Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes videos iu drejtua prindërve, nxënësve dhe punonjësve arsimorë me rastin e fillimit të viti shkollor. “Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 solli një ndryshim të shpejtë dhe tektonik në arsim që nuk mbahet mend në histori. Besoj se shumë pre jush, mënyra e re në të cilën fillohet ky vit shkollor shkakton ndjenjë dhe pasigurisë. E di se shumica dëshirojnë dhe kërkojnë që mësimi të zhvillohet më ndryshe dhe sinqerisht të gjithë i kuptoj. Por, si punonjës shëndetësor dhe i pari përgjegjës në betejën me pandeminë, kërkoj mirëkuptim dhe mbështetje për të gjitha vendimet…
Author: Hamdi Kumanova
Shteti do të duhet të rris numrin e mësimdhënësve për përballje me efikasitet të procesit mësimorë gjatë pandemisë”, ky është qëndrimi që ka shprehur Sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari në faqen e tij në Facebook. Taravari me këtë kërkesë publike duket se është në koherencë me nisjen e procesit mësimor në Shqipëri Qeveria e së cilës dje mori vendim që të punësojë njëmijë personel mësimor shtesë në rrsim ashtu siç veproi edhe Kosova një muaj më parë. “Pandemia na detyronë të mendojmë ndryshe e të punojmë ndryshe për të patur suksese. Prisja që Qeverai dhe MASH të shtonte…
Në komunën e Dibrës në vitin e ri shkollor ka pesëdhjetë nxënës të klasave të para më shumë krahasuar me vitin e kaluar shkollor, gjë që ndodh pas diva viteve kur kishte rregullisht më pak nxënës të klasave të para. Autoritetet vlerësojnë se kjo ndikohet nga pandeMEDIAL që parandaloi shumë njerëz të largoheshin nga vendi. Sipas Reshat Qormemetit, përgjegjës për Departamentin e Arsimit në komunë, në tre shkollat fillore komunale, për herë të pare në shkollë shkojnë 227 nxënës të klasave të para. “Në SHF “Penestija” në qytet janë regjistruar 113 nxënës të klasave të para, që është për njëzet…
Në kuadër të masave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të amortizuar goditjen që kanë pësuar qytetarët dhe bizneset nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, pensionistët të cilët kanë pensione më të ulëta se 250 euro, do të marrin vauçera në vlerë prej 100 eurove për të blerë produkte vendore, përcjell Gazeta Express. Në këtë pako, që është e katërta për ndihmë financiare për qytetarët dhe bizneset, siç ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përfshihen mbi 180 mijë pensionistë, ndonëse pensionistët janë ndër grupet e rralla, ku të ardhurat e tyre nuk…
Në gjithë vendin sot ka filluar edhe Viti akademik 2020/2021. Prezent në orën e par bashkë me studentët ishte edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski i cili mes tjerash theksoi se Universitet Shën Qirili dhe Metodi është qendra më e vjetër akademike në vend dhe se me decenie nga ky tempull arsimor kanë dal gjenerata e gjenerata që me njohurit dhe dijen janë konkurrent në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. “Në Fakultetin Juridik në të cilin edhe vet kisha fatin që të arsimohem dalin juristë, gjykatës, politikolog, gazetar dhe politikanë të cilët kanë pasur, kanë dhe do të…
Sllovenia i ka hapur kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por me kusht që të posedojnë test PCR negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Në njoftimin e publikuar nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup, thuhet se testi duhet të bëhet në laboratorët referent në shtet, gjegjësisht në Institutin për Shëndet Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në njoftim gjithashtu thuhet se vlen edhe përjashtimi pa test dhe karantinë në Slloveni, me qëllim që të mbahen kontaktet me anëtarët e ngushtë të familjes (por jo të qëndrohet më shumë se 72 orë), si dhe për kalim të kufirit për fëmijët…
Kryeministri i vendit Zoran Zaev, ka folur në lidhje me hapjen e kufijve me vendet e rajonit, pa test PCR. Ai tha se gjatë vendimit për hapjen e kufijve, së pari duhet të shikohet shëndeti, e më pas aspekti ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Duhet të jemi të kujdesshëm gjatë hapjes së kufijve, edhe në aspektin shëndetësor edhe në atë ekonomik. Sigurisht se më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve. Disa herë edhe resorët ekonomik thonë që ekonomia të vuajë, nëse vendoset në rrezik shëndeti”, tha Zaev. Ai gjithashtu se ministri Venko Filipçe në Qeveri ka informuar për debatet që po…
Zyrtarisht ka filluar viti i ri shkollor. Në 600 shkolla në vend mbahet mësimi me prani fizike, ndërsa për pjesën tjetër është i disponueshëm mësimi në distancë, përmes platformës onlajn dhe transmetimin e orëve në gjuhën maqedonase dhe shqipe në televizionin kombëtar, porositi Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Prej atje theksojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me ekipin nga FSHKIK dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit që punon në platformën dhe që nga ky mëngjes, shtojnë ata, nuk ka pengesa më serioze për mbajtjen e mësimit onlajn. “Për realizim të suksesshëm të mësimit onlajn më e rëndësishme është…
Në ditën kur është caktuar të fillojë viti shkollor, AlternAtivA konstaton se – përkundër pompozitetit patetik të ish ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe ministres aktuale, që çdo ditë vetëlavdërohet – kjo ditë është shenjë se shkollat dhe procesin mësimor i pret një dështim i ri. Në ditën kur shumica e nxënësve duhet ta fillojnë mësimin online, mbi 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim të tillë, shkollat e vendit tonë nuk kanë internet, arsimtarët nuk kanë kompjuterë personalë, ndërsa nxënësit dhe prindërit janë të hutuar se çfarë paraqet ky lloj mësimi i improvizuar dhe ata gjithnjë e më…
Me 30.09.2020 në ora 01.35 para një barnatore në bulevardin V.S.Bato në Shkup është arrestuar A.V.(22) nga Kavadari, që ka tentuar të kryej vjedhje të rëndë në barnatore, transmeton Almakos. Personi është mbajtur në stacionin policor, për të është njoftuar edhe prokurori publik. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 30.09.2020 në ora 23.35, zyrtarët policor nga SPB Shkup në rrugën “Metodija Andonov-Cento” afër Cento, është kryer kontroll te S.M.(26) nga fshati Hasanbeg, Shkup, pasi që gjatë kontrollit është gjetur një thikë, transmeton Almakos. Ai është arrestuar për shkak të dyshimeve për shkeljen e Ligjit për armë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Me 30.09.2020 në ora 17.20, zyrtarët policor nga SPB Shkup në afërsi të Katllanovës e kanë arestuar M.Gj.(25) nga Shkupi, pasi që gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

