Tetovë, shumë mjekë presin radhë për punësim

Tetovë, shumë mjekë presin radhë për punësim

Ndërsa po zvogëlohet numri i stafit mjekësor në Spitalin e Tetovës, si pasojë e infektimit të tyre me COV ID-19, apo izolimit, në Entin e Punësimit në Tetovë, mbi 600 infermiere dhe 20 mjekë me vite të tëra presin punësimin.

“360 persona presin punësimin në periudhë prej 11 muajsh, 190 persona presin punësim nga një deri në tre vite dhe 80 infermiere presin për punësim më shumë se katër apo pesë vite. Mjekë profesionist më shkallë të shtatë të edukimit me 240 kredi janë të evidentuar rreth 20 që presin tani e një vit të punësohen’ deklaroi Lubço Apostolloski. Drejtues i Entit për Punësim në Tetovë

Nga spitali i Tetovës thonë nëse ka mundësi ligjore, do të kërkojnë punësime të reja.

“Nuk e di si është pjesa ligjore por besoj që e mundëson edhe atë dhe kjo do ishte një mundësi e mirë’ pophoi Gëzim Nuredini. Koordinator i qendrës Kovid në spitalin e Tetovës.

Përveç rritjes së numrit të mjekëve dhe stafit mjekësor që janë të regjistruar si të papunë, në Entin e Punësimit, është rritur edhe numri i përgjithshëm i të papunëve që nga fillimi i pandemisë.

“Për momentin kemi 19401 person të regjistruar. Në krahasim me muajin mars të këtij viti, kemi një rritje të numrit për 6207 persona’ tha Lubço Apostolloski. Drejtues i Entit për Punësim në Tetovë

Si pasojë e krizës ekonomike që shkaktoi virusi Korona, nga mbyllja e firmave në rajonin e Tetovës qindra persona kanë mbetur pa punë.