilla ligjore do të nevojitet mbështetje absolute në kuvend.“E dini që ky ligj, edhe pse miratohet me shumicë absolute, praktika e mirë demokratike e dialogut politik tregon se ajo duhet të sillet me konsensus. Shumica aktuale dhe posaçërisht LSDM, kishte një angazhim për të krijuar një njësi zgjedhore, por varet edhe nga vullneti i të tjerëve, sepse është ndryshim sistematik për të cilin duhet të ketë konsensus që ta zbatojmë.…

Lexo më Shumë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se është bërë transferimi i sigurt në një rezervuar të ri të monomerit të klorurit të vinilit që ndodhet në rrethin e ish-kompleksit industrial OHIS. Aktiviteti u realizua nga kompania “CURIUM” nga Franca, e cila është e specializuar në transferimin e mbetjeve të rrezikshme. Pëson faza e transportit, për të cilën siç thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme që rezervuari me mbetje të rrezikshme të kalojë në vende të ndryshme për të arritur në destinacionin përfundimtar – Gjermani. Pas përfundimit të aktivitetit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi rekomandimet e përgjithshme për organizimin e ngjarjeve që u propozuan nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas njoftimit qeveritar, në këto ngjarje duhet të mbahen pajisjet mbrojtëse nga vizitorët dhe anëtarët e ekipit që janë caktuar për organizim, mbajtja e largësisë trupore në vende me karrige dhe me largësi prej 2 metrave dhe moslejimi i grupimit të vizitorëve, njofton Telegrafi Maqedoni. Mbajtja e largësisë trupore prej dy metrave vlen edhe për anëtarët e ekipit që janë caktuar për organizim. Sipas rekomandimit, kapaciteti i vizitorëve është i kufizuar edhe atë:…

Lexo më Shumë

Kuvendi votoi formimin e trupave punues. Vota kundër nuk kishte, ndërsa katër deputet votuan të përmbajtur. “98 vota për. A ka kundër? Nuk ka!”. Opozita kontestoi propozim vendimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Sipas tyre, trupat e ri punues duhet të kenë përbërje të re dhe për këtë nevojitet vendim i ri. Vërejtja jonë është se keni një lëshim në procedurë. Pse sillni vendim të ri për të zgjedhur nënkryetarë Kuvendi, nëse mund të thirreni në vendimin e përbërjes së kaluar, sikur në këtë rast – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së. Shumica akuzoi opozitën se nuk ka lexuar…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritare ka shqyrtuar dhe miratuar konkludimet e Shtabit të Krizës. Sipas vendimit qeveritar, punonjësit të cilët janë liruar nga punë për shkak të sëmundjes kronike, nga 23 shtatori 2020 duhet të kthehen në vendet e punës dhe përjashtim do të jenë vetëm ata persona (pacientë) të cilët janë në fazën e përkeqësimit. Për këtë, pacientët duhet të japin vërtetim dhe mendim nga mjeku specialist, dhe në bazë të kësaj, këta persona do të përdorin pushimin mjekësor, njofton Telegrafi Maqedoni. Nga Qeveria bëjnë të ditur se nga puna lirohen edhe gratë që…

Lexo më Shumë